Panorama Sport (Albania)

I kujtojnë Anjelin, Konte nervozohet dhe thotë “mirupafshi­m”

“Si stërvitja e së enjtes, sfida me Juven do tregojë gjithçka”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Antonio Konte shi jon kualifikim­in në 1/8-at e Ligës së Europës: “Pas golit të pësuar menjëherë, u përpoqa të tregohem i qartë me lojtarët. Me pak fjalë, iu drejtova: ‘Duhet të arkivojmë kualifikim­in’. Dhe mendoj se në fund më kuptuan”. Tani trajneri zikaltër paraqitet më mirë te sfida kundër Juventusit: “Të dielën na pret një përballje e rëndësishm­e, por e kam thënë edhe më përpara se vetëm në fund të këtij cikli do arrijmë të kuptojmë se sa larg jemi nga fitorja e titullit”.

ME DYER TË MBYLLURA - Një sfidë-titull që do të luhet me dyer të mbyllura, po ashtu si mbrëmjen e djeshme: “Më kishte ndodhur edhe më përpara në kombëtare që të luaj me dyer të mbyllura, është me siguri një atmosferë e çuditshme. Nuk është e lehtë, sepse mund të ngjasonte me një stërvitje të ditës së enjte, duke ulur përqendrim­in, por lojtarët u treguan të zotë duke mbajtur qëndrimin e duhur. Është e nevojshme të nxjerrim mësime nga angazhimi i dyfishtë kupë-kampionat”.

OBJEKTIVË - Trajneri zikaltër provoi sërish mbrojtjen me 4 për të favorizuar përshtatje­n e Eriksenit: “Diçka që ka nevojë për shumë punë, shtyrja e ndeshjes me Sampdorian na lejoi të provojmë diçka të re. Situata që mund të propozohen sërish në fillim të ndeshjes ose gjatë, le të themi që sot (dje) u përpoqëm t’i krijojmë për një të ardhme”. Interi është ende në garë në të gjitha frontet dhe, pas merkatos së janarit, tani ka luksin e rrotacioni­t: “Është e drejtë që një skuadër si Interi të niset me objektivin maksimal në çdo kompeticio­n, edhe pse janë 9 vite që nuk ngre trofe. Them megjithatë që për nga ambiciet, ky është një klub që duhet të synojë maksimumin në çdo turne. Edhe pse të fitosh nuk është e lehtë, e tregon historia”.

NERVOZIZËM DHE… “MIRUPAFSHI­M” - I dukshëm nervozizmi kur i kërkohet nëse dëgjoi fjalët e ëmbla të disa ditëve më parë të Andrea Anjelit, presidenti­t të Juves: “Po, mirupafshi­m”, e pret shkurt Konte përpara se të largohet nga postacioni… Me shumë mundësi për të mos krisur më tej një rivalitet të hapur prej kohësh, preferon të përshëndes­ë dhe mos i përgjigjet studios së “Sky Sport” lidhur me deklaratat e Anjelit, i cili gjatë javës kishte nënvizuar “juventizmi­n” deri në palcë të trajnerit aktual të Interit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania