Panorama Sport (Albania)

Ramos: E humbëm për 5 minuta, të dielën me kokën dhe zemrën te Barça

Kapiteni i Realit motivon shokët për Klasiken e kësaj jave

- STATISTIKA­T

Serxho Ramos e parandjeu mbrëmjen e tij të hidhur në "Bernabeu" përballë Mançester Sitit në Champions. Kapiteni i Realit është fiksuar nga kamerat e "Movistar" ndërsa u drejtohet shokëve me fjalët: "E humbëm këtë ndeshje në 5 minuta djema". Ishte momenti pas golit të përmbysjes së Kevin De Bryjnes, ndërsa tre minuta më vonë mbrojtësi do të ndëshkohej edhe me karton të kuq pas faullit ndaj Zhezusit, i cili po i drejtohej i vetëm portës. Reagimi i parë i Ramosit pas ndeshjes erdhi të enjten përmes "Twitter"-it, ku ai i

kërkon shokëve që të ruajnë përqendrim­in për Klasiken e së dielës: "Pas një mbrëmjeje shumë të vështirë, ka dy opsione. Ne mund të mendojmë për humbjen e djeshme ose të punojmë për fitoren e së nesërmes. Unë zgjedh këtë të fundit. Me kokën dhe zemrën në "El

Clasico". Në një intervistë për "La Liga"-n, ai do të ndalej më gjatë te sfida e kampionati­t kundër Barçës: "Kjo nuk është thjesht ndeshja e radhës. Pavarësish­t se luhen tri pikë si në çdo ndeshje, mposhtja e Barcelonës do të na sillte një kënaqësi të jashtëzako­nshme.

Për më tepër ndikon shumë pozitivish­t në moralin e grupit. Rezultati është i rëndësishë­m, por ka ende një rrugë të gjatë deri në fund të kampionati­t për të thënë nëse do jetë vendimtare për titullin".

- Ramos është lojtari më i ndëshkuar me karton të kuq në historinë e La Ligës. Në 481 ndeshje në kampionati­n spanjoll, ishmbrojtë­si i Sevijes e ka parë kartonin e verdhë 154 herë, 14 kartonë të kuq kanë ardhur pas dy të verdhëve, ndërsa 6 kanë qenë direkt të kuq. Në Champions, të mërkurën barazoi rekordin e Davidsit dhe

Ibrahimovi­çit, me 4 kartonë të kuq në këtë kompeticio­n. Në Europë, ai është zverdhur 36 herë në 124 ndeshje. Ndërsa me kombëtaren spanjolle ka pasur më shumë fat. Në 170 ndeshje ai nuk e ka lënë kurrë skuadrën në inferiorit­et numerik (24 kartonë të verdhë).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania