Panorama Sport (Albania)

U themelua në një kafene, ja 22 momentet historike të 120 viteve të Bajernit

Titulli i parë në 1932-shin, tripleta e 2013-ës festa e madhe

-

Bajerni i Mynihut festoi dje 120vjetori­n e krijimit të klubit. 120 vite emocione dhe pasion. Faqja zyrtare e klubit ka përmbledhu­r 22 momentet më të mira që nga themelimi i klubit më të madh gjerman.

27 shkurt 1900 - Themelimi

Më 27 shkurt 1900, 11 djem të rinj themeluan në kafenë e quajtur "Münchener Café Gisela" Bajernin e sotëm. Të inspiruar nga presidenti i parë i skuadrës, Franc Xhon, ata krijuan një nga klubet më të njohura në botë.

Titulli i parë në 1932-shin

Për herë të parë në historinë e klubit, Bajerni shpallet kampion i Gjermanisë duke mundur në finale skuadrën e Antrahtit të Frankfurti­t me rezultatin 2-0.

Fitimi i Kupës së parë të Gjermanisë 1957

Pasi u shpallën kampionë të vendit, bavarezët nisën serinë e fitoreve edhe në kompeticio­ne të tjera përveç kampionati­t gjerman. Kështu, në 1957-ën Bajerni mundi në finale të Kupës së Gjermanisë Fortunën e Dyseldorfi­t me rezultatin minimal 1-0 duke sjellë trofeun për herë të parë në Mynih.

Ndeshja e parë ndërkombët­are në 1962-shin

Në tetor të vitit 1962 Bajerni luan për herë të parë në skenën europiane. Në Kupën që zhvillohej midis skuadrave nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, bavarezët fituan me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Bazelit.

Ngjitja në Bundesligë në 1965-ën

Bajerni arrin një golavarazh fantastik 146:32 duke u shpallur fituesi i rajonit të Jugut. Më pas, ata mundin me rezultatin 8-0 skuadrën e Tennis Borusia Berlin duke u ngjitur në Bundesligë.

Fitues i Kupës së parë

Europiane në 1967-ën

Dy vite pas ngjitjes në Bundesligë, Bajerni fiton Kupën e Europës. Në finale, gjermanët mundën 1-0 pas kohës shtesë skuadrën skoceze të Glasgou Rejnxhërs.

Fitorja më e thellë në Bundesligë në 1971-shin

Bajerni festoi më 27 nëntor të 1971shit fitoren më të thellë në historinë e klubit. Bavarezët mundën në shtëpi Borusian e Dortmundit me rezultatin 11:1.

Kalimi në “Olympiasta­dion” në 1972-shin

Në 1972-shin “Olympiasta­dion” është stadiumi i parë me ngrohëse bari dhe lozha VIP. Bavarezët mundën në ndeshjen e parë të tyre në stadiumin e ri Shalken me rezultatin 5-1, duke siguruar titullin e tretë në historinë e klubit.

Kampione e Ligës së Kampioneve

në 1974-ën

Bajerni ngrihet për herë të parë në majën e futbollit europian. Në ndeshjen e përsëritur ndaj Atletikos së Madridit, dopieta e Gerd Mylerit dhe Uli Hënes u dhanë trofeun gjermanëve në një finale spektakola­re.

Mbrojtja e titullit europian në 1975-ën

Në 75-vjetorin e krijimit të klubit gjerman, Bajerni mbron titullin europian pas fitores 2-0 ndaj Lids Junajtid me golat e Roth dhe Myler.

1976 - Titulli i tretë radhazi në Europë

Të gjitha gjërat e mira janë 3: Franc "Bulle" Roth ishte në finalen ndaj San Etienit, shënuesi i vetëm në finalen e tretë radhazi për Bajernin. Vetëm Reali i Madridit kishte fituar kaq shpesh trofeun nga viti 1956 deri në 1960-ën.

Kampione e botës për klube në 1976-ën

Si skuadra e parë gjermane, Bajerni fitoi Kupën e Botës për klube. Suksesi erdhi falë golave të Gerd Myler dhe Jup Kalerman, të cilët shënuan për skuadrën e tyre.

Uli Hënes bëhet menaxheri i skuadrës në 1979-ën

Më 1 maj të 1979-ës, Uli Hënes bëhet menaxheri më i ri në historinë e Bundesligë­s. Vetëm 27 vjeç, Hënes merr drejtimin e klubit gjerman duke u shndërruar në një nga figurat më të njohura të klubit.

Në 1983-shin arrihet fitorja më e lartë në Europë

Bajerni mundi 10-0 skuadrën e Anorthios Famagusta në Ligën e Europës në 1983-shin duke regjistrua­r kështu rezultatin më të thellë në ndeshjet jashtë Gjermanisë.

Fitimi i Kupës "UEFA" në 1996-ën

Bajerni mundi në finalen e Kupës "UEFA" skuadrën e Bordosë. Ndeshja e parë përfundoi 2-0 për bavarezët dhe e dyta 3-1.

Champions-i i parë në 2001-shin

Bajerni fitoi për herë të parë Champions-in në 2001-shin, pas gjuajtjeve të penalltive duke mundur spanjollët e Valencias.

Në 2005-ën, kalimi në "Allianz Arena"

Së bashku me 1860 Mynih, Bajerni i thotë lamtumirë "Olympiasta­dion". Stadiumi i ri do të mirëpriste 75 mijë tifozë bavarezë, të cilët që nga viti i ndërtimit do të kthehej në shtëpinë

e kampionëve. Tripleta në 2013-ën

Triumfi më i madh në historinë e klubit do të ishte pa dyshim fitimi i tripletës në sezonin 2013. Nën drejtimin e Jup Hejnkesit, Bajerni fitoi kampionati­n, Kupën e Gjermanisë dhe Champions-in në një sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania