Panorama Sport (Albania)

Strategjia e Egbosë: Partizani si... Luftëtari

"Lojtarët me këmbë në tokë dhe do të japim maksimumin"

- OLSI AVDIAJ

Tirana dhe Emanuel Egbo nuk kanë frikë askënd, aq më tepër Partizanin. 24 orë para sfidës me të kuqtë, trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka folur përpara mediave për takimin me Partizanin. Tekniku i bardhebluv­e thotë se skuadra e tij është gati, por për të ulur tensionet përdor strategjin­ë e amortizimi­t, duke e krahasuar Partizanin me Luftëtarin e vendit të parafundit. Sipas tij, kundërshta­ri dhe përballja vlejnë 3 pikë si çdo takim tjetër në Kategorinë Superiore. Egbo është dukur i qetë para kësaj ndeshjeje, pasi skuadra e tij ka hequr nga vetja tersin e derbit. Mënyra më e mirë për të ardhur para një derbi, pasi keni një ecuri pozitive dhe të admirueshm­e rezultates­h?

Rezultatet janë ana pozitive e kësaj historie, por nuk ndryshon asgjë, sepse është ndeshje e radhës për ne, ndonëse është derbi. Do të futemi në lojë, si në çdo takim që kemi bërë deri tani. Është e njëjta ndeshje si me të tjerat si në mentalitet dhe lojë. Është e ngjashme si me Luftëtarin dhe Kukësin që fituam javën e shkuar. Derbi i karikon pak më tepër lojtarët. Sa ndihet entuziazmi, ndonëse po mundoheni t'i mbani me këmbë në tokë?

Lojtarët janë të qetë, nuk është ndeshja e parë që lojtarët luajnë një derbi. Lojtarët janë me këmbë në tokë dhe do të japim maksimumin në fushën e lojës. Janë gati për të marrë atë që mendojnë dhe duan të gjithë. Nga Partizani te Partizani, çfarë ka ndryshuar brenda Tiranës gjatë një faze në kampionat?

Nuk ka ndryshuar asgjë në lojë. Ka ndryshuar vetëm që lojtarët kanë fituar ndeshjet, duke dhënë më të mirën e tyre. Ka vetëbesim, harmoni dhe shumë gjëra pozitive. Çunat nëse futen në fushë dhe japin maksimumin, do marrim atë që meritojmë, sepse Zoti do të na japë atë që meritojmë. Ju flisni për Zotin, por nuk keni meritë në këtë sukses të Tiranës këto nëntë javë?

Zoti ka meritën e parë. Zoti është ai që të bën ty të mendosh në mënyrën e duhur. Nëse nuk e ke Zotin në krah, gjërat nuk bëhen ashtu si do ti. Veprat e tij nuk krahasohen me veprat e njeriut. Nëse jep më të mirën, Zoti do shohë dhe do të japë atë që do ti. Ai të jep mendjen që të jesh i kthjellët. Unë kam shumë besim tek Ai, por duke punuar shumë mirë dhe duke ia bërë hyzmetin çdo gjëje deri në fund. Kujt i frikësohen­i më shumë për sfidën e sotme me Partizanin në kampionat?

Frikë nuk kemi. Mendoj vetëm për ekipin tim. Nëse futemi në fushën e lojës dhe japim atë që kemi bërë deri tani, do të marrim maksimumin. Një fitore e mundshme në derbi do të ndikojë në rrjedhën e kampionati­t?

Kampionati është ende shumë i gjatë. Ka edhe shumë ndeshje 12-13. Nuk ndryshon asgjë. Ka vetëm tri pikë kjo ndeshje. Tri pikë janë në çdo takim. Normalisht që te morali ndikon, por skuadra e ka krijuar mentalitet­in tashmë për të fituar ndeshjet. Ngo, Kale dhe Torasa janë gati dhe si është gjendja e ekipit në prag të këtij derbi?

Mendoj se çunat do jenë gati deri nesër (sot). Çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishë­m. Nuk ka rëndësi cili është në fushë, sepse të gjithë ata që do të luajnë, do të japin më të mirën. Do të presim gol pas minutës së 90-të?

Nuk e them dot. E di vetëm Ai lart, kur do të na e japë golin. Ne thjesht duhet të japim maksimumin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania