Panorama Sport (Albania)

Sormani: Pa frikë, e mundim Tiranën

"Mala s'e ka të vështirë të arrijë formën, Trashi mbrojtësi i majtë më i mirë në Ballkan"

- ILIR CARA

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, është dukur i qetë në daljen e djeshme para mediave për t'iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për derbin. Në aventurën e parë, Sormani ka drejtuar një derbi, që u mbyll barazim 0-0, ndërsa sot ai kërkon fitoren për të ngushtuar diferencën me Tiranën, si dhe për luftuar për titullin kampion. Italiani u shpreh se nuk ka frikë nga Tirana dhe se skuadra nuk ka presion për të fituar. Mungesa e Trashit ka peshë dhe Sormani pohoi se gramshioti është rritur shumë dhe është një nga mbrojtësit më të mirë në Ballkan. Trajneri pohoi se Trashi u ka kërkuar që të fitojnë për atë dhe ndaj të kuqtë kanë një qëllim më shumë për të mposhtur Tiranën. Sormani foli edhe për Malën, por la të kuptojë se për momentin nuk i beson si titullar.

Derbi i dytë për ju, ku i

pari i luajtur më 25 shtator 2016 ka përfunduar në barazim 0-0. Si e shikoni duelin e sotëm?

Unë këtë derbi e shoh si një ndeshje mes dy skuadrave që luftojnë për titullin kampion. Këtë ia transmetoj lojtarëve që nga fillimi i javës. Është një ndeshje speciale për të gjithë ambientin. Për mua mbetet një ndeshje për t'u fituar edhe pse është një derbi.

Nga çfarë i druheni Tiranës?

Gjithmonë kam respekt për të gjithë, por frikë nuk kam absolutish­t. Punojmë fort dhe me entuziazëm gjatë kësaj jave dhe do të japin gjithçka në fushën e lojës. Mendoj se skuadra do japë gjithçka për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. Ideja është e njëjta: të japim

gjithçka për të fituar.

A jeni nën presion përpara këtij takimi?

Nuk kam asnjë presion. Thjesht unë dua që të fitojmë këtë ndeshje dhe askush nuk na vë në presion. Duket shumë e thjeshtë kjo frazë, por ne duam të fitojmë këtë ndeshje. Partizani u mund në derbin e fundit, ju si trajner çdo do të bëni që ta "ngjyrosni" kryeqyteti­n të kuq?

Unë dua të fitojë këtë ndeshje për të qenë aty në luftën për titull. Skuadra është gati që të bëjë më të mirën dhe të fitojë ndeshjen. Për mua nuk është derbi, është një ndeshje ku dua të marr maksimumin, për të luftuar më pas për titullin kampion. Kam thënë që derbi është një mundësi për të zvogëluar diferencën me Tiranën.

Sa ua vështirëso­n punën mungesa e Trashit?

Trashi nuk do të luajë dhe më vjen keq. Që kur kam ardhur për herë të parë këtu dhe deri më tani, ai është përmirësua­r shumë.

Për mua është mbrojtësi i majtë më i mirë në të gjithë Ballkanin. E kam parë se si punon. Më vjen keq, duke ditur që mezi e priste të luante në këtë takim. Na ka kërkuar ta fitojmë këtë ndeshje dhe do të bëjmë gjithçka t'ia plotësojmë dëshirën. Djemtë janë të qetë për ndeshjen dhe do të bëjnë mirë.

Me rikthimin në skuadër, a hyn Mala në planet tuaja për derbin?

Mala nuk luan që prej 10 nëntorit. Ai është një lojtar që nuk e ka problem ta arrijë formën fizike. Ka qenë mjaft pozitive mikpritja që skuadra i ka bërë ditën e mërkurë. Është e rëndësishm­e që një lojtar i familjes i bashkohet skuadrës. Ka cilësi mjaft të mira. Sa e njihni Tiranën dhe a ka ndonjë gjë që ju shqetëson para derbit? Njoh lojtarë si Torasa dhe Batha, që i kam stërvitur. I njoh si lojtarë dhe si njerëz. I vlerësoj shumë dhe kam respekt për ta. Gjëja më e rëndësishm­e është se stadiumi do të jetë plot dhe do të jetë një ndeshje e luftuar dhe spektakola­re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania