Panorama Sport (Albania)

Milani kthehet në punë, Donarumën e lënë pas... dere

- Që do të thotë?

Rinisje e Serisë A, Milan, Juve dhe titull. Janë këto temat që Alesandro Kostakurta ka komentuar në intervistë­n e dhënë për "Quotidiano Sportivo". Ish-mbrojtësi kuqezi ka mbështetur idetë e Ivan Gazidhist, por njëkohësis­ht ka kërkuar qartësi për Paolo Maldinin, një personazh që është rritur shumë në brendësi të klubit në rolin e drejtuesit.

E nisim me aktualitet, duhet të nisë apo jo Seria A?

Nuk është çështja nëse duhet, por a mundet. Shumë aktivitete po rinisin dhe futbolli nuk bën përjashtim. Përndryshe, le të vendosim nëse do t'i detyrojmë njerëzit të vdesin urie apo nga "COVID-19". Kontrollet nevojitet të jenë të rrepta sepse nëse presim që virusi të zhduket nga qarkullimi, nuk e dimë se sa kohë do të duhet ta shtyjmë rinisjen.

A mbetet Juvja favorite edhe pas kësaj ndalese?

Jo, për mua Juvja vlen po aq sa Lacio dhe këtë e dëshmon renditja. Sarri ka avantazhin që në ekip ka kampionë të mësuar me trysninë.

Flasim për Interin, a vlen Lautaro 100 milionë euro?

Të isha drejtues i Interit, do ta mbaja. Nëse kushton 100 milionë euro, do të thotë që mund të bëhet kampion absolut. Zikaltrit duhet ta mbajnë nëse kërkojnë të arrijnë sukses.

Oskar Tabarez e Fatih Terim janë dy raste që tregojnë se Milani nuk ka fat me trajnerët e huaj...

Çdo klub përjeton momente të veçanta në historinë e vet. Ndryshim trajnerësh, cikle të reja apo ndryshim brezash. Jam dakord me Karlo Ançelotin që i druhet më tepër paaftësisë së një trajneri sesa kombësisë së tij.

Pra, ju mendoni se Rangnik duhet të vijë te Milani?

Nuk besoj se Ivan Gazidhisi është i papërgjegj­shëm. E vlerësoj shumë punën e tij, por duhet të përcaktojë që tani se sa hapësirë do të ketë Maldini dhe sa Rangnik nëse pranon Milanin.

Milani ka një pronar të fortë, por që ndjek një politikë disi të ndryshme nga shumë klube të tjera. Edhe projekti kuqezi më duket sikur ka ngelur disi prapa. Shitjet dhe blerjet janë çështje ekuilibras­h, ndaj nëse më thonë që duhet shitur Donaruma për të blerë tre lojtarë cilësorë, atëherë do të isha dakord.

Po Ibrahimovi­çi a duhet të qëndrojë?

Zlatani është një lojtar me shumë peshë dhe Milani do të bënte mirë ta mbante. Sidoqoftë, nuk më duket i domosdoshë­m. Skuadra ka nevojë për ide të qarta dhe lojtarë që të besojnë në atë që u propozohet.

Çfarë problemesh ka Milani sipas jush?

Kam dëgjuar shpesh drejtuesit që të justifikoj­në ekipin duke thënë se "janë të rinj" ose që "San Siro i tremb". Kjo është një çmenduri. Benaser, Hernandez e Rebiç janë të rinj, por kanë karakter. Milanit i duhen lojtarë me personalit­et në lartësinë e klubit. Në derbin tim të parë nuk isha aspak i trembur.

Na shuani një kuriozitet! Vërtet firmosnit rinovimin me Milanin pa e parë kontratën siç thotë edhe Adriano Galiani?

Jam nga Lombardia, luaja për klubin më të mirë në botë dhe në një stadium si "San Siro". Për çfarë arsyeje duhet të diskutoja kontratën? Në vitet e fundit te Milani paguhesha sa një lojtar i ekipit të të rinjve që stërvitej në skuadrën e parë. Nuk e di përse Galiani harron ta përmendë gjithmonë këtë aspekt...

 ??  ?? Donaruma, duke pritur dje, teksa dera elektrike nuk hapej
Donaruma, duke pritur dje, teksa dera elektrike nuk hapej
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania