Panorama Sport (Albania)

“Xixat” me Matuidin, Bonuçi bën thirrje për ribashkim

Kapiteni dhe mesfushori bënë paqe në stërvitje

-

"Sherri me Matuidin në nxehje? Unë i thashë vetëm që skuadër bën edhe ai që qëndron jashtë formacioni­t titullar. Ishte një ajër që nuk më pëlqente, mungonte ajo shkëndijë dhe ai përqendrim si te pankinarët, ashtu sikurse te disa që do të ishin titullar. Të bësh skuadër shërben të jesh i kujdesshëm dhe në këtë detaje të vogla, të cilat sidomos në Champions bëjnë diferencën". Me këto fjalë, Leonardo Bonuçi, sqaroi debatin e ashpër me Blez Matuidin, gjatë nxehjes, përpara sfidës me Lionin. Ky episod i kapur nga disa kamerave dhe që ka bërë dje xhiron e medias së shumë vendeve të ndryshme, ishte rrjedhojë e asaj që më pas pasqyroi edhe Juventusi në fushën e lojës dhe me të drejtë kapiteni i bardhezinj­ve kërkoi që ta vinte në pah dhe t'ia vinte në pah, duke bërë ndoshta shembull Matuidin, i cili dukej më i përqendrua­r për të bërë shaka dhe të shkaktonte të qeshura gjatë stërvitjes, sesa të përqendroh­ej. Gjithsesi, te Juventusi dinë sesi t'i zgjidhin gjërat dhe pa dyshim që pas konfrontim­it dihet sesi të vendoset edhe paqja, ndonëse nuk është se ka pasur nevojë për të. Këtë e konfirmojn­ë edhe fjalët e postuara nga vetë Bonuçi, pas zbarkimit në Torino: "Të gjithë së bashku mundemi. Ka gjithmonë vend për konfrontim, por mbi të gjitha ka gjithmonë vend për përmirësim dhe ribashkim. Pasi e kemi ende në dorë fatin tonë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, pasi në javët e ardhshme mund t'i dhurojmë vetes shumë sodisfaksi­one". Mesa duket, fjalët e Bonuçit do jenë kuptua qartë edhe në seancën e djeshme stërvitore, duke qenë se edhe postimi i Paulo Dibalës, i shoqërua në foto nga

Blez Matuidi, duket se konfirmon lajmin e konfrontim­it mes palëve, pas humbjes në Lion: "Të ringrihemi të gjithë bashkë dhe të luftojmë deri në sekondën e fundit për të përmbysur rezultatin". Ndërkohë, i bindur për përmbysjen ishte Huan Kuadrado: "Në shtepinë tonë, asgjë nuk është e pamundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania