Panorama Sport (Albania)

“Në Itali do na i jepnin penallti”, autogoli i frikshëm i Mauricio Sarrit

Gaboi rëndë në artikulim, moviolisti Çezari e mbështet për rastin e Dibalës

-

Çdo herë që trajneri i "veçantë" i Juventusit hap gojë, bota bardhezi tronditet. Madje, dukej sikur Mauricio Sarri e kishte vendosur që nga fundjavë e ndeshjes me SPAL-in e deri në atë të duelit për titullin kundër Interit, kërkonte që ta përqendron­te të gjithë rreth figurës së tij. Nëse në post-sfidën me SPAL-in e nisi me frazën se "nëse do na akordohej ne një penallti me radio policie, nëse VAR-i nuk punonte, bota do të ishte përmbysur". Ndërkohë, reagimet e tij vazhduan lidhur me protestën e idesë së JuventusIn­ter mund të luhet me dyer të mbyllura. "Nëse na i mbyllin ne dyert e stadiumit, atëherë duhet t'ia mbyllin të gjitha skuadrave. Mjaft më na bënë shembull". Por ndoshta një frazë që nuk duhej të kishte dalë kurrsesi nga goja e tij, duhej të ishte ajo pas sfidës me Lionin. Lidhur me dy momentet e "inkriminua­ra" kundrejt Ronaldos dhe Dibalës, ku bardhezinj­të pretenduan për penallti ndaj Lionit, 61-vjeçari turfulloi: "Në Itali, ato dy momente do të kishin qenë penallti". Pavarësish­t faktit se të dyja episodet ishin të dyshimta, ndonëse ai ndaj Dibalës duket më shumë penallti sesa ndaj Ronaldos, ndoshta Sarri vërtet donte që të shpjegonte metrin e ndryshëm të vlerësimit që ekziston mes Ligës së Kampioneve dhe Serisë A. Por mënyra sesi e artikuloi frazën e tij, u duk sikur donte të thoshte se në Itali Juventusi ndihmohet nga arbitrat. Nuk donte ta thoshte, por e tha ama... Dhe diçka e tillë është shumë e rëndë, një autogol vërtet i gabuar nga ana e trajnerit, i cili sikur të mos mjaftonte që bardhezinj­të paragjykoh­en prej shumë vitesh, madje prej dekadash, me deklaratën e tij Mauricio shtoi edhe më tepër dëshirën e kundërshta­rëve për ta theksuar edhe më shpesh në vazhdim idenë se Juventusi

favorizohe­t, pasi këto fjalë deshën apo jo, dolën nga vetë buzët e teknikut të "Zonjës së Vjetër".

Moviola e Çezarit - Por për ta zbutur ndoshta disi daljen e gabuar të Mauricio Sarrit mendon moviolisti i rrjetit "Mediaset", ish-arbitri Graciano Çezari, i cili i jep të drejtë trajnerit të Juves për rastin e

Dibalës. "Për sa i përket rastit të minutës së 83-të, kur Denajer mbështet me dy duar për një fragment sekonde në shpinën e Ronaldos, unë mendoj se nuk ka një kontakt intensiv dhe arbitri Manzano ishte i pozicionua­r shumë mirë. Duke pasur një imazh të qartë, edhe VAR-i me të drejtë nuk ndërhyri. Dhe jam dakord s'e nuk kishte ekstreme për penallti. Ndërsa në minutën e 89-të, këtu ndryshon situata. Pas pasimit me kokë të Ronaldos, Dibala mundohet që të mbajë nën kontroll sferën, e ka atë përpara vetes, ndërsa Guimaraesh, jo vetëm që i lidhet te bluza Dibalës, por në të njëjtën kohë e tërheq edhe drejt vetes sulmuesin e Juves, për ta larguar sa më shumë nga topi që Paulo provonte të godiste, derisa argjentina­si e lëshoi veten në tokë. Për mua, këtu kemi të bëjmë me penallti, sepse lojtari i Lionit nuk lejon që dinamika e lëvizjes së Dibalës të jetë normale. Në këtë rast, edhe pse Manzano e vlerësoi kështu, VAR-i duhej të ndërhynte, duke qenë se nga kamerat anësore dukej më qartë markimi me faull ndaj Dibalës", analizoi Çezari.

 ??  ?? Momenti i faullit për penallti ndaj Dibalës, në ndeshjen kundër Lionit
Momenti i faullit për penallti ndaj Dibalës, në ndeshjen kundër Lionit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania