Panorama Sport (Albania)

Bulku: Mesfusha, forca e Tiranës

“Skuadra e Egbosë ka shans për shkëputje, Kukësi do të vuajë kundër Teutës”

- OLSI AVDIAJ

Sokol Bulku është një nga ata që ka provuar të luajë me Tiranën dhe Partizanin. Për “Panorama Sport”, Koli pesë herë fitues i titullit kampion thotë se bardheblut­ë janë favoritë, ndonëse në të dyja fanellat nuk ka ndryshime, pasi krahët rriten me mentalitet­in e fituesit. Bulku pranon se te Tirana duhet të flasin për titullin dhe jo të fshihen pas deklaratav­e.

Si i shihni dy skuadrat Tiranën dhe Partizanin në derbin e së premtes mes njëra-tjetrës?

Duke parë rezultatet e këtyre dy skuadrave në javët e fundit dhe formën që kanë treguar ekipet në fushën e lojës, Tirana është më e favorizuar për ta fituar ndeshjen. Them kështu, sepse veç rezultatev­e që i ka në krah, mesa kujtoj, shumë fitore dhe vetëm një barazim ka atmosferë, harmoni, grup. Çdo gjë funksionon mirë. Trajneri është në simfoni të plotë me gjithë lojtarët, madje edhe me ata që nuk luajnë. Për Partizanin, e kundërta është e vërtetë. Ka pasur probleme si në aspektin ofensiv dhe atë difensiv. Me lojtarë që janë jashtë forme. Nuk ka pasur rezultate këto kohë dhe e shoh të lëshuar. Megjithatë, them se për nivelin e derbit nuk ka favoritë, me Tiranën që është më mirë.

Mund ta themi që skuadra, e cila ka fituar ndeshjen e fundit derbi, është më e qetë dhe ka më shumë avantazh se tjetra?

Patjetër, patjetër. Ka shumë avantazh në aspektin e moralit. Për më tepër që derbi i radhës erdhi shumë shpejt dhe kështu që Tirana është më në avantazh, jo sepse ka fituar derbin e dytë, por më shumë, derbin e vendeve të para me Kukësin. Besoj se çdo gjë është në favor të Tiranës.

Çfarë ndryshoi kaq shpejt te Tirana. Vetëm derbi e ndryshoi situatën, apo gjithçka u lidh në kohën dhe momentin e duhur?

Që një ekip të japë frytet e veta menjëherë nuk është e mundur. Edhe në botë, skuadrat që sapo formohen s’i japin frytet e veta menjëherë. Duhet pak kohë për rezultate. Egboja, duke pasur parasysh që çdo gjë varet nga rezultati, i ka mëshuar këtij fakti. Dihet që paçka se çfarë mund të bësh në fushë, nëse nuk ke rezultate, krijohen probleme në ekip. Nuk përligjen investimet e bëra nga klubi, duhet me patjetër që të marrin trofetë, sidomos te Tirana. Ama harmonia që ka sjellë Egboja te Tirana është strategji e tij. Çdo lojtari dhe gjithë grupit i ka dhënë besim. Nuk ka bërë ndryshime në formacion dhe kjo ka sjellë stabilitet në ekip, ndryshe nga trajnerët e parë që bënin ndryshime në skuadër. Duke sjellë stabilitet dhe me moton, ekipi fitues nuk ndryshohet, ka vazhduar punën dhe ka fituar. Këtë e vërtetoi me Kukësin, një ndeshje që unë e shihja shumë të vështirë pas rezultatit 1-0 që Tirana të fitonte lojën. Për barazim edhe mund të qëndroja, por ta përmbyste, ishte e vështirë. Tani në skuadër nuk ka më as pakënaqësi, sepse hierarkia është e qartë. Në fillim skuadra, pastaj individi.

Suksesi i Tiranës, thatë ju, është skuadra. Duke e parë me kujdes, mos po bën diferencën mesfusha?

Si fillim mua më bëhet shumë qejfi që lojtarë si Çelhaka, Ismajlgeci dhe Muçi po luajnë. Në fillim të kampionati­t dëgjoja se do të ishte e vështirë për të rinjtë të luanin në titullarë, sepse Tirana është për kampione. Realiteti tregoi diçka ndryshe, që edhe këta lojtarë të rinj u shkrinë me lojtarët e eksperienc­ës dhe këta të fundit i ndihmuan. Ekipin nuk mund ta ndërtosh me të rinj. Ata po mbajnë peshën dhe po i japin tonusin ekipin, përveçse në mesfushë po përballojn­ë skuadra me eksperienc­ë. Batha po arrin të shënojë gola vendimtarë dhe duket që mesfusha është arma e Tiranës. Në të gjitha ekipet, kur skuadra luan dobët fajin e ka mesfusha. Kështu që edhe kur fiton dhe ka rezultate, meritën e ka po mesfusha. Për më tepër që një nga mesfushorë­t është pjesë e akademisë dhe e kam stërvitur.

Cili është derbi më i vështirë dhe më i bukur që keni luajtur?

Derbi më i bukur është një ndeshje kupe ku kemi fituar dhe unë kam shënuar golin e dytë të ndeshjes. Trajner ka qenë Shpëtim Duro te Partizani. Derbi është kënaqësi kur e luan, madje edhe kur e humb vet atmosfera që krijohet atë javë, të jep ndjesinë që ndeshjet janë të gjitha të bukura.

Do të kishte kuptim kampionati pa këtë ndeshje dhe Tirana e Partizani pa njëratjetr­ën?

Absolutish­t që jo. Edhe në fazën e parë, kur Tirana shkoi në vendin e shtatë apo të tetë dhe që flitej për “play-off”, dukej që të gjithë vuanin. Edhe tifozëritë që duket se janë pak armiqësore me njëra-tjetrën, nuk bëjnë dot pa kundërshta­rët. Tifozët nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, ashtu si dhe skuadrat në fushën e lojës që janë të destinuara të jenë në fushë rivale dhe mike. Në të dy krahët motivimi është i njëjtë. Do të jesh fitues. Edhe nëse ke qenë në një krah dhe ke veshur fanellën e tjetrit më vonë, do të tregosh karakterin fitues.

Te Tirana mund të flasim për titullin?

Kam dëgjuar që gjithmonë thuhet te Tirana që ndeshjet duhet t’i marrim një nga një. Më vjen keq që Tirana nuk e thotë. Duhet ta thotë me të madhe: jemi për titull. Tirana është e ndërtuar për të qenë kampione në çdo sezon.

Me fitoren në derbi sa janë shanset e titullit për Tiranën?

Duke pasur parasysh që Kukësi luan ndeshje të vështirë dhe me fitoren e bardhebluv­e, shkëputja do të jetë më e madhe. Më pas, gjithçka do të jetë në dorën e Tiranës. Se çfarë ndodh në takimet e mbetura, mbetet për t’u parë. Për mua heq 80 për qind të hakut për t’u shpallur kampion.

Kush fiton në derbi?

“Duke pasur parasysh që Kukësi luan ndeshje të vështirë dhe me fitoren e bardhebluv­e, shkëputja do të jetë më e madhe. Më pas, gjithçka do të jetë në dorën e Tiranës. Se çfarë ndodh në takimet e mbetura, mbetet për t’u parë. Për mua heq 80 për qind të hakut për t’u shpallur kampion”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania