Panorama Sport (Albania)

Leva: Leva: Rikthehem Rikthehem më më i i fortë fortë

Këmba e bomberit do qëndrojë 10 ditë në allçi, gati të luajë me Dortmundin

-

Robert Levandovsk­i cilësohej nga të gjithë si një lojtar që nuk dëmtohej lehtë. Por fati i keq u shfaq edhe për polakun, i cili tani do të mungojë rreth 1 muaj me skuadrën e Bajernit pas një dëmtimi në këmbën e majtë.

Një goditje e madhe për kampionët e Gjermanisë, të cilët tani më shumë se kurrë kanë nevojë për golat e 31-vjeçarit. Ai ka shënuar deri tani 39 herë në 33 ndeshje, askush si ai. Vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderua­r tifozët për mbështetje­n dhe u ka premtuar atyre se do të rikthehet më i fortë se kurrë. "Faleminder­it të gjithëve për fjalët e mira dhe për mbështetje­n që më keni dhënë në këto momente të vështira. Mbajini gishtat të kryqëzuar. Do të rikthehem shumë shpejt, gati për të luftuar

për objektivat që kemi", shkroi lojtari në "Twitter".

Kujtojmë se polaku u dëmtua në ndeshjen e së martës në Londër, ku Bajerni mori një fitore të madhe ndaj Çelsit. Rikthimi i tij pritet të ndodhë në një nga javët më të rëndësishm­e të kampionati­t. Më 4 prill, Bajerni do të udhëtojë në

Dortmund për t'u ndeshur me verdhezinj­të e Borusias. Supersfida pritet të jetë vendimtare për titullin edhe pse në garë është edhe skuadra e Lajpcigut. Volfart-Myler, doktori i njohur gjerman, që është përgjegjës për fazën e rikuperimi­t të Levandovsk­it dhe lojtarëve të tjerë në skuadër, u shpreh se puna për ta risjellë sa më shpejt në fushën e lojës do të nisë menjëherë. Por këmba e majtë e polakut do të qëndrojë për 10 ditë në allçi, më pas do të nisë stërvitja në palestër dhe pas kësaj lojtari mund të zbresë në fushën stërvitore për t'iu rikthyer vrapimeve me shpresën se nuk do të ndiejë më dhimbje. Ylli bavarez ndodhet në vendin e parë në tabelën e golashënue­sve me 25 gola. Katër më shumë se ndjekësi i tij, Timo Verner që në këtë sezon ka shënuar 21 herë për skuadrën e Lajpcigut e cila renditet e dyta në Bundesligë pas Bajernit të Mynihut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania