Panorama Sport (Albania)

Hyseni: Tani që m’u hoq dënimi, do nxjerr “xixa” kundër Laçit

- HYSENI Tomor Shehu

Luftëtari është duke i dhënë dorën e fundit përgatitje­t antiLaç. Thuajse gjithçka është gati, ndonëse seancën e djeshme iu desh që të "luftonin" me erën që pushtoi Gjirokastr­ën. Për më shumë se 120 minuta, Neritan Novi u kërkoi të tijve zbatim deri në perfeksion të detyrave taktike. Pas ushtrimeve aerobike dhe atyre me karakter fizik, trajneri organizoi edhe një lojë brenda grupit, me qëllim korrigjimi­n dhe eliminimin e mangësive të shfaqura ndeshjet e fundit. Humbja 4-0 me Vllazninë ka mjaftuar që trajneri Neritan Novi të punojë shumë me lojtarët e fazës defensive, teksa "improvizoi" disa herë vendosje të sulmuesve para mbrojtjes. Tekniku i mëshoi edhe qarkullimi­t të topit me dy-tri pasime, daljen me shpejtësi nga krahët si dhe shfrytëzim­in e rasteve të krijuara para portës kundërshta­re. Loja u ndal disa herë, pasi Novi priste përmirësim­in e pasin final drejt lojtarëve sulmues, aq sa hera-herës dëgjohej të thoshte: "Mos e mbani topin më shumë se sa duhet. Shfrytëzon­i hapësirat e lëna bosh nga mbrojta kundërshta­re. Ruani për çdo fragment sekonde përqendrim­in, pasi Laçi të ndëshkon kur nuk e pret". Këto ishin këshillat e trajnerit adresuar të tijve, gjatë stërvitjes që nisi në orën 11:30 në "Fushën e Vjetër" .

- Eraldo Hyseni do të rikthehet titullar. Me largimin e Nikolin Çoçlit, ai dhe Gresild Lika u falën. Pezullimi për thyerje disipline i përket së shkuarës, ndaj edhe numri 8 i Luftëtarit pritet që të jetë një forcë më shumë në mesfushë. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", 20vjeçari premton se do të nxjerrë "xixa" në fushë, tashmë që iu hoq dënimi dhe këtë e sheh si një formë për të shpërblyer besimin e stafit teknik dhe atij drejtues. "Si çdo lojtar që kërkon të jetë protagonis­t në fushë, edhe unë këtë gjë kërkoj në çdo ndeshje. Kundër Flamurtari­n kisha lashë pas një dëmtimin dhe mendova se do merrja më minuta. Në momentin e zëvendësim­it të fundit, prisja që të futesha në lojë, por kjo nuk ndodhi. Dhe lashë pankinën pak minuta para përfundimi­t të takimit. U dënova nga trajneri dhe klubi, e me të drejtë. Tashmë që trajneri i ri Novi më rehabilito­i, më duhet të përligj besimin e tij. E falënderoj atë dhe gjithë drejtuesit për faljen e dënimit dhe premtoj se do të jap më të mirën time në fushë. Laçi? Nuk ka arsye t'i frikësohem­i. Përkundraz­i, do hyjmë në fushë për fitore, pasi nuk kemi çfarë humbasim. Me përgjegjsh­mëri maksimale dhe me besim te cilësitë tona si lojtarë, të shtunën kemi për detyrë shtëpie marrjen e trepikëshi­t. Edhe pse humbëm në Shkodër me rezultat të thellë, asnjëherë se kemi menduar të dorëzohemi para kohe. Nuk do falim askënd, cilido kundërshta­r të jetë. Laçi është skuadër e fortë dhe luan mirë në fushën kundërshta­re, por ne luajmë në shtëpi dhe do kërkojmë vetëm 3 pikët", përfundoi Hyseni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania