Panorama Sport (Albania)

Humbja kundër Lionit, Sarri rrezikon stolin

Ekipi i butë si “pelush” nis të nervozojë shumë Ronaldon

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas 7 muajsh punë, në Lion u duk shumë qartë sikur Juventusi nuk ka një trajner... Sikur skuadra stërvitet me mendjen e saj... Futbollist­ët ndoshta i dëgjojnë indiciet, por janë konfuzë në zbatimin e tyre, pasi nuk i asimilojnë ende dot ato. Këtë gjë e pranoi vetë trajneri Mauricio Sarri pas mbrëmjes së Lionit dhe për më tepër shtoi: "Është e vështirë të fitosh nëse luan dhe vrapon me 10 kilometra në orë".

"ANALFABETI­ZËM"

Ndoshta, këto fjalë, të shtyra nga një sinqeritet në dukje i tepruar i 61-vjeçarit, mund të jenë një pikë pa kthim për të... Sepse e përkthyer ndryshe, fjalët e Sarrit tregojnë sikur ai është impotent për t'i mësuar "alfabetin" e tij lojtarëve që ka në dispozicio­n, edhe pse kur i sheh nga emrat, bëhet fjalë për "nxënës" apo "studentë" ekselence, disa prej ajkës së planetit të futbollit. Por nëse në një mbrëmje si ajo e Lionit, rezultati është ai që u pa në fushën e lojës, atëherë priten telashe të mëdha për të gjithë, duke nisur nga i zoti i punës, Mauricio Sarri, i cili tashmë rrezikon vërtet pankinën, pse jo duke nisur nga dueli i titullit në kampionat kundër Interit. Sigurisht që më shumë sesa sfida e fundjavës përballë bandës së Antonio Kontes, deciziv mund të jetë dueli i kthimit me Lionin, por fakt është se vështirësi­të dhe kaosi që po kalon Juventusi dolën të gjitha në sipërfaqe, në Francë, aq sa pyetja që përndiqte bardhezinj­të në fillim të sezonit se, "A ishte një gabim shkarkimi i Alegrit?", tani ka më shumë vlerë se kurrë. Po, është gjithashtu e vërtetë që "sarrizmi" është një metodologj­i loje që kërkon një mentalitet tjetër për t'u shprehur në fushë, pasi mbrojtësit nuk duhet të shohin më kundërshta­rin, por topin; apo sfera duhet të xhirojë mbi të gjitha nga qendra, për të arritur te tre sulmuesit me top në tokë e gjithmonë në lëvizje. Por pikërisht këto ide nuk i ka përthithur askush deri tani. Vërtet në letër këto kërkesa duken gjëra të zbatueshme dhe të kuptueshme, por fakti që Juventusi nuk ka ende një formacion tip (Sarri vazhdon që të jetë i ndarë mes përdorimit të trekuartis­tit apo skemës me tre sulmues) si dhe këmbëngulj­a e tij për të mos e menduar kurrsesi skemën me 3 mbrojtës, ndonëse ka nën

urdhra tri shtylla si De LigtBonuçi-Kielini, duket vërtet një mëkat i madh i Mauricios.

PELUSHË E RONALDO

Por më shumë se të gjitha këto janë dy aspekte te tjera që rëndojnë shumë në ndërgjegje dhe në nisin të frikësojnë e nervozojnë edhe

tifozin më modest dhe naiv bardhezi. Së pari: Pëlqen ose jo, Juventusat më të fortë të historisë nuk kanë qenë spektakola­rë, por të egër, të ligj, si ato të Trapatonit, Lipit, Kontes dhe Alegrit, skuadra ndoshta jo të bukura por fituese. Ndërsa kjo Juve e Sarrit

duket shumë e butë, thuajse si një pelush, aq sa edhe gjatë nxehjes, iu desh kapitenit Bonuçi që t'i ulërinte dhe t'i tërhiqte vëmendjen Matuidit me shokë, për më tepër përqendrim, përpara ndeshjes me Lionit. Dhe kur themi Bonuçi, themi një luftëtar ekspert, me shumë beteja mbi shpatulla dhe që të gjitha beteja fituese. Ndërsa aspekti i dytë, por jo më pak i rëndësishë­m ka një emër konkret: Kristiano Ronaldo... Vërtet me idetë e lojës së Mauricio Sarrit, portugezi ka gjetur një vazhdimësi në shënim shumë

herë më të lartë sesa ajo e sezonit të kaluar, aq sa për të realizuar 21 gola saç shënoi gjithë kampionati­n e kaluar, sivjet këtë shifër e kapi pas vetëm 24 takimesh në Serinë A. Por fakti që Juventusi nuk po luan, nuk po lufton në fushën e lojës, duket se ka nisur që ta nervozojë shumë 35vjeçarin, aq më tepër në mbrëmjet europiane. Champions-i është abitati i preferuar dhe objektivi kryesor i Ronaldos, por kur lihet i vetëm në fushë, siç ndodhi me Lionin dhe sheh shokët e tij që nuk dinë sesi luftohet në këtë arenë, atëherë mërzia që

mund të kaplojë luzitanin mund të jetë gjithashtu fatale dhe Juventusi, nuk do që ta paguajë edhe këtë kosto. Prandaj, që situata të mos degjeneroj­ë më keq se kaq sa ka ndodhur së fundmi, Sarri dhe bardhezinj­të duhet të nisin të lëvizin këmbët siç duhet dhe në drejtimin që duhet. Ndryshe, shkarkimi për 61-vjeçarin do të jetë thjesht një formalitet dhe siç konfirmont­e dje me shumë zhurmë e përditshmj­a "Repubblica", Andrea Anjeli ka nisur të bisedojë sërish me Masimilian­o Alegrin, për të provuar rikthimin bombastik, nëse Juvja del jashtë objektivav­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania