Panorama Sport (Albania)

Tirana s’ka frikë shkuljen e stolave, por zemërimin e “djajve”...

- Nga GËZIM SINEMATI

Çfarë tersi për Tiranën! Ndërsa klubi dhe futbollist­ët po jetojnë ditët e bindjes së madhe ndaj atyre...

Çfarë tersi për Tiranën! Ndërsa klubi dhe futbollist­ët po jetojnë ditët e bindjes së madhe ndaj atyre që komandojnë fatet e kurorëzimi­t, tifozët dalin kundër rrjedhës... shkulin stolat e stadiumit, duke dëshmuar se lumturia nuk matet me pikë dhe me “flirte”. Tirana është dënuar me 5 milionë lekë për shkak të shkuljes masive të stolave në ndeshjen me Kukësin. Aq sa thonë, sidomos pas kësaj gjëme se stadiumi “Air Albania” nuk është më në fronin e bukurisë në Ballkan. Madje, siç duken bathët, nuk mund të vihet më dora në zjarr për vërtetësin­ë e sloganit “tifozët janë lojtari i 12-të”. Tani, nuk mund të thuhet me zë të lartë apo me bujën e propagandë­s, por lojtari i 12-të është një rebel i pandreqshë­m, një armatë e pakomandue­shme, madje qenka e kotë edhe kur injekton sistematik­isht virusin “Tirona-kampion”. Thonë se Tirana e do kaq shumë titullin këtë sezon, është kaq e fiksuar, sa do të ishte gati të pranonte edhe kamxhikë të tjerë financiarë në kurrizin e saj të lodhur, vetëm e vetëm që fundi ta gjente me kupë në dorë! Por, në një rulet-kampionat, ku pabesia e lojtarëve të zyrave është shumë më e madhe se e lojtarëve me “mëditje” që luajnë në fushë, bardheblut­ë i ka kapluar frika nga zemërimi i “djajve”. Kuptohet, nuk

“Në një rulet-kampionat, ku pabesia e lojtarëve të zyrave është shumë më e madhe se e lojtarëve me “mëditje” që luajnë në fushë, bardheblut­ë i ka kapluar frika nga zemërimi i “djajve”.

ka frikë nga ajo që ndodhi, nga stolat që u shkulën dhe vlera e tyre simbolike, frika më e madhe është se si do të vazhdohet për të arritur te... portat e parajsës. Dhe më interesant­ja është se këtë sezon gjërat po shkonin për bukuri, aq sa duket sikur tifozët më shumë po prishin punë sesa po ndreqin. Parandjenj­a paska qenë fatale: tifozët po hedhin në erë planin e madh! Tani, ku në paketën e dënimit përfshihet edhe derbi, do të bindemi se sistemi që ka frenat në dorë punon më mirë, sikur rrëshqet në vaj, kur tifozët janë të dënuar...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania