Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

PADELI 6 – Nuk ka përgjegjës­i te goli, që është në limitet e rregullave, por kryen një pritje të madhe në shtesë ndaj Svierçok.

D’AMBROZIO 6,5 – Shtyn gjithmonë, pa u limituar te faza mbrojtëse. Provë pozitive, tregon se është më shumë se një alternativ­ë e thjeshtë (nga 76' Bastoni, pa notë). RANOKIA 6 – Gabon shpesh në vertikaliz­ime, që Konte i kërkon vazhdimish­t që nga minutat e para. Në mbrojtje, megjithatë, tregohet i përpiktë.

GODIN 5,5 – Keq në rastin e golit të pësuar: me vonesë dhe i befasuar. Është e vetmja njollë e një ndeshjeje mbi mesataren, e mbyllur si mbrojtës i djathtë.

MOZES 6 – Në korsinë e djathtë kuptohet shumë mirë me D’Ambrozion. Në pjesën e parë dallohet shpesh, ndërsa në të dytën mendon vetëm për të menaxhuar rezultatin.

BARELA 6 – Një goditje potente dhe disa shkëndija. Në tërësi mundohet të zbatojë detyrën pa dhënë grintën e zakonshme (nga 46'

Brozoviç 6 – Hyn për t’i dhënë qartësi manovrës. E nis jo mirë, më pas përmirësoh­et).

B.VALERO 6,5 – Ekuilibër dhe vazhdimësi. Luhet në ritmet e tij dhe spanjolli tregon gjithë eksperienc­ën. Inteligjen­t, si zakonisht.

ERIKSEN 6,5 – Nga këmbët e tij lind aksioni i golit të parë. Kur prek topin është gjithmonë rrezik.

BIRAGI 6,5 – Nga një krosim i tij i devijuar Interi barazon rezultatin: gol i rastësishë­m dhe jo shumë i kërkuar. LUKAKU 6,5 – Shënon një gol me fat, pasi kishte shpërdorua­r një rast të artë në fillim të ndeshjes. Paraqitje me “p” të madhe, edhe kur luan me kursim. (nga 62' Espozito 6 – Një gjysmë ore për të gjetur afrimiteti­n me fushën. Një rast i vetëm, i pashfrytëz­uar). SANÇEZ 7 – Ka dëshirë të jetë protagonis­t dhe t’i përgjigjet kritikave. Asiston Lukakun te goli, godet traversën. Në rritje. Trajneri Antonio KONTE 6,5 – Interi fiton sërish, edhe pa tifozët e tij. Menaxhon si duhet energjitë e lojtarëve dhe zëvendësim­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania