Panorama Sport (Albania)

Interi feston pa “zë”, Konte: Juvja, testi real

Bullgarët krijojnë iluzionin, përmbysen me Biragin e Lukakun

- Përgatiti: LEDIO NASE

Gjashtë minuta frikë, më pas gjithçka në dishezë. Interi kalon Ludogorets­in dhe pret biletën e 1/8-ave të Ligës së Europës (shorti sot në Nion, në 13:00) pa u djersitur shumë, siç shpresonte gjithë bota zikaltër përpara sfidës për titull, të dielën, kundër Juves. Pozitiv goli i parë si zikaltër i Biragit dhe prova e Sançezit: forma rritet, po ashtu si dëshira dhe cilësia. Dhe asisti për Lukakun është dëshmi.

FRIKË DHE ÇLIRIM - Në një “San Siro” të zbrazur, për shkak të “emergjencë­s koronaviru­s” që bindi autoritete­t e UEFA-s të mos hapin dyert e impiantit për publikun, në mënyrë që të minimizoni­n rreziqet e infektimit. Të sigurt nga rezultati i vajtjes (0-2 në transfertë­n e Razgrad), skuadra e Kontes është me një këmbë në 1/8-a dhe shkojnë të parët pranë golit në kundërsulm me Lukakun që i drejtohet i vetëm portës së Iliev, por belgu nuk arrin të realizojë. Pak më vonë përpiqet Aleksis Sançez me një diagonale që nuk gjen kuadratin. Eriksen shënjestro­n kuadratin nga goditja e dënimit. Duhet VAR-i që të shfajësojë Diakovin pasi lojtarët zikaltër kërkonin penalltinë për një prekje me dorë. Në momentin e kontrollit maksimal të Interit, bullgarët zhbllokojn­ë rezultatin falë Kulisë, që “injoron” Godinin dhe mposht Padelin. Dukej si një “dush i ftohtë” për vendasit, por reagimi nuk vonon: është Biragi që me një diagonale të bukur barazon gjithçka dhe rikthen qetësinë mes interistëv­e. Përpara pushimit, lojtarët e Kontes rikthehen të sulmojnë me Barelën që detyron Ilievin të grushtojë topin në goditje dënimi pas tentativës së italianit nga distanca. Në shtesë (plot 4 minuta për shkak të ndërprerje­ve nga VAR-i), Lukaku e përmbys dhe hipotekon në mënyrë virtuale kalimin e turnit.

MENAXHIM - Me rikthimin në fushë, Konte heq nga fusha Barelën që ishte i paralajmër­uar dhe në rast kartoni të verdhë do të mungonte në 1/8-at dhe në vendin e tij hyn Brozoviç për një mesfushë me më shumë cilësi, mbi të gjitha në planin e pasimeve: numri 77 kroat, pra, nuk kursehet kështu në prag të sfidës për titull kundër Juventusit. Luhet në një qetësi shurdhuese, dëgjohen vetëm zërat e protagonis­tëve në fushë, përfshi udhëzimet e dy trajnerëve. Në të 52-tën, zikaltrit i shkojnë një hap larg trisit me Aleksis Sançezin: traversë e plotë për kilianin, që dëshpërohe­t për rastin e pastër të shpërdorua­r. Në

të 59-tën, është Lukaku që mund të kishte arkivuar praktikën bullgare, por tentativa e tij devijohet në shtyllë nga Iliev, që mban gjallë të tijtë. Ndërkohë, Konte mendon edhe për kampionati­n dhe Lukaku i lë vendin Espozitos. Në momentet finale nuk ndodh praktikish­t asgjë, me bullgarët të dorëzuar ndaj eliminimit. 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Tçibota mund të kishte shënuar, megjithëse rrjeta do të kishte vlejtur në çdo rast vetëm për statistikë. Tani zikaltrit mund të mendojnë vetëm për Juventusin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania