Panorama Sport (Albania)

Silvester Shkalla: Ja pse zgjodha Bylisin

- Erjon Saliu

Silvester Shkalla është i sigurt se fitorja e parë për 2020ën do të vijë ndaj Flamurtari­t. Mbrojtësi arkivon pikët e lëna rrugës gjatë këtyre javëve dhe paralajmër­on kthesën e madhe. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", shtatlarti tregon edhe prapaskenë­n. Ai zbulon se mund të ishte transferua­r që në verë në Ballsh, ndonëse lëvizja u konkretizu­a vetëm në janar. "Jam i lumtur që po luaj dhe që skuadra është në rrugë të mbarë duke iu rikthyer rezultatev­e pozitive. Mund të kishim qenë edhe më mirë, por duke parë kalendarin, mendoj se në lojë kemi kapur ritmin. Tashmë jemi të përqendrua­r te sfida e radhës me Flamurtari­n në kampionat, por edhe te Kupa e Shqipërisë", thotë fillimisht 24-vjeçari. Më tej, ai tregon pse zgjodhi Bylisin: "Më ka pëlqyer si skuadër, e kam pasur kundërshta­r edhe në Kategorinë e Parë. Realisht erdha që të luaj, ndonëse shoh se edhe këtu ka konkurrenc­ë. Në Ballsh punohet mirë, ka disiplinë, rregull, ndërsa klubi ka ambicie. Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur tashmë që jam në kulmin e karrierës. Është një fillim i mbarë për mua dhe shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm. Madje, po zbuloj se në Ballsh mund të kisha ardhur që në verën e shkuar sepse kam pasur negociata. Lojtarët me perspektiv­ë që duan të bëhen futbollist­ë, këtu i kanë të gjitha kushtet optimale. Për arsyet që përmenda më sipër, për anën financiare të garantuar, apo dhe për punën e mirë që bëhet unë dua Europën. Do ta synojmë nëpërmjet kampionati­t dhe Kupës së Shqipërisë", përfundoi Shkalla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania