Panorama Sport (Albania)

Teuta “shkund” sulmuesit para Kukësit, balotazh për... golat

Arapi nuk do të rrezikohet, Celeski me regjim shtrati

- GRUPI FORMACIONI Zamir Qypi

Teutës i kthehet humori. Humbja në Korçë është arkivuar tashmë dhe të gjithë janë të bindur se ndaj Kukësit do të bëjnë autokratik­ë. Kjo gjë reflektohe­j më së miri edhe dje, teksa zhvillohej seanca e parafundit stërvitore. Kjo javë është delikate, pasi përballë do të kenë Kukësin e vendit të dytë. Një ekip që vjen pas dy javëve pa fitore, por që di të rimëkëmbet atëherë kur nuk e pret. Të gjitha këto, durrsakët i kanë të qarta. Ndaj edhe angazhimi në stërvitje ka qenë i madh. Mes ritmit të lartë, kërkesës së llogarisë, porosive të shumta, nuk munguan as batutat si për të çtensionua­r situatën dhe për të treguar se ekipi

është gati për të sfiduar nënkampion­ët në fuqi të vendit.

– Këtë javë rikthehen Albano Aleski dhe Lorenco Vila, por mungesat janë të pashmangsh­me. Edhe pse Renato Arapi është kthyer në Durrës dhe madje i shëruar pas terapisë që kreu te “magjistarj­a” serbe, nuk do të rrezikohet që

këtë javë. Ai ka gati një muaj jashtë dhe pa stërvitje, askush nuk do e merrte guximin që ta fuste titullar. Kapiteni erdhi në Shqipëri mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa të enjten zhvilloi vetëm palestër. Nëse gjithçka shkon si duhet, ai do të jetë gati për javën e 25-të që Teuta e luan në transfertë me Partizanin.

Një tjetër mungesë shtohet prej Bobi Celeskit. Portieri është me grip dhe i këshilluar që të qëndrojë në regjim shtrati. Ndaj me Kukësin do jetë në “pit stop”. E megjithatë, stafi teknik nuk i shqetësohe­t kësaj mungese kur dihet që titullar është Stivi Frashëri.

- Është krijuar një ide më e qartë për 11-shen gjatë stërvitjes së djeshme. Loja e zhvilluar brenda grupit ka zbardhur diçka më shumë për formacioni­n që do të luajë ndaj Kukësit. Ndryshimet duken të pashmangsh­me prej rikthimeve, mungesave, por edhe balotazhev­e. Nga minuta e parë pritet të luajë me Frashërin në portë; në mbrojtje rreshtohen Kuro, Hoxha, Hreljiç (Avdyli) dhe Todorovksi; në mesfushë kthehet Aleksi dhe E.Vila. Para tyre treshja Çyrbja, Kallaku e L.Vila. Sulmi është ende në balotazh për një fanellë titullari, pasi do të luajë një mes Idelino Gomes Kolubalisë dhe Rubin Hebajt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania