Panorama Sport (Albania)

Humb Humb të të parën, parën, Reali Reali skualifiko­het skualifiko­het

"Remuntada" ndaj Mançester Sitit më 17 mars? Zidan ka kundër edhe historinë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Reali i Madridit hum bi ndeshjen e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit, por a kanë qenë rekordmenë­t e Europës në një situatë të ngjashme në të shkuarën? Që prej vitit 1992, kur Kupa e Kampioneve ndryshoi formatin dhe u quajt Champions, madrilenët e kanë humbur ndeshjen e parë në "Bernabeu" të një dueli me eliminim direkt në pesë raste përpara duelit me Sitin. Për herë të parë ka ndodhur me PSG-në, në 1994-n (0-1) në Kupën e Kupave, Bajernin e Mynihut në 2001-shin (0-1), Arsenalin në 2006-n (0-1), Liverpulin në 2009-n (0-1) dhe Barcelonën në 2011-n (0-2). Dhe në asnjë nga këto raste, ata nuk kanë arritur të kualifikoh­en.

1 PRECEDENT SHPRESE

- Por në vitin 1970, gjigantët spanjollë e kanë regjistrua­r një përmbysje pasi janë mposhtur në fushën e tyre. Në atë rast, Reali mundej me një gol të vetëm nga austriakët e Vaker Insbrukut, por fitonte 2-0 në transfertë. Tani të gjitha sytë do të jenë në "Etihad" më 17 mars, për të parë nëse historia do të përsëritet apo jo. Pas tri javësh, Zidan shpreson që gjërat të jenë përmirësua­r për skuadrën e tij që muajin shkurt duhet ta harrojë sa më shpejtë. Në shkurt ata hynë në krye të La Ligës dhe vinin pasi kishin fituar Superkupën e Spanjës, duke nisur zërat për një tripletë të mundshme. Por kjo ëndërr mori një goditje gjatë 4 javëve të fundit, me dëmtimet dhe lodhjen që janë mes faktorëve kryesorë. Reali ka humbur tri ndeshje, barazuar 1 dhe fituar vetëm 2. Ata u eliminuan nga Kupa e Mbretit prej Real Sociedadit, i dorëzuan kreun e klasifikim­it Barcelonës dhe janë pranë eliminimit nga Champions-i pas humbjes 2-1 në shtëpi me Sitin. Rënia e formës së tyre është shqetësues­e. Është hera e parë këtë sezon që madrilenët kanë humbur dy ndeshje radhazi (kundër Levantes dhe Sitit). Besimi është një problem serioz në një skuadër që ka humbur 3 ndeshje gjatë muajit të fundit dhe në fakt ky është një precedent që

përsëritet në shtëpinë e "Galaktikëv­e". Sepse në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, "Los Blancos" humbën në kupë përballë Barcelonës, në Champions kundër Ajaksit dhe sërish në La Liga kundër katalanasv­e. Kjo seri rezultates­h bëri që ata të humbnin shansin për të fituar trofe. Solari u shkarkua dhe Zidan u rikthye për të ringjallur skuadrën. Francezi duhet të sigurohet që historia të mos përsërisë vetveten, duke mbyllur një tjetër sezon në kaos në harkun e pak javëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania