Panorama Sport (Albania)

Sukaj zbërthen derbin: Ja pse e vendos Çinari

“Diferencën do ta bëjnë ata që godasin më mirë portën”

- JORGIS MEMO

Xhevahir Sukaj është nga ata sulmues që ka vendosur disa herë derbin e kryeqyteti­t. Ishbomberi i Partizanit që sot është pjesë e Flamurtari­t, në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport” mundohet të zbërthejë ndeshjen e rivalëve të përjetshëm. Pikat e forta dhe të dobëta të dy ekipeve, por jo vetëm. Për Sukajn derbin e vendos një shkodran, pikërisht Eraldo Çinari. Sipas tij këtë herë fiton Partizani dhe nis rrugëtimin drejt titullit të radhës, ndërsa thekson se çelësi i suksesit të Tiranës është forma e Bathës, Kalesë dhe Torasës, që deri një sezon më parë luanin bashkë me Sukajn në Vlorë.

Pas 6 vitesh dominim të Partizanit në derbi, Tirana vjen me disa avantazhe, duke filluar nga pikët dhe forma që po kalon. Çfarë derbi parashikon të luhet të premten?

Po, e vërtetë. Ishte një dominim total i Partizanit në 6 vite. Normalisht që do të vinte edhe dita e Tiranës që ta ndërpriste atë gjatësi pa fitore në derbi, pasi në futboll të pathyeshëm nuk ka. Këtë derbi e parashikoj shumë të ashpër, duke parë edhe atmosferën në stadium, që është luks i madh për futbollin tonë.

Në gjithë këtë moment të mirë të Tiranës, cila mendoni se mund të jetë pika ku

Partizani ka mundësi ta godasë dhe mposhtë kundërshta­rin?

Tirana po kalon një moment të mirë dhe jam shumë dakord për këtë. Por kur ke një ekip si Partizani përballë, rreziku për ta zbehur momentin e mirë të bardhebluv­e është aty. Nuk ka moment për një ekip në një ndeshje derbi. Mos përgatit Në harroni çfarë më së aspekti se miri Partizani derbin. mendoni e se Tirana është më superiore se Partizani në këtë ndeshje? Mendoj se superiore Tiranën në këtë derbi e shikoj vetëm te pjesa e numrit të tifozëve në stadium. Duke ditur që janë organizato­rë të derbit, ata do të jenë më të shumtë në numër. Nuk e quaj superiore diferencën 6pikëshe që është përpara Tirana, apo për faktin se vjen në këtë përballje nga rezultate të mira. Pika kryesore e Tiranës ku e shikoj më mirë se Partizani është mesfusha.

A ka një pikë të fortë Partizani që mund ta avantazhoj­ë në derbin e 156-të të kryeqyteti­t?

Po, Partizani ka pika të forta dhe ai është grupi. Për mua, grupin që ka Partizani nuk e ka Tirana. Jua përsëris sërish, Partizani e përgatit më qetësisht derbin dhe kjo ndikon shumë te rezultati i ndeshjes.

Sa mund të ndikojë pozitivish­t rikthimi i Esat Malës?

Shikoni, Mala është aset i klubit. Malën nuk e njihte njeri pa ardhur te Partizani. Unë e dua shumë si lojtar dhe është forcë e shtuar për ekipin rikthimi tij. Por mendoj se ndikon pozitivish­t më tepër për veten e vet rikthimi tij.

Po dëmtimi i Trashit dhe mungesa në derbi, a mendoni se mund të prishë ekuilibrat te Partizani?

Trashi ka vite që i fiton derbet me Tiranën, kështu që hyn te pjesa e triumfeve më të rëndësishm­e të Partizanit. Patjetër që mungesa e tij është një forcë më pak për të kuqtë në këtë takim. Gjithsesi, unë kam besim që edhe Esin Hakaj do bëjë lojën që të mos ndihet mungesa e Trashit. Hakaj ka potenciali­n që në krahun e vet të jetë superior në këtë derbi dhe besoj se do ta tregojë.

Kush mendoni se do të jenë lojtarët që mund të bëjnë diferencën për ekipet në një ndeshje të tillë?

Në ndeshjet e mëdha siç është derbi, për mendimin tim diferencën e bëjnë goditësit e portës dhe ato që nëna i ka lindur të jenë gjithmonë në momentin e duhur. Mendoj se te Partizani vendimtar do të jetë Çinari. Pse e theksoj? Sepse ka intuitën e shfrytëzim­it të kundërsulm­it, me të cilën Partizani mendoj se këtu do bëjë diferencën.

Si e shpjegoni faktin që Partizani mori disa sulmues dhe Solomon rezulton me vetëm 3 gola, Braun asnjë dhe ndërkohë që më tepër kanë shënuar Çinari dhe Telushi?

I zhgënjyer jam te pjesa e sulmit të Partizanit. Unë personalis­ht te Solomon kam pritur dhe kam menduar se do bëjë diferencën. E shikoj lojtar të kompletuar. Më çudit fakti pse është në atë shifër golash. Për Çinarin e Telushin që janë me më shumë gola, dal te pjesa që goditësit e portës janë të favorizuar gjithmonë. Të dy godasin mirë.

A është ky shansi i fundit i “demave” për të qenë në garë për titull?

Po. Nëse Partizani fiton, mendoj se Tirana humbet shumë dhe rrugëtimin e merr Partizani. Nëse të kuqtë humbasin, që nuk e besoj, i “lajnë duart” me titullin.

Nëse Tirana e mposht Partizanin, mendoni se do të jetë një hap gjigant për titullin apo Kukësi është kundërshta­r i rrezikshëm?

Po fitoi Tirana, patjetër që bëhet favorite kryesore. Kukësi është shumë i fortë sivjet.

Me këtë ecuri pozitive, cili është çelësi i suksesit te Tirana?

Nuk e di cili është çelësi i suksesit te Tirana, por veç di të them se tre ish-lojtarët e Flamurtari­t, Batha, Torasa dhe Kale janë pika më e fortë e Tiranës. Ndaj këto janë edhe ai çelësi që po pyesni.

Cili nga repartet ju bind më tepër te Tirana dhe Partizani, si dhe anasjellta­s, cilat mendoni se janë pikat e tyre më të dobëta?

Tiranën e shikoj në mesfushë shumë të sofistikua­r. Partizanin e shikoj në çdo repart njësoj. Nuk dalloj dot repartet, sepse i shoh të barabartë te Partizani.

Të flasim pak për Flamurtari­n, shumë premtime për një ndryshim, por pas 23 javësh vetëm një fitore dhe sërish në vend të fundit. Çfarë po ndodh në Vlorë?

Flamurtari është emër i madh, ambient fantastik dhe kaq probleme. E nisëm me vonesë sezonin. E dinim se do ishte shumë e vështirë. Morëm një risk që nuk na shkoi mirë. Mendoj se rezultatet dhe momentet jo të mira sivjet, nuk ia zbehin dot emrin e madh dhe fanellën Flamurtari­t.

Në një situatë të tillë, si ka mundësi që një sulmues si ju nuk u largua nga Flamurtari në janar?

E nisa këtu dhe në çdo rrethanë do ta përfundoja aty. Pavarësish­t se nuk e ndihmova dot sa duhet, përsëri jam i fundit që lë diçka në mes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania