Panorama Sport (Albania)

Merkoçi: Tirana po rikthen kohët e arta, ja shanset për derbin

Ish-sulmuesi: Mema dhe Egbo, i dhanë dozën e munguar

- Si prezantohe­t Merkoçi sot? Në këtë këndvështr­im, si Si i kujtoni derbit?

"Janë të shpejtë, të papërmbajt­shëm, si Merkoçi-Devi Muka", e tillë është fraza e kënduar nga Pajtim Struga që sot e kësaj dite është himn për "Tirona Kampion". E ndërsa bardheblut­ë po bëjnë paraqitje të përngjashm­e me Tiranën e lavdishme, një protagonis­t i kësaj të fundit komenton çfarë duhet të bëjnë 24 herë kampionët për të vijuar rrugëtimin e nisur drejt të 25-tit titull zyrtar. Eldorado Merkoçi, ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", jep sugjerimet se si duhet të sillet Tirana në këtë derbi dhe çfarë i duhet për të festuar për 100 vjetor.

Unë veten e shoh si i privilegju­ari i një periudhe të Tiranës që ka pasur shumë suksese. E konsideroj veten me fat që kam qenë pjesë e një brezi, i cili ka pasur shansin të luajë me emra si Beni (Arben Minga), Agustini (Agustin Kola) apo një plejadë trajnerësh për t'u admiruar. Kam qenë pjesë e një periudhe në të cilën Tirana ka fituar shumë. Shpesh më duket sikur nuk kam luajtur ndonjëherë, ama ndodh edhe të marr përshtypje nga njerëz që më emocionojn­ë vërtetë për të shkuarën në fushë. Tirana-Partizani, si e shihni këtë përballje?

Unë e shoh Tiranën si ekipin më të mirë, me çfarë kam ndjekur dhe të jem i sinqertë nuk i kam parë të gjithë përballjet e kampionati­t. Sipas

meje, edhe duke qenë në krye, Tirana do të luajë e vetme deri në fund. Nëse ekipet e tjera do të luajnë për vete dhe për kundërshta­rët e Tiranës, bardheblut­ë do të jenë të vetëm. Rivalet e saj mund të marrin edhe ndonjë "favor" prej të tjerëve, Tirana jo, asnjë lloj.

Pra, i duhet që për të dalë kampion, t'i fitojë të gjitha ndeshjet. Do ta ketë shumë të vështirë, pasi edhe ekipet që duken "të dobëta", do të japin maksimumin që të luftojnë kundër Tiranës.

Tirana nuk pëson humbje në një fazë. Si është të jesh i pamposhtur?

Bëhet gjithnjë e më e vështirë çdo gjë. Pra, kur arrin një nivel të tillë pritshmëri­sh, të tifozëve, trajnerëve, klubit duke mos humbur, ka anën që në momentin e parë që nuk paraqitesh mirë apo që nuk fiton dot, njerëzit bëhen ekstremist kritikë. Sepse i ke mësuar me ato nivele dhe nuk mund t'i zhgënjesh. Ana tjetër e medaljes është që një ekip që fiton për një periudhë të gjatë si ne asokohe, i bllokonte vetvetiu kundërshta­rët. Disa prej emocioneve, disa se nuk kishin motiv duke menduar që këta janë të pandalshëm dhe disa të ngarkuar emocionali­sht se përballesh­in me ne.

Çdo derbi ka qenë i bukur. Nis që të hënën, gjatë gjithë javës dhe komentet pas ndeshjes. Asokohe, specifike kanë pasur herë pas here edhe ndeshjet me Vllazninë, Teutën apo Vlorën, e jo vetëm me Partizanin apo Dinamon. Me Partizanin, ishin ndeshje ku të dyja ekipet gjithmonë kanë pasur emra të mëdhenj në fushë.

Sa shanse ka Tirana të fitojë në këtë përballje?

Nëse Tirana do të tregojë vlerat e grupit, si në ndeshjet e fundit, do t'ia dalë të fitojë. Mirëpo, mos harroni që në derbi nuk ka asnjë lloj vlere renditja. Sipas meje, Tirana ka 65% shanse që të fitojë. Dëshira është që të fitojë 100%, por kaq i mendoj si mundësi për triumfin.

Çfarë evidentoni te mbrojtja e Partizanit?

Sa herë që kam dhënë vlerësime të kësaj natyre nuk më kanë dalë. Ndaj, më mirë po e anashkaloj duke i besuar formës së grupit të Tiranës me ecurinë e javëve të fundit dhe çfarë kanë treguar, sidomos që pas derbit të fundit të fituar. Rëndësi në ndeshje të tilla, më shumë edhe sesa forma, ka dëshira për fitore dhe fakti se kush bën më pak gabime.

Çfarë ju pëlqen te sulmi i Tiranës?

Nuk dua të veçoj asnjë repart, por ajo që më pëlqen është se po funksionon si grup. Madje, edhe te festimet, entuziazmi është i të gjithëve. Ky aspekt, sikur më kthen kohën pas... Tirana ashtu ka qenë, si një familje, me një frymë pozitive, shumë të lidhur mes tyre. Emanueli dhe Ardi gjithashtu, besoj se ja kanë dhënë këtë dozën, impulsin shumë të mirë. Ne jemi rritur me frymën që Tirana duhet të ketë dëshirën për fitore, grintën në fushë për t'ia dalë dhe ndjesinë e të qenit një dhe si familje. Të tillë po e shoh së fundmi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania