Panorama Sport (Albania)

Kaos total para Olimpiadës, sporti pa asnjë qindarkë

Sportistët vijojnë të shkojnë me paratë e tyre në gara

- ARTIN LLESHAJ

Me çështjen e KOK SH tashmë të "zgjidhur", sporti shqiptar është para një prej situatave më të vështira në të gjithë historinë e tij. Pas një lumi me akuza të frikshme për abuzime kolosale financiare dhe jo vetëm (çështja ka shkuar deri në prokurori), palët në Komitetin Olimpik sheshuan gjithçka për momentin për hir të Lojërave Olimpike. Por si po përgatitet Shqipëria për "Tokio 2020"? Tashmë po lëmë pas edhe muajin shkurt, ndërsa Fondi Grant (buxheti që shteti akordon për federatat sportive) vazhdon të jetë i bllokuar, duke i paralizuar totalisht të gjitha federatat sportive në vend. Aktivitete­t e ngjeshura kanë startuar prej 2 muajsh: peshëngrit­ja hoqi dorë nga dy evente të rëndësishm­e dhe kualifikue­se për në Olimpiadë pasi nuk kishte para për të marrë pjesë. Mundja udhëtoi për në Europian me lekë xhepi. Atletika i dhuroi Shqipërisë medalje në Kampionati­n Ballkanik edhe pse udhëtoi drejt Turqisë me stresin e mungesës së lekëve për të paguar biletat, e po kështu të gjitha federatat po "sajohen" me metoda alternativ­e në mënyrë që të mos i humbin garat. Por edhe për sa kohë do të vazhdojë ky turp? Në ministri as nuk duan t'ia dinë, për ta gjithçka është në perfeksion. Nëse kërkon ndonjë përgjigje në këtë institucio­n, duhet presësh me muaj dhe në fund sërish nuk reagon askush. Një institucio­n që vazhdon të heshtë, ndërsa ajo që po ndodh me sportin është për "Guinness", ku jemi i vetmi shtet në botë që sportistët shkojnë për të përfaqësua­r flamurin kombëtar me paratë e tyre të xhepit. Përveç garave ndërkombët­are, nga ana tjetër aktivitete­t kombëtare janë në kaos total dhe në prag anulimi. Në një vit olimpik si 2020-ta, ku Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhej të kishte gati prej kohësh projektet dhe strategjit­ë për të shkuar sa më mirë në Olimpiadë, në mënyrën më të turpshme u bën si "dhuratë" sportistëv­e bllokimin e buxhetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania