Panorama Sport (Albania)

Luan Metani, muzikanti që braktisi Moxartin dhe Bethovenin për futbollin

E zbuloi Jareci dhe ai bënte çudira në Kinë me Gëzdarin

- Nga UVIL ZAJMI

Një djalë i vogël, nxënës liceist te "Jordan Misja" me një violonçel të madh në krah, papritur në moshën 14vjeçare shfaqet te skuadra e famshme e 17 Nëntorit. "Ishte vetë trajneri Lym Alla që më mori, e dua atë çunin e Metit", kujton Luan Metani sot. Një jetë sportive e filluar me 100 kilometra në orë, shumë i ri, as në vitin e parë të shkollës së mesme, fati do të ndryshonte me shpejtësi për të dhe nuk do të ishte muzika, të cilën befasishëm e "braktisi", por futbolli. Një bashkëjete­së që do të ndahej midis artit dhe sportit. Nga violonçeli si nxënës liceist, kalon sulmues me të rinjtë e 17 Nëntorit dhe politeknik­umas. I talentuar, premtues, një karrierë që do të tregonte se zbuluesit e tij, nga i pari Skënder Jareci nuk kishin gabuar. Pastaj Shkëndija më pas titullar me 17 Nëntorin e Gëzdarit, Kolës, Dibrës e Mingës, madje goleador.

Kur historinë nuk e bëjnë vetëm kampionët

Historinë në sport, nuk e kanë bërë vetëm kolosët, fenomenët, kampionët e mëdhenj, por edhe talente, individë të spikatur, që për një arsye apo tjetër, mund t'i ketë munguar fama, janë lënë në harresë dhe pak kujtohen. Ndonëse në një moment, në një episod, ndeshje apo eveniment, kanë qenë protagonis­të absolutë për historinë e një klubit, të një skuadre apo një kombi, pa u konsiderua­r ndër të famshmit e tij. Kujtoj gjithmonë Qoljen, beratasin e ardhur ushtar te Partizani, për golin ndaj 17 Nëntorit në ditën që "u shemb stadiumi"; Sulmuesin Albert Sejdari me golin e realizuar në të vetmin derbi që luajti, Partizani-17

Nëntori 1-0. Po kështu, Kërçiçët e Skënderbeu­t, N. Duçkën, goleadorin e paharruar të Labinotit, Kovaçin e shquar të Tomorit, Himën e Lokomotivë­s, Koçin dhe Skuron të Naftëtarit, Ramën e Besëlidhje­s, peqinasin goleador Kateshi, apo edhe Toskën e Korabit. Por ka edhe shumë të tjerë...

Nga Metani futbollist, te Metani instrument­ist

Ai është i datëlindje­s 11.02.1955 i lindur në Tiranë, me një fizik të imët, babai Met Metani futbollist, portier i njohur dhe protagonis­t i viteve '50-'60-të, me Punën, Tiranën, 17 Nëntorin dhe Kombëtaren. Jeta e Il Metanit do të shoqërohej në një mjedis të ndarë midis sportit dhe artit, teksa nga mamaja Lirika, një dinasti ku të gjithë janë muzikantë. Lindin katër fëmijë, Luan Metani do të ishte i pari i katër djemve, por jo sportist, sepse "ka vesh për muzikë", thoshin... "Që fëmijë ndjeja ritmin e muzikës dhe kur isha shtatë vjeç bëra prova dhe u futa në Liceun Artistik "Jordan Misja". Në tetë vite, kam pasur pedagogë të njohur si Y. Skënderaj, vëllezërit Gj. e L. Lazri, dhe dirigjenti­n e njohur Eno Koço, i cili ka qenë profesori im i parë. Në fillim isha për violinë, por Eno duke parë cilësitë e mia, teknikën e vendosjes së gishtave më orientoi të merrja violonçeli­n. Veglën ma dha shkolla e me të në krah shkoja e vija çdo ditë. Zgjohesha herët dhe në orën 8-të isha në klasë, pas mësimit qëndroja për studim e në shtëpi kthehesha vonë, i lodhur. Në klasë, në Lice, ishim një grup, Agron Xoxa pianist, S. Binjaku instrument­ist, ai që krijoi grupin "Na bashkoi kënga popullore", Gj. Antoniun violonçeli­st etj. Kam përfaqësua­r Liceun në Dekadat e Majit, koncertet, evenimente­t me karakter muzikor nga më të mirat që zhvillohes­hin në ato vite", thotë Metani për "Panorama Sport". Më 1968-n, mbaroi klasën e 8-të dhe papritmas, gjithçka do të ndryshonte totalisht.

Karriera sportive, krejt rastësi. E zbuloi Jareci...

Futbollin e ka filluar krejt rastësisht dhe zbulues i tij ka qenë trajneri i njohur Skënder Jareci. "Deri në klasën e 8, nuk e kisha pasion, ndonëse luaja bukur dhe isha regjistrua­r në Pallatin e Pionierëve në rrethin e futbollit me trajner Çoçin, siç njihej. Por, në pushimet midis orareve në shkollë, luanim te fushat e Lojërave me Dorë, mbrapa Kryeminist­risë. Pikërisht aty na kishte parë ai, Jareci. "Do bisedoj me prindërit tuaj, të vini në futboll: Agron Xoxen si portier, ndërsa mua si lojtar. "Me ty nuk e kam problem se do flas me Metin, mikun tim", më tha, ndërsa për ty Agron, si djali i shkrimtari­t Jakov Xoxës, do e kem të vështirë...". Ai erdhi në shtëpi. "Do e bëjmë sportist", i tha babait, i cili donte, ndërsa mamaja ishte kundër. Ata kishin investuar me sakrifica të mëdha për mua, për t'u bërë artist. Si përfundim, Agron Xoxe nuk u shkëput vazhdoi si pianist, ndërsa për mua u hapën dyert e futbollit", thotë Luani.

Nga Moxart e Bethoven, në fushën e futbollit

Filloi kështu për Luan Metanin, "Ilin", siç e thërrasin edhe sot një tjetër faqe e jetës. Shkëputet nga muzika, tingujt e Bethovenit e Moxartit dhe nis menjëherë stërvitjen tek ish-fusha "Vasil Shanto". Ndërkohë, i duhet të fillojë vitin e parë të Shkollës së Mesme. Preferencë ishte Mjeshtëria Sportive, e sapohapur. "Por Klubi i 17 Nëntorit nuk më la të shkoja, sepse donin të luaja me to dhe jo me Shkëndijën. Kështu më regjistrua­n në vitin e parë në Politeknik­umin "7 Nëntori", shkollë profesiona­le, ku ndërhyri edhe Ali Mema, që ishte mësues fizkulture. Një botë krejtësish­t ndryshe dhe pa lidhje me atë të muzikës. Nuk ishte e lehtë që në pak kohë të shkëputesh­a prej saj", thotë. Vetëm 14-vjeç aktivizohe­t në formacion, ndonëse të tjerët ishin disa vite më të mëdhenj se ai. "Kujtoj se trajneri Arbana më ka futur me "dhunë" te të rinjtë e 17 Nëntorit, ku qëndrova 2 vjet, e midis të tjerëve kam luajtur me Dibrën, Ickën", kujton Ili.

Golat e paharruar, ai ndaj 17 Nëntorit i jashtëzako­nshëm

Ka qenë golashënue­s në kohën e artë të goleadorëv­e shqiptarë, nga Përnaska, Bajaziti, Murati, Kovaçi etj. Mban ende rekordin me 31 gola në sezonin 1973-74 me Shkëndijën, në kampionati­n e të rinjve. "Pastaj në nivelin e lartë, 5 vite me Shkëndijën, 3 me 17

Nëntorin në Kat. I, ekipet kombëtare, nëse do bënim një llogaritje me 10 gola në sezon, mund të kem shënuar mbi 100 gola në karrierë. Bashkë me Dibrën, Gëzdarin, Mingën, Muçën, Kolën, kemi qenë vija sulmuese e këtyre skuadrave", shprehet ai. Ruan disa gazeta sporti ku lexojmë: "Sezoni 1979-'80, i sapoardhur te skuadra tiranase, 9 tetor fillimkamp­ionati Partizani1­7 Nëntori, 2-3. Rezultati ishte 2-2 (dopieta të Muratit e Gëzdarit), minuta e 87-të ka realizuar me penallti golin e fitores. 28 tetor, 17 NëntoriFla­murtari

(Spartakiad­a) 1-0, gol i Metani në të '97-n. Një tjetër, 17 Nëntori-Naftëtari 21, gol i Metanit, 17 NëntoriBes­ëlidhja 3-1, gol Metani. Sezoni 1981, Kupë, bashkë me sulmuesin Gruda, Metani është shënuesi më i mirë i trofeut me 6 gola. Një edicion më pas, 1981-'82, ndaj Besës ka realizuar golin e 200-të të sezonit. Por, nga të gjitha kujton atë në Stadiumin "Dinamo", Shkëndia-17 Nëntori 1-1, kur befasishëm shmangu Dhalesin në vijë anësore nga tribuna dhe i vetëm vrapoi në portën jugore duke realizuar një gol spektakola­r. "Jam ndihmuar nga gjigantët e lojës së ajrit, nga Gëzdari, Kola, Minga. Ata luftonin dhe topat më vinin mua", thotë më humor.

 ??  ??
 ??  ?? Metani, liceist me violonçel
Metani, liceist me violonçel
 ??  ?? Shkëndija 1977, nga e djathta në këmbë: Gëzdari, Nosi, Sare, Gega, Hyseni, Mema. Ulur nga e djathta: Meçe, Sevo, Bifsha, A. Kola, Metani
Shkëndija 1977, nga e djathta në këmbë: Gëzdari, Nosi, Sare, Gega, Hyseni, Mema. Ulur nga e djathta: Meçe, Sevo, Bifsha, A. Kola, Metani
 ??  ?? I sapoardhur te Shkëndija, në këmbë majtas: D. Kushe, A. Arra, L. Metani, A. Kamberi, M. Ndini trajner, G. Sherko, S. Mema, D. Karaj, F. Bushati. Ulur majtas, S. Starova, A. Harxhi, L. Maliqi, I. Kristo, A. Bakiri, E. Këlliçi
I sapoardhur te Shkëndija, në këmbë majtas: D. Kushe, A. Arra, L. Metani, A. Kamberi, M. Ndini trajner, G. Sherko, S. Mema, D. Karaj, F. Bushati. Ulur majtas, S. Starova, A. Harxhi, L. Maliqi, I. Kristo, A. Bakiri, E. Këlliçi
 ??  ?? Foto në Stadiumin Dinamo, luan me 17 Nëntorin dhe ka shënuar ndaj Flamurtari­t
Foto në Stadiumin Dinamo, luan me 17 Nëntorin dhe ka shënuar ndaj Flamurtari­t
 ??  ?? Luan Metani, sot
Luan Metani, sot
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania