Panorama Sport (Albania)

Zidan e lë jashtë, Kros “flirton” me Pep Guardiolën në korridor

Në Madrid flasin për një krisje të mesfushori­t me trajnerin

-

Pas humbjes së Realit të Madridit ndaj Mançester Sitit në "Bernabeu", një nga temat më të diskutuara ishte mungesa e Toni Krosit. Mesfushori gjerman qëndroi gjatë gjithë 90 minutave në stol në sfidën e Champions-it dhe fakti që Zinedin Zidan nuk zgjodhi për ta aktivizuar qoftë edhe si zëvendësue­s, ngjalli shumë dyshime në ambientin madrilen. Ishlojtari i Realit dhe sot komentator­i Alvaro Benito nuk e përjashtoi se mund të ketë një problem mes lojtarit dhe trajnerit Zidan. "Ai nuk u ngrit as në nxehje. Ti mund ta ngresh atë në nxehje me idenë se mund ta aktivizosh më vonë. Papritur, Siti shënon dy gola dhe është logjike

që të hedhësh në fushë lojtarë më sulmues", tha Benito për radiostaci­onin "Cadena SER". Në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes, Zidan u pyet për mungesën e Krosit në formacioni­n titullar dhe trajneri tha se ishte thjesht një zgjedhje teknike, duke qenë se i kishte të gjithë lojtarët e tij në dispozicio­n.

Megjithatë, Benito nuk është i bindur nga përgjigjja e francezit: "Pash përgjigjen e tij më vonë në TV dhe më krijoi përshtypje­n se po ndodh diçka e madhe atje". FLET ME PEPIN - Kros nuk u pa as në fushë dhe as në nxehje të mërkurën. Megjithatë, ish-ylli i Bajernit të Mynihut nuk i shpëtoi

vëmendjes së mediave në korridoret e "Bernabeu"-t. Ai u kap nga kamerat gjatë një bisede të ngrohtë me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, e cila ngriti skenarë të tjerë hipotetikë për një joshje të tij drejt "Etihad". Vetëm 24 orë përpara ndeshjes, Kros nuk i kurseu elozhet për ish-trajnerin e tij në Mynih

në sezonin 2013-'14, për të cilin tha se bëri çmos që ta mbante për të mos u larguar nga Bajerni. "Nëse sot pyesni lojtarët e Bajernit, ata do të thonë se ai është trajneri më i mirë që kanë pasur. Unë e shijova që luajta për të një vit. Mund të kisha rinovuar me Bajernin, por nuk mendoj se është një ide e mirë për ta bërë këtë vetëm prej trajnerit. Pep donte që unë të firmosja, por çfarë kuptimi kishte të firmosja për 5 vite dhe trajneri të largohej së shpejti? Ai shkoi te Siti dy vite më vonë, por ne vazhdojmë t'i ruajmë kontaktet. Nuk do ta harroj kurrë, sepse mësova shumë prej tij", tha Kros për "The Athletic".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania