Panorama Sport (Albania)

Stadium i tejmbushur, ka polemika për kartat

Kërkesa për mjet identifiki­mi, kërcënojnë ultrasit e kuq: Nuk hyjmë!

- OLSI TUJANI

Sot luhet derbi dhe jo një betejë luftarake. Sot duhet festë për kryeqyteti­n, për futbollin shqiptar dhe për gjithkënd që do të jetë në "Air Albania Stadium" për përballjen mes dy ekipeve kryeqyteta­se. Mirëpo, që në krye të herës, plani i masave ka qenë më ekstrem për këtë ndeshje me polemikën e kartave të identiteti­t. Mbi 250 stjuart janë kërkuar të jenë të pranishëm dhe Policia ka publikuar masat. INTERESIMI

Deri pas orës 19:00 të së enjtes janë shitur 17 300 bileta, shifër e raportuar për "Panorama Sport" nga burime zyrtare pranë kompanisë. Interesim i jashtëzako­nshëm nga tifozëria e Tiranës e vendosur në ¾-at e stadiumit me kapacitet prej 22 000 vendesh, si dhe nga mbështetës­it e Partizanit të vendosur në gjysmën e tribunës qendrore dhe pjesën pas portës nga ana e universite­tit. POLICIA

Lidhur me interesimi­n shumë të madh që do të ketë për këtë ndeshje nga tifozët, edhe Policia e Shtetit ka shpallur planin e masave: Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara për mbarëvajtj­en e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Partizani. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme

gjatë momentit të kalimit të tifozërive. Policia do sigurojë lëvizjen e grupimeve të tifozëve për të dyja ekipet.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligj­shme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknik­e etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifiki­mi. Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifiki­mi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit

apo kujdestari­t. Njëkohësis­ht, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium tifozë më fytyrë të mbuluar me shall, si dhe do të nxirren nga stadiumi tifozët që do konstatohe­n se kanë mbuluar fytyrën gjatë ndeshjes, në rast të prishjes së rendit dhe qetësisë. Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifiku­ar si problemati­kë.

Policia u bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme

të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosje­n e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisporti­ve. KËRCËNIMI I ULTRASVE

Shpesh, ultrasit kanë deklaruar kundërshti­në e identifiki­mit dhe futjes me karta identiteti në stadium. Dje, "Ultras Guerils" kanë kërcënuar për këtë. "Njoftojmë zyrtarisht të gjithë anëtarët se 'Ultras Guerrils' do të vijojë të respektojë deri në fund veten dhe atë çka përfaqëson, duke mbetur të papërkulur ndaj represioni­t që sistemi federatë-shtet kërkon të na imponojë! Ndaj, ju bëjmë me dije se asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse do të kërkohet hyrja me kartë identiteti! Nuk do lëkundemi kurrë nga qëndrimet tona!", kanë bërë me dije ultrasit e Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania