Panorama Sport (Albania)

Morati hap librin e kujtimeve, Mou kërkon Kumbullën

“Ora e Shnajderit dhe lotët e Murinjos, kështu Interi i ‘tripletës’ hyri në mit”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Tripleta” lindi 5 majin e 2010-ës në “Olimpi co”, ku Interi i Zhoze Murinjos ngriti Kupën e Italisë, duke mposhtur Romën me një magji të Militos. Më pas erdhi titulli që shërbeu si trampolinë për të ngritur humorin drejt Ligës së Kampioneve së fituar në Madrid. Koronaviru­si do t’i mohojë festimet në masë, por edhe një darkë që Masimo Morati kishte organizuar për Moun dhe lojtarët. “Tavolina ishte e rezervuar për 22 majin në restoranti­n ‘El Botin’ të Madridit”, ka nisur tregimin ish-presidenti zikaltër në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Morati, për të përjetuar “tripetën” e nisim nga Kupa e Italisë. Ai 5 maj shërbeu për të harruar atë të 2002-shit?

Asgjë nuk harrohet në futboll, ai 5 maj mbetet, edhe pse Milito më pas e bëri më pak të hidhur. Por, në dyshim për besëtytni atë ditë në Romë nuk shkova…

Sa peshoi ai sukses?

Hodhëm bazat për pjesën e mbetur. Duke fituar ndër të tjera sfidën më të ndërlikuar nga të tria, duke vuajtur në stil puro Interi. Roma ishte rivali historik i atyre viteve dhe ishim gjithmonë në sfidë. Qe e nevojshme një perlë nga jashtë, një gol jo “alla Milito”.

Etapa e dytë: titulli, në Sienë.

Tjetër betejë, por ndryshe. Kundërshta­ri ishte më pak i fortë se Roma, por luajti me vendosmëri. Më pas Zaneti vendosi se duhej rishkruar historia, dribloi disa dhe i shërbeu një top të artë Militos.

Pati mënyrë për të festuar apo mendja ishte që në atë moment në Madrid?

Në dhomat e zhveshjes pati një festë të vërtetë. Titulli na përgatiti më mirë për Championsi­n. Kujtoj rikthimin me makinë në Milano: një shirit i gjatë zikaltër, tifozët që më afroheshin edhe për të më bërë urimet e datëlindje­s. Diçka shumë e bukur!

Gjashtë ditë më pas vinte sfida kundër Bajernit...

Në mënyrë paradoksal­e rezultoi më e vështira. Kishim vuajtur më shumë në Barcelonë. Në aspektin emotiv, Champions-in e fituam në “Camp Nou”: ndeshja më dramatike e jetës sime. E luajtur thuajse totalisht me 10 lojtarë pas përjashtim­it pa të drejtë me karton të kuq të Tiago Motës. Të shikoje Etonë të sakrifikoh­ej në krah, duke ndjekur këdo, ishte një sinjal i fortë. Atje kuptuam se fati ishte në krahun tonë, që mund të kalonim çdo pengesë.

Ku ndodhi kthesa e vërtetë në atë Champions?

Duke shënuar gol 2 minuta nga përfundimi­t kundër Dinamos së Kievit evituam eliminimin

në grup, por kthesa e vërtetë erdhi kundër Çelsit. Pas vitesh vuajtjeje në Europë, kuptuam që jemi një skuadër e vërtetë. Mou bëri një kryevepër taktike.

Rikthehemi te Madridi. Gjëja e parë që ju vjen në mëndje?

Do të duket e habitshme, por është një imazh i parë në televizor. Një vajzë me flokë të shkurtra dhe me fanellën zikaltër që qan me dënesë. Emblema e lumturisë së dhuruar shumë personave. Më pas goli i parë i Militos, për nga rëndësia dhe bukuria, ai hezitim me të cilin bëri të humbasë kohën

portieri dhe mbrojtësit. Diego ishte ashtu, klas i pastër: edhe vonesat e tij ishin leksione.

Drejt portës e nisi Shnajder. Ata për holandezin kanë qenë 16 milionët të shpenzuar më mirë gjatë presidencë­s suaj?

Uez ndryshoi Interin, i lejoi të shtojë ritmin, i dha një dimension të ri.

Pas shumë shpenzimes­h, ajo skuadër ju kushtoi jo më afër 150 milionëve.

Vërtet. Përveç negociatës me Xhenoan për Militon e Motën dhe shkëmbimin Ibra-Eto plus para, prej pak kohësh kishte ardhur Zhulio Sezar. Dhe Kambiaso

me parametër zero: intuitë fantastike e Brankës. Akoma nuk arrij të kuptoj se si Reali humbi një lojtar të tillë. Herët a vonë do të stërvisë Interin.

Po Maikoni për 6 milionë?

Në atë kohë dikush më talli për atë shpenzim, ndërkohë kisha marrë mbrojtësin e djathtë më të mirë të historisë së Interit!

Ndërsa ajo e majtë pa natën e Madridit nga lart...

Kam menduar për Faketin pas çdo fitoreje, e jo më pas asaj. “Pas shumë vuajtjesh bashkë, duhet të ishe këtu për ta shijuar edhe ti”, i thosha.

Falë babait tuaj, Anxhelo,

ju në moshën 20 vjeç kishit fituar dy Kupa Kampionesh.

Vazhdimi i epokës “Morati” dhe fakti që bëja të lumtur një popull më mbushte me krenari. Kupa e ’64-ës ishte e veçantë, jo sepse mposhtëm Realin mitik, por sepse ajo skuadër, si ajo e 2010-ës, ishte si Beatles. Njerëz të mëdhenj të vendosur së bashku nga fati për të bërë historinë.

Si festuat në Madrid?

Isha i boshatisur, pasi kisha arritur objektivin e ndjekur prej kohësh. Mendova: “Tani çfarë mund të shkojë keq? Ah po, Mou që largohet...”. Vendosa të mos shkoja në Milano me

skuadrën sepse nuk ishte Mou dhe nuk doja të isha unë në qendër të vëmendjes. Zgjodha që kupën në “San Siro” do ta sillte djali im Mao, që ashtu si pjesa tjetër e familjes më kishte qëndruar pranë në atë rrugë.

Përpara se të rikthehemi te Mou, sa prej meritave të atyre viteve i shkojnë Mançinit?

Shumë. Kishte ndërtuar skuadrën e viteve paraardhës­e. Në Itali përpara atij nuk arrinim të fitonim, edhe pse ekzistonte një arsye e rëndësishm­e... Është një trajner i madh, siç po e tregon edhe në kombëtare. E të mendosh që vendosa ta marr pasi në Krishtlind­jen 2003 më

dhuroi një fanellë leshi të Interit me një titull të madh dhe në biletë shkruante: “Nëse doni të riktheheni te fitoret, jam në gatishmëri­në tuaj”.

Rikthehemi te Mou dhe te frazat disi polemike të Militos...

Isha i përgatitur për largimin e Murinjos. Ishte megjithatë i dhimbshëm, por kujtoj që kur u përqafuam në fushë, i thashë që në atë pikë mund të vepronte si të dëshironte. Në atë moment nisi të qante.

Nuk e kishit biseduar më parë?

Kurrë! Nuk dëshiroja të prishja magjinë. Por, shkëmbyem

disa vështrime që vlenin më shumë se fjalët. U ripamë dy net më pas. Erdhi për darkë në shtëpinë time, me kupën në qendër të tavolinës. Sa të qeshura!

Ndërsa Milito në fund të ndeshjes tha: “Nuk di nëse qëndroj”.

Atë mbrëmje bëra gabimin që nuk i thashë se ishte për “Top të Artë”. Ndoshta Diego nuk u ndie mjaftueshë­m i vlerësuar. Por, nuk u dhashë peshë frazave të tij.

Dikush tha që pas një viti të tillë duhej shitur...

Më vjen ende të qesh. Ishte në kulmin e formës dhe nëse

nuk do të ishte dëmtuar, do të ishte përsëritur vitin pasardhës. Nëse ke një skuadër kaq të fortë dhe nuk të nevojiten para, përse duhet ta ndryshosh? E vërteta është që gabova në zgjedhjen e trajnerit. Benitez ishte shumë i zoti, por jo personi i duhur. Duhet të kisha marrë menjëherë Leon, jo në Krishtlind­je.

Pati gabime të tjera në menaxhimin e post-”tripletës”?

Nuk menduam ta kapitalizo­nim atë arritje. U shqetësova për gjërat në fushë, më pak ato komerciale.

Na thoni një anekdotë të

Madridit që sot nuk shqetëson personin në fjalë?

(Qesh) Eh jo, e shumta ishte Shnajder që më nxiste për të më marrë një orë që i pëlqente. E të mendosh që vlente një të mijtën e asaj që përfituan ata atë vit.

Mou dhe Konte janë të ngjashëm?

Nuk e njoh mirë Konten për të gjykuar. Por, janë dy “çekiçë”, të fiksuar nga futbolli, nga dëshira për të dhënë gjithçka.

Lautaro mund të largohet nga Interi.

Nëse vjen Mesi, jam dakord. E nëse Leo është i paarritshë­m, në vendin e “Demit” dua Dibalën.

Jeni në favor të rinisjes?

Më mirë sezonin e ardhshëm.

Andrea Anjeli i ka vendosur “like” një tifozi që nuk do ta donte titullin në tavolinë, sepse Juventusi nuk është si Interi.

Ka një ndryshim të lehtë. Atëherë flitej për një mashtrim, këtu për një virus që ka paralizuar botën.

Një ndalesë këtu do t’ia largonte Juves ëndrrën “tripletë”.

Do të kenë raste të tjera. A do të më shqetësont­e një “tripletë” e tyre? Asnjë rekord nuk reziston përjetësis­ht. Me siguri “tripletën” tonë nuk na e heq njeri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania