Panorama Sport (Albania)

Sfida në Orikum, Apolonia në provën e zjarrit

Bregdetarë­t duan vendin e 4-t dhe fierakët s’e kanë të lehtë

- BUJAR RAMA

Teksa pret të mbyllë fazën e dytë këtë fund javë, Grupi B i Kategorisë së Parë është më inkandeshe­nti në rivalitet, garë dhe përballje direkte në kontekstin e “kuartetit” të kreut. Dy ndeshje, në Bilisht dhe Orikum, ku tri skuadra luajnë për një vend, ndërsa tjetra, Apolonia për të ruajtur kreun.

ORIKU – Cili është kundërshta­ri i Apolonisë në këtë epilog të fazës së dytë? Oriku, një ekip simpatik i ardhur “rishtazi” sezonin e kaluar në këtë kategori. Një ekip modest, por model pozitiv i lënë paksa në hije për shkak të rendjes pas emrave tradiciona­lë. Edhe pse debutues, vjet ishte në grupin e kreut, në vend të pestë, me pikë të barabarta me Lushnjën që vinte nga Superiorja. Këtë sezon kërkon sërish grupin e kreut, këtë edicion me 4 skuadra. Është themeluar në 1955-ën, plot 30 vjet pas Apolonisë dhe nga Oriku e kanë “gjenezën” emra të njohur si Sokol Kushta, Anesti Vito, Arbër Abilaliaj etj. Pas një shkëputjej­e, iu rikthye skenës futbollist­ike në 2012-ën dhe gjatë kësaj periudhe është ngjitur nga Kategoria e Tretë deri në të Parën. Këtë fundjavë

sfidon Besën dhe Devollin në një garë për “trenin e fundit” të 4-shes. Nëse bilishtarë­t dhe kavajasit e kanë “llogari” mes tyre, orikasit duhet të fitojnë me kryesuesen e grupit, Apoloninë. Bregdetarë­t nuk i tremben Apolonisë, pasi motivohen nga fitorja e vjetshme

0-1 në Fier, në një përballje ku Oriku siguroi zonën e kreut, ndërsa Apolonia “iu dorëzua” mbijetesës. Por situata nuk është si vitin e kaluar. Fierakët kanë një skuadër më të fortë, kryesojnë grupin dhe kanë një trajner shumë më ekspert se Rade Miliç i edicionit të kaluar. Pozicioni

në renditje nuk ka vlerë në një përballje direkte.

MEHMETI - Një mesfushor punëtor, gati i padukshëm në lojën e tij, por produktiv në “aksin” mesfushë-sulm për Apoloninë. Vetëm 21 vjeç, “Menti” ka ditur të bëjë edhe shënuesin me 4 gola në këtë kampionat. Vetëm Gjata me Mihanën kanë shënuar më tepër. Mehmeti është lojtari që ka “vulosur” fitoren 3-0 fazën e parë ndaj Orikut dhe “i hanë këmbët” për një tjetër gol kësaj jave. “Jemi të parët dhe po përballojm­ë jo pak trysni. E kemi menaxhuar mirë situatën, mendoj unë, përderisa kemi marrë rezultate pozitive, por nëse nuk e ruajmë këtë ecuri, na dështon gjithë kjo arritje dhe gjithë sezoni. Nuk mendojmë për tjetër gjë, veç për Orikun, një ekip shumë i fortë, sidomos në fushën e tij. Jemi kryesues dhe absolutish­t që kërkojmë veç fitoren, por e them sinqerisht, është një nga transferta­t më të vështira dhe që luhet në një moment të tillë, kur Oriku ka një objektiv që vendoset vetëm brenda këtij 90minutësh­i. Jemi të qetë dhe të motivuar, po e përgatisim mirë ndeshjen. E dua golin e radhës, por më shumë dua golin e Apolonisë”, thotë Mehmeti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania