Panorama Sport (Albania)

“Më bënë Fletë Rrufe, pastaj shënova tre gola dhe u penduan”

"Të fiksuar pas futbollit italian, ja çfarë bënim me

- Nga UVIL ZAJMI

Ishte i gjatë 172 cm, përdorues i të dyja këmbëve, teknikë e lartë, nuhatës goli, lojtar tip "Inzagi ose P. Rosi apo Sorensen", sepse kështu e thërrisnin kur luante. E njihte mirë zonën, i pagabueshë­m, shumë pozicional, alternim i shpejtësis­ë me saktësinë.

Keni qenë pjesë e 17 Nëntorit të Lym Allës...

Nuk isha as 15 vjeç asokohe, isha kalama... Ka qenë një ndeshje Kupe për një përvjetor të Skënderbeu­t. Më njoftuan dhe me një palë këpucë të mbështjell­a me letër, aq sa më vinte turp, u paraqita. Mendoni pak, në skuadër ishin Frashëri, Kasmi, Mema, Dhales etj., dhe unë kam zëvendësua­r Skënder Hykën. Pastaj, në një takim ndaj Dinamos po në Kupë, përballë Çirakut, Çeços. Lymi thoshte "e dua këtë çunin e Metit", as emrin nuk ma përmendte, por "o muzikant, eja ti që i bie veglës", kështu më thërriste...

Ishit me Shkëndijën kur Zyber Konçi iu mori te Mjeshtëria, apo jo?

Ishte viti 1971, sezoni shkollor ku lind edhe karriera ime shkëndiase. Ishte Zyber Konçi i interesuar që më mori te Mjeshtëria, pa provim dhe teste, pasi shkolla kishte muaj që kishte nisur. Te Shkëndija ishin dy skuadra me të rinj, e para që luante Kat I. të rinj, dhe tjetra në Kat. e dytë të asaj moshe. Fillova vitin e parë, por vitin e Politeknik­umit nuk ma njohën. Trajneri Ishka më aktivizoi menjëherë në formacion. Luaja sulmues krahu me numrin 7, ndonëse dëshirën e kisha për 14-n, nga pasioni për Krujfin, por nuk lejohej. Dallohesha edhe si shënues.

Përfunduat te gazeta "Sporti", por edhe një Fletë Rrufe ku ju kritikonin. Pse?

Ishte viti 1973, për rezultate të dobëta në mësim të futbollist­ëve, në qendër të Tiranës u vendos një Fletë Rrufe dhe në gazetën "Sporti" u botua një shkrim. Për këtë arsye, drejtori Kiço Karaguni me stafin e mësuesve morën një vendim që në Berat, ku Shkëndija me trajner M. Ndinin do të luante takimin vendimtar për titullin kampion, të mos shkojnë nxënësit e dobët, me motivin se më parë duhet të mësojnë, pastaj të jenë futbollist­ë. Por si përfundim na dërguan dhe ne fituam 4-0. 3 gola i shënova unë... Ndërkohë, ishin ankuar disa prindër dhe në "Sporti" u bë një shkrim i dytë ku na lavdëronim, madje edhe drejtoria e shkollës reagoi "se me këta futbollist­ë, jemi krenarë". U zhvillua turneu i Kinës dhe ishit shënuesi më i mirë. Çfarë mbresash keni nga ai aktivitet?

Viti 1974. Ka qenë një turne i paharruar me skuadrën përfaqësue­se të të rinjve, me trajnerë R. Resmen e Th. Jançen. Një muaj ndeshje miqësore dhe i fituam të gjitha. Kujtoj se në Kinë nuk erdhi Gon Balluku dhe shoqërues kishim Sadik Mërhorin, njeri i mrekullues­hëm, i cili një kupë që ia kishin dhuruar, ma dha mua si shënuesi më i mirë i turneut. Aty realizova tetë gola. Një ndeshje nuk luajta. Ishte vapë, po pinim një birrë, Resmja na pa dhe si dënim, nuk më futi.

Pantallona moderne, me copë "blu jeans" të blerë atje... na tregoni pak për atë rast!

Ditët e fundit, kur i kishim mbaruar ndeshjet, ndodheshim në Pekin. Na çuan në një supermarke­t vetëm për të huaj dhe mbaj mend se disa shitëse njohën Mond Gëzdarin, aktor në filmin "Guximtarët". Krahas filxhanëve, aty blemë copë blu xhins. Unë, Starova, Agolli dhe pantallona­t i kam qepur te Lul Tela. Ishte eveniment i madh të kishe një palë pantallona të tilla në Tiranë në atë kohë.

Jeta shkëndijas­e, si e kujtoni?

Te Shkëndija është një periudhë e artë, me të rinj dhe ekipin e parë. Miq në fushë e jashtë saj. Shumë nostalgji për të gjithë, lojtarë, trajnerë, drejtues, mësues, deri edhe kremin me biskota, mensën, ata pak tifozë. Si një kombëtare e vogël ishim, plot talente. Kujtoj udhëtimet me tren, autobusin Robur të Studentit, kthimet të shtunave pas ndeshjeve dhe me vrap për të kërcyer në mbrëmjet te Pallati i Kulturës. Pastaj daljet në xhiro, njiheshim kudo si lojtarë të Shkëndijës, visheshim bukur e ndryshe nga të tjerët. Të luaje në atë moshë me një skuadër të elitës, ishte privilegj i madh.

Thuhet se i humbitnit ndeshjen, se e kishit mendjen diku tjetër...

Kështu flitej në ato vite... Thoshin se Shkëndija i humbet ndeshjet sidomos kur ato transmetoh­eshin në TVSH, pasi futbollist­ët nuk përqendroh­en se e kanë mendjen t'i shohin gjimnazist­et. Diçka ka të vërtetë, pasi lojtarët, ne pra, u thoshim admiruesev­e tona të na ndiqnin në televizion se sot e jep ndeshjen televizori. Normale për kohën dhe moshën, apo edhe për famën që na rrethonte. Femrat në ato vite nuk vinin në stadium.

Në fushë, por me veshët te Seria "A", apo jo?

Kemi qenë shumë tifozë të Interit, Juventusit dhe Milanit në ato vite. Kujtoj se gjatë grumbullim­eve te Hotel "Donika", hoteli i sportistëv­e, improvizon­im emisionin italian "Tutto il calcio" dhe në një magnetofon të Mond Gëzdarit regjistron­in, dikush imitonte Bortolucin, Starova Amerin, Gëzdari Ciotin. Një kasetë që humbi. Por edhe duke luajtur, kur ndeshja e Shkëndijës ishte në të njëjtin orar me Serinë "A", nga shkallët e sektorit përballë, miqtë, ato pak tifozë, na informonin për rezultatet, të cilat i dëgjonin me radio dore. Kam një foto të vitit 1975, ku kam dalë në Dajt me fanellën e Juventusit, atë më numrin 9 të Anastasit. Nga ai grup kujtoj Bakirin, Harxhin, Maliqin, Arrën, Luarasin, trajnerët Ndini, Ishka, që nuk jetojnë.

Dhe mbërrijmë te 17 Nëntori legjendar. Çfarë ndodhi aty?

Gati dhjetë vite, deri më 1979-n, kur mbarova ILKF-në, kujtoj trajnerët Ishka, Jançe, Ndini, Rreli. Pastaj te "17 Nëntori", gjeta disa ish-shkëndijas, Gëzdarin, Hysenin, Kolën, S. Memën. Një klub autoritar dhe me pretendime. Tjetër psikologji, përgjegjës­i, tifozët mungonin te Shkëndija, ndërsa këtu nuk të falnin. Trajnerë kam pasur Frashërin dhe Shehun. Kjo ishte faza e dytë e karrierës, shumë e rëndësishm­e për mua. Ndërkohë Starovën, Luarasin, S. Gegën, Eksarkon, Bajazitin, Sevën, Saren, Likën, Bifshën, Agollin etj., i kisha kundërshta­rë, sepse në kampionat luanin me skuadrat e tjera.

Asnjë penallti e humbur, vërtetë keni qenë kaq "mjeshtër"?

Nuk kam gabuar asnjë gjatë gjithë karrierës. Preferoja krahun e djathtë lart të portierit. Isha shumë i sigurt. Si te Shkëndija, ekipet kombëtare, askush nuk e merrte përgjegjës­inë para meje. As te 17 Nëntori, kur jepej një 11-metrësh, Kola e Minga më linin mua. Në ndeshjen historike Dinamo-17 Nëntori, 5-4, kur janë dhënë 5 penallti, jam aktivizuar në pjesën e dytë. Në Lezhë, ndaj Besëlidhje­s, mars i 1982-shit, Kupa e Shqipërisë, siguruam gjysmëfina­len nga penalltitë, ku unë kam realizuar me goditjen "lugë" si Panienka.

Në këtë edicion, Tirana kishte humbur 8 penallti, apo jo?

Ky fakt të jep të kuptosh sa rëndësi ka që në skuadër të kesh një realizues nga pika e bardhë. Sa pikë, madje vendimtare janë humbur. Të gjuash një penallti është një gjë që e dinë vetëm lojtarët që kanë goditur, se sa vështirësi, emocion, përgjegjës­i dhe saktësi duhet. Nuk ka ndryshuar kjo gjë, e tillë ka mbetur.

Më folët për një stemë të humbur. Si është e vërteta?

Ishim në Selanik, luhej Kampionati Ballkanik me Shpresat, më 1976-n. Fanellat ishin prej akriliku e në mes kishin stemën e Republikës, që kushtonte 1500 lekë. Kishe një mijë probleme nga mbrapa në rrafshin politik po të mos e dorëzoje. Ndaj Jugosllavi­së, në dyluftim me një kundërshta­r, ai ma tërhoqi fanellën, nuk e ndjeva që më kishte rënë stema. Në një çast kur loja u ndërpre, shoh që nuk e kisha. Fillova ta kërkoj, ndërsa trajneri Rreli pa kuptuar asgjë më bërtiste nga stoli, "çfarë po bën, vazhdo luaj?!". Pasi e gjeta, i afrova dhe i tregova. Në atë turne, isha shënuesi më mirë me tre gola.

Në të gjitha fotot dilni ulur, pse?

Për një motiv, apo sekret që po e tregoj pas kaq vitesh. Qëndroja ulur se vendosja dy gishta në tokë dhe si unë bënin të gjithë. Ishte shenja "V", ajo e fitores së ndeshjes.

Dhëndër në Vlorë, shënonit gola, por a ju ofendonin?

Flamurtari ka qenë skuadra që i kam shënuar më shumë gola. Si me Shkëndijën, ashtu edhe me 17 Nëntorin. Kujton se një mbrojtës vlonjat ka qenë më i vështiri në markim për mua. Por, jam edhe dhëndër aty. Gruaja është vlonjate dhe sa herë luaja atje, tifozët ishin të rezervuar me mua, "lëreni këtë se e kemi dhëndër", thoshin.

Ju ka kërkuar edhe Dinamo, pse e keni refuzuar?

Ka ndodhur në vitin 1976. Ishim në Vlorë për fazë përgatitor­e me Shkëndijën. Sapo ishim kthyer nga turneu i Greqisë me Shpresat ku zumë vendin e tretë. Luajta mirë atje. Më njoftuan, ishin disa drejtues të klubit, me ta edhe Meti, babai. "Çun, do vish te Dinamo", më pyetën. Më garantonin Juridikun. Rreli më donte te Shkëndija, familja te 17 Nëntori. "Pastaj gjykatës, - mendoja, - i mirë me një palë, i keq me tjetrën". Jo, i thashë, kështu dështoi ajo tentativë. Isha vetëm 21 vjeç.

E vërtetë që trajneri Konçi ruante krevatin për ju?

Kur mbarova të mesmen, për stazhin njëvjeçar pritej transferim­i te 17 Nëntori, ku trajner ishte ai. Në grumbullim­in e skuadrës në Dajt, e ruante një krevat, "se nga dita në ditë do vijë Metani", thoshte. Por Shkëndija nuk më la, pasi ishte bërë një marrëveshj­e e Lame Konommit në K. Ekzekutiv me Drejtorinë e Shkollës, që pas ILKF-së të shkoja e të luaja me 17 Nëntorin dhe ashtu u bë.

Në zborr dhe jo kombëtare. Pse?

Me kombëtaren jam thirrur nga trajneri Konçi në një grumbullim, në prag të ndeshjes me Finlandën. Isha duke kryer zborrin 6-mujor pasunivers­itar dhe nëse largoheshe, duhej ta bëje vitin tjetër. Unë nuk shkova, ndërsa Gëzdari që vajti, e ka kryer më vonë pjesën e mbetur.

Mund të ishit bërë një atlet?

Luaja shumë mirë basketboll dhe kërceja larg së gjati. Met Spahiu, specialist­i i atletikës, më shihte dhe nuk e besonte. Një ditë i thotë pedagogëve se kishte zbuluar një talent, që kërcen mbi 6 metra. "Jo nuk ka mundësi", i thanë ata. "Do t'jua sjell, ta shini", u pat thënë ai. E ndërsa po stërvitesh­im te Fusha e Aviacionit, më thërrasin. Shkova, aty ishin të gjithë, bashkë me ta edhe F. Dibra. Në të parin kërcim, kalova mbi 6 metra. U habitën, morën metrin dhe e matën.

Shumë i ri jeni ndarë me futbollin. Pse ndodhi kjo?

Ishte sezoni 1979-'82, 17 Nëntori kampion. Isha vetëm 28-vjeç dhe ajo ka qenë një lënie e pakuptimtë. Ndodhi për mosmarrëve­shje me klubin. Nuk me linin të shkoja te Dinamo. Nuk kishte transferim­e dhe kalimi nga një skuadër te një tjetër bëhej me emërim. Tri vitet te 17 Nëntori mbetën të paharruesh­me.

Keni luajtur shumë mirë edhe shah. Mund të na thoni ndonjë detaj rreth kësaj?

Luaja me trajnerin Enver Shehu në grumbullim­e, hotele, apo para ndeshjeve. Ndodhte që të luanim edhe në autobus, duke vazhduar aty lojën e lënë përgjysmë. Në dhomë flija me Vladin. Trokiste, "zgjohu profesor, - kështu më thërriste, - këtë javë nuk je në formacion, eja të luajmë shah".

Çfarë bën sot Metani?

Jemi një familje e madhe futbollist­ësh. Babai portier, unë sulmues, vëllezërit, Blerimi portier, Agroni, Altini lojtarë. Po kështu edhe djemtë e mi, Erdisi, Mikeli. Bashkëshor­tja, Engjëllush­ja, ish-gjimnaste me grupin e talenteve mjeshtre të viteve '80. Jemi njohur në vitin 1977, studentë te Mjeshtëria dhe në ILKF e më 1981 u martuam. Kam përfunduar të gjitha kurset si trajner dhe kam drejtuar disa kombëtare të rinjve të Shqipërisë. Pastaj me klube si Dajti, Tërbuni, Burreli, Turbina edhe Besëlidhje­n Superligë etj. Ndjek ndeshjet, por pa shkuar në stadium. Violonçeli, muzikën, bashkë me futbollin, tashmë i kam lënë pas dhe sot. Jap mësim dhe bëj një jetë familjare. Kam mendimin se kjo intervistë nuk duhet të jetë vetëm për mua, por njëkohësis­ht për të kujtuar brezin e atyre viteve, veçanërish­t atë shkëndijas.

 ??  ?? Në Qemal Stafa, Metani gol ndaj Vllaznisë dhe gëzimi pasi tij
Në Qemal Stafa, Metani gol ndaj Vllaznisë dhe gëzimi pasi tij
 ??  ?? Me 17 Nëntorin, në këmbë nga e djathta: Sh. Muca Sharra, E. Shehu, A. Mema, Gj. Dinella, Armadhi. Rreshti i mesit, nga e majta: Metani, B. Vila, Sengla, Vladi, Bimo, Omuri, Demneri. Ulur: A. Naci, Baçi, A. Kola, A. Liti, S. Mema
Me 17 Nëntorin, në këmbë nga e djathta: Sh. Muca Sharra, E. Shehu, A. Mema, Gj. Dinella, Armadhi. Rreshti i mesit, nga e majta: Metani, B. Vila, Sengla, Vladi, Bimo, Omuri, Demneri. Ulur: A. Naci, Baçi, A. Kola, A. Liti, S. Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania