Panorama Sport (Albania)

Rama: Mala u bë shembull, ja si u zgjidh çështja me lojtarin

Drejtori i Partizanit, "SMS" nipit të tij Gregut dhe... FSHF-së

-

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka dalë dje në konferencë për shtyp përpara derbit me Tiranën, përkrah trajnerit Adolfo Sormani. Drejtori ka suprimuar me daljen e tij, por mesa duket gjithçka ka qenë e llogaritur dhe e detajuar, në mënyrë që pyetjet me siklet të mos rëndonin mbi trajnerin. Misioni parësor i drejtorit Rama ishte që të sqaronte zgjedhjen e ngërçit me Esat Mlaën, ku dha edhe detaje dhe sqaroi praktikën dhe arsyet e pezullimit të lojtarit. Olsi Rama u tregua i ashpër pas barazimit me Bylisin, ku doli hapur kundër gjykimit, që i akuzoi se i hoqën fitoren Partizanit. Edhe në daljen e djeshme drejtori Rama ka folur për këtë temë, ku gjykimin e konsideron me shumë probleme këtë sezon dhe i jep një mesazh federatës para takimit të sotëm. Derbi i kryeqyteti­t mes Tiranës dhe Partizanit, njihet edhe për rivaliteti­n e madh mes dy tifozerive. Një derbi do të jetë edhe në familjen Rama, ku vëllai i Kryeminist­rit të Shqipërisë, Olsi Rama, është drejtor i Partizanit, ndërsa nipi i tij, Greg Rama, është një tifoz i Tiranës. Ky i fundit, pas fitores së bardhebluv­e ndaj Kukësit, u pa në festën e ekipit kryeqyteta­s për të festuar fitoren që i ngjiti në krye të renditjes. Drejtori i të kuqve ka sqaruar edhe këtë pjesë duke dërguar një "SMS" edhe nipit të tij në prag të derbit.

Mala i është bashkuar ekipit pas 3 muajsh. Cila ishte formula e bashkëpuni­mit për rikthimin e tij?

Situata e Malës është një situatë e krijuar si pasojë e politikës së klubit për të investuar te lojtarët e rinj. Në mënyrë që të rritet sportivish­t dhe ekonomikis­ht. Qëlloi që ishte Mala, por mund të ishte çdo lojtar tjetër. Për rinovimin e kontratës së Malës, kemi punuar edhe vjet dhe kemi bërë hapa para. Ne me Malën kemi qenë në kontakt të vazhdueshë­m dhe kemi arritur një akord, që ai do të jetë lojtari i Partizanit dhe do luajë për të në Shqipëri. Do t'i krijojmë mundësinë që ai të luajë jashtë dhe në momentin që do të vijnë ofertat dhe do të jenë të mira, do merren parasysh. Duke parë vlerat e tij si lojtar dhe si person, vendosëm që ta riintegron­im në ekipin e parë, që të shfaqë gjithçka dhe të kontribuoj­ë për Partizanin. Bashkëpuni­mi nuk është vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen. Nëse atij i vjen një ofertë nga një kampionat prestigjio­z, do t'ia mundësojmë që të shkojë. Të njëjtën gjë do të bëjmë dhe me lojtarët e tjerë. Ashtu si me Trashin, Çinarin apo Bardhin. Ata e dinë shumë mirë që nuk do të kenë pengesa. Duke ditur që presidenti Demi po bën një investim te kompleksi, është një investim që duhet të kthehet në njëfarë mënyre. Dhe mënyra më e mirë për t'u kthyer, është nëpërmjet talenteve të reja, që do sjellin të ardhura në arkat e Partizanit. Me qëndrimin tonë, donim të tregonim këtë gjë. Duhet të kuptojmë që kur klubi investon, pretendon një të ardhme nga kjo. Jo të gjitha investimet dalin fitimprurë­se. Klubi nuk ankohet dhe merr përsipër çdo gjë.

Ka të fituar dhe të humbur në këtë çështje?

Në këtë situatë, janë të gjithë fitues.

Tirana vjen pas humbjes me Bylisin, a është një finale ky derbi?

Me sa mbaj mend unë, në fillimet e hershme të epokës "Demi", Partizani një herë ka shkuar në pozita të disfavorsh­me për sa i përket klasifikim­it. Mbaj mend vetëm një ndeshje të Kupës, që ne ishim në kategoritë inferiore dhe na kanë mbështetur së tepërmi tifozët. Mbas gjashtë vitesh u thye kjo tabuja. Ekipi tashmë e ka kuptuar rrugën që do ta ndjekë me trajnerin e ri. Ndeshjet derbi nuk kanë nevojë për t'iu dhënë moral lojtarëve, pasi ata motivohen vetë. Është një ndeshje ku pres që stadiumi të jetë plot. Një stadium plotë është korniza e një ndeshje, pak rëndësi ka cilët janë më shumë. Do kemi mungesën e Trashit, por Hakaj do ta zëvendësoj­ë në mënyrë dinjitoze, pa dashur të nxjerrë planet e trajnerit. Mbase në psikologji­në e lojtarëve ndikojnë të gjitha gjërat, por ndikon dhe fakti për të marrë fitoren. Partizani do të jetë tepër i motivuar.

Pas barazimit me Bylisin shfaqët ankesa për gjykimin, keni ndonjë apel apo mesazh për këtë çështje në prag të derbit?

Unë nuk para ankohem për arbitrat. Unë i ankohem arbitrave aq sa i ankohem lojtarëve të mi kur gabojnë. Pavarësish­t dy episodeve të pafata që ndodhën në atë ndeshje, ne e kishim në dorë që ta mbyllnim dhe ta fitonim. Aq sa mund të ankohem për lojtarët, aq do ankohem edhe për arbitrat. Nuk besoj që i bën keq arbitrave t'iu vësh në dukje gabimet. Deklarata të tilla i bëjnë mirë organeve që të rrisin cilësinë. Ky kampionat ka pasur shumë gabime, madje edhe foshnjarak­e. Në momentin kur cenimi i garës sportive ka prapaskena, është e vërtetë që do ketë dhe reagime. Deri tani nuk e cilësoi të tillë. Partizani është klub i madh edhe në kuadrin e ankesave janë për shtytjen e garës sportive. Nuk janë ankesa në rolin e një humbësi, pasi nuk e kemi zakon.

Nipi juaj, Gregu, nuk e mbështet skuadrën tuaj, pasi së fundmi është parë duke festuar me lojtarët e Tiranës, pas fitores me Kukësin...

Gregu është sportdashë­s dhe ka luajtur me Tiranën basketboll. Ka një simpati për Tiranën, dhe s'ka të bëjë me faktin e Partizanit. Lojtarët e Tiranës e dinë që unë i takoj pas ndeshjeve dhe i uroj suksese, është brenda normave. Gregu do ta shohë ndeshjen afër meje dhe po të dojë të bëjë tifozllëk për Tiranën (qesh)".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania