Panorama Sport (Albania)

Reagon Çela: Zyrtarët nga Korça, të korruptuar

- Luis Fejzullah

Ka reaguar ndaj dënimit nga Disiplina shefi i klubit patosarak, Hiqmet Çela, i cili, ashtu si trajneri Marjol Miho, është pezulluar për 8 javë. Çela akuzon direkt delegatin dhe vëzhguesin për veprime të qëllimshme ndaj Albpetroli­t. “Vendosa të reagoj, sepse jam i indinjuar nga dënimi. Tensioni në Ersekë nuk u krijua as nga lojtarët e Gramozit dhe as nga tanët, por nga ndërhyrja e atyre që janë për të vlerësuar, jo për të futur turinjtë në vendimmarr­je. E kam fjalën për vëzhguesin Sokol Kosti. Në çdo ndeshje tonën në juglindje, me Maliqin apo Gramozin, janë të njëjtët zyrtarë, nga Korça. Çudia është se ata mundohen të ndikojnë në rezultat. Pse? Në Ersekë ndeshja ishte e qetë. Në minutën e 88-të shënuam golin e dytë dhe këtu filloi çudia. Goli ishte i rregullt, lojtarët vendës nuk protestuan. Vëzhguesi Sokol Kosti u çua në këmbë dhe i tha anësorit se goli ishte në pozicion jashtë loje. Ia përsëriti disa herë në formë presioni. Më pas kemi mësuar se është dënuar ai anësor. Kemi pamjet filmike që vërtetojnë se goli është i rregullt. Në shtesë pati tension, vëzhguesi dhe delegati na urdhëruan mua dhe Mihon të qetësonim situatën dhe në këtë moment u ndëshkuam me të kuq, sepse paskemi sharë zyrtarët. Cili është ai idiot që shan zyrtarët kur ekipi i tij fiton? Duke parë ndeshjet në Maliq dhe Ersekë, provokimet e vëzhguesit dhe delegatit, më lind dyshimi se këta të korruptuar duan të dëmtojnë Albpetroli­n. Pas ndeshjes në Maliq, ku u bë gjithë ajo shëmti, vëzhguesi dhe delegati nuk e dënuan arbitrin që duhej përjashtua­r përjetë. Ata nuk raportuan asgjë nga ai tension. Në të njëjtin qark, me të njëjtin delegat dhe vëzhgues nga Korça krijohet tension. Ky është futbolli ynë dhe njerëzit që përfaqësoj­në FSHF-në, duke e fëlliqur atë”, tha Çela.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania