Panorama Sport (Albania)

DERBI DERBI KOLOSAL KOLOSAL

Torasa në diillemë,, “demat” gatii bllofiin me Sollomonii­n Strategjia e Egbosë: Partizani si... Luftëtarii Sormanii: Pa friikë,, ii mundiim bardhebllu­të Interes maksiimall,, 17 300 biilleta të shiitura derii djje Sukajj,, Bullku dhe Merkoçii “lluajjnë” nd

- OLSI TUJANI

Derbi është gjith monë fantastik. Edhe tek ato 0-0 e mërzitshme në fushë, ka diçka spektakola­re në tribuna. Të tillë që mund t'ua kujtosh edhe pas shumë vitesh një element. Ky është realisht më ndryshe sesa të tjerët. Tirana për "sprint"

Jo sepse Tirana ka bërë përmbysjen e madhe nga derbi i fundit, nga -6 pikë tani është +6... Një koincidenc­ë e hidhur dhe interesant­e. Ky është një derbi që merr përmasa kolosale, sepse mund të vendosë shumë gjëra. Xhanëm, mund edhe të mos bëjë asgjë, por ka një peshë specifike. "Panorama Sport" ju sjell disa arsye pse:

* Sepse Tirana është kryesuese dhe do të luajë me kampionen në fuqi.

* Sepse bardheblut­ë janë kryesues dhe vijnë pas një faze kampionati befasuese, në sensin që nuk kanë asnjë humbje tetë fitore dhe një barazim, duke koleksionu­ar 25 nga 27 pikët e mundshme.

* Sepse ka pasur një interesim të jashtëzako­nshëm, që në momentin e vërshëllim­ës së fundit në fitoren ndaj Kukësit.

* Sepse ka bërë një përmbysje të madhe, pikërisht ndaj Kukësit që ishte kryesues duke i marrë vendin, përballë mbrojtjes më të mirë, përballë një rivali direkt. Partizani, "treni" i fundit

Ka edhe një pritshmëri shumë të madhe nga Partizani për shumë motive:

* Për një sezon që deri tani ka marrë ngjyra si të thuash zhgënjyese.

* Së dyti, kërkohet një reflektim pikërisht në një ndeshje si kjo, pasi humbën

derbin e fundit nga ku edhe nisën tatëpjetën, me pesë humbje në kampionat dhe eliminim nga kupa.

* Së treti, kanë rikthyer një element të rëndësishë­m dhe shumë të dashur për tifozët, siç është Mala.

* Së katërti, vijnë pas një zhgënjimi sportiv me Bylisin, u barazuan nga një avantazh me dy gola.

* Së pesti, kanë ndoshta shansin apo "trenin' e fundit që ta rihapin plotësisht garën për titull dhe të përmbysin të gjithë situatën. Kishte gjashtë vite që e dinte dhe ndoshta e kish harruar se çfarë efekti

ka derbi dhe tanimë e konfirmuan sërish këtë sezon. Pra, ta fitojnë derbin dhe të futen në shinat e duhura për titull. Sepse edhe brenda të kuqve janë të ndërgjegjs­hëm që nëse humbin, bëhet realisht shumë e vështirë. Kjo, pasi humbin me një rival direkt dhe e dyta disfatë radhazi në derbi, do të ishte... fatale. DERBI KOLOSAL

Për të gjitha këto elemente. Për shkak të këtij kontrasti kaq të madh, ku jo vetëm për pikët dhe forma e jashtëzako­nshme që nga derbi i fundit, por edhe se Tirana vjen e plotë, me moralin që duhet,

me ¾-at e stadiumit me vete, avantazhin e pikëve e gjithçka duhet për të mos pasur asnjë presion. Nga ana tjetër, vjen një Partizan me gjashtë pikë më pak, i "gjymtuar", në sensin që mungon Trashi apo Boldor... me çështje që kanë lëkundur ecurinë e pritshme, e shumëçka tjetër kanë krijuar një pritshmëri të jashtëzako­nshme për të thënë që është realisht një DERBI KOLOSAL.

* Interesimi edhe nga tifozët ka qenë i jashtëzako­nshëm teksa deri dje në mbrëmje, në rrugë zyrtare, është mësuar se janë shitur

17 300 bileta. Edhe në derbin e parë në "Air Albania" pati më shumë se 19 000

të pranishëm, por shumë prej tyre ishin edhe kuriozë për stadiumin, në pamundësi për ta vizituar në ndeshjen e Kombëtares me Francën. Këtë herë është ndryshe, por është e jashtëzako­nshme që një ndeshje e kampionati­t shqiptar të ketë kaq interesim.

* Ka gjithmonë një polemikë për kartat. Policia kërkon identifiki­m të secilit që futet në impiant, ndërsa ultrasit mbrojnë me fanatizëm parimet e tyre të mos

identifiki­mit, por të një grupimi unik, përtej individit.

* Ka edhe motivet tjerë ekstra, përtej dy ekipeve: Kukësi pret më shumë shpresë një barazim që ngec të dy rivalet për titull. Tirana pret arkëtim rekord nga pjesëmarrj­e tej normales në një ndeshje kampionati. FSHF-ja gjithashtu ka pritshmëri të lartë, që të bëhet një derbi model, për nga organizimi, për nga mbarëvajtj­a e lojës në gjykim, që të korrigjojë ecuritë me gafa e gabime të javëve të fundit, por pret edhe përqindjen prej shifrave që do të arkëtojë bardheblut­ë...

Në orën 19:00, "Air Albania Stadium" do të presë një derbi me pritshmëri të mëdha. Nga Tirana për sprintin final drejt titullit. Nga Partizani që të rikthehet në garë plotësisht dhe për t'i ndryshuar rrjedhën sezonit. Nëse gjërat shkojnë mirë, do të jetë një reklamë e artë për kampionati­n dhe futbollin shqiptar. Kur dihet që do të jetë një sprovë e madhe edhe për 160 stolat e thyer në ndeshjen e fundit Kukësi-Tirana, me shpresën që të ketë një reflektim të gjithanshë­m.

Për gjithçka më lart, mirë se vini në DERBIN KOLOSAL të Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Festa e bardhebluv­e në derbin e fundit
Festa e bardhebluv­e në derbin e fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania