Panorama Sport (Albania)

Batha: Dua të surprizoj Hoxhën në derbi

-

Idriz Batha zbrazet për derbin me Partizanin. Gjirokastr­iti e ka provuar derbin nga të dyja krahët, madje ka shënuar për të dyja skuadrat në derbi. Në një intervistë për "SuperSport", ai ka folur për golat e shënuar, emocionet dhe goditjen e dënimit ndaj Xhikës, në ndeshjen ndaj Kukësit.

NUMRI I FANELLËS - "Është një logjikë shumë e thjeshtë. Unë e preferoj numrin 10, por në shumë ekipe është i zënë. Te Tirana e kishte një mik si Edon Hasani, zgjodha numrin 55 me një logjikë 5+5".

LARGIMI NGA PARTIZANI - "Ndodh në futboll që largohet një futbollist. Nuk ishte se Partizani nuk donte të më mbante, por nuk gjetëm një marrëveshj­e. Nuk është hera e parë që një lojtar largohet dhe shkëlqen në një klub tjetër".

GODITJET E DËNIMIT - "Që kur kam ardhur te Tirana, jam stërvitur më shumë se çdo në ekip tjetër, pasi edhe kushtet janë të mira. Karabeci është një mik që ekzekuton goditjet e dënimit. Kemi një sfidë apo një garë mes nesh për goditjet e dënimit".

LOJTARËT E HUAJ - "Drejtuesit e futbollit shqiptar janë të apasionuar me lojtarët me pasaporta të huaja, por nuk kanë treguar se kanë nivel shumë më të lartë se shqiptarët. Duhet t'u jepet rëndësi edhe lojtarëve të Akademisë".

DERBI - "Deri para ndeshjes që ne fituam, mendoja se te Partizani e përgatisni­n më mirë derbin me më shumë qetësi se te Tirana, por pas kësaj kuptova se është vetëm presioni i rezultatit që ndikonte".

GOLI NDAJ TIRANËS - "Ka qenë një gol i veçantë, pasi penalltinë e fitova unë nga një aksion personal. Ishte goli im i parë në derbi. Për festimet, unë kam dhënë maksimumin në çdo ekip që kam luajtur dhe do vazhdoj ta bëjë". GOLI NDAJ PARTIZANIT - "Një natë para ndeshje, me Karabecin, Likën dhe Osmanin, gjatë gjithë kohës u kam thënë se unë do të jem shqiptari i parë që do shënoj në këtë stadium. Më pëlqen shumë si gol, pasi ishte realizimi i bukur. Aq më tepër isha dhe pranë tifozëve të Tiranës, ishte kënaqësi të shënoja të tillë gol dhe në atë stadium".

GOLI NDAJ XHIKËS - "Ishte një realizim i bukur, pasi ndeshja kishte shumë rëndësi. Godita edhe dy herë më parë dhe në momentin që po bëhesha gati më dukej sikur të gjithë më thoshin se tani duhet ta shënoja. Ishte një atmosferë e veçantë dhe diçka që nuk e kisha provuar më parë në karrierën time, të kthenim rezultatin në dy minuta dhe atë atmosferë. Unë e njoh Xhikën dhe ai ka tendencën të hidhet një kohë përpara, kështu mendova ta gjuaja nga krahu i tij në fillim, por më pas ndryshova mendje dhe falë Zotit shënova".

HOXHA - "Do kem shumë dëshirë ta surprizoj. Është më shumë se një mik për mua. Është bukur të luash përballë tij, pasi është portier i Kombëtares dhe një nga më të mirët në Shqipëri. Do ishte bukur ta sfidoja".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania