Panorama Sport (Albania)

Asani mund të kthehet, por nuk luan dot

Koronaviru­si bëhet pengesë, drejtori Uestrom flet për të ardhmen e sulmuesit 24-vjeçar

- ILIR CARA

Pandemia "COVID19" mund t'i kush tojë shumë Partizanit dhe ish-lojtarit të tij, Jasir Asani. Në merkaton e janarit të kuqtë e privuan veten nga shërbimet e 24-vjeçarit për pjesën e mbetur të sezonit duke e huazuar në Suedi, me shpresën që në qershor ta shisnin sulmuesin tek AIK Stokholm. Pezullimi i aktivitete­ve sportive në këtë periudhë nuk ka rezultuar me fat për sulmuesin nga Shkupi, i cili rrezikon të kthehet te Partizani pa luajtur me skuadrën suedeze në kampionat, ku sezoni i ri ishte planifikua­r të niste më 4 prill. Asani u afrua nga AIK për të mbushur boshllëkun e lënë nga dëmtimi i mesfushori­t Nabil Bahoui, i cili parashikoh­ej të mos ishte gati deri në qershor. Kontrata e huazimit nga Partizani tek AIK Stokholm mbaron në qershor dhe më tej hyn në fuqi klauzola e blerjes së kartonit të 24-vjeçarit nga suedezët. Nga ky transferim Partizani priste të përfitonte rreth 400 mijë euro. Situata e krijuar nga Koronaviru­si, ku akoma nuk dihet se kur do të nisë kampionati në Suedi, ndonëse ekipet stërviten rregullish­t, mund të bëjë që AIK të mos e ushtrojë të drejtën e blerjes së futbollist­it të Partizanit edhe për faktin se Nabil Bahoui është drejt rikuperimi­t të plotë. Prej kohësh ka patur një përplasje mediatike

në Suedi rreth të ardhmes së Asanit te skuadra e kryeqyteti­t suedez. Në lidhje me këtë çështje, së fundmi për "FotbollDir­ekt" ka folur drejtori i përgjithsh­ëm i AIK Stokholm, Bjorn Uestrom. Media suedeze raporton se ndërprerja e aktivitete­ve sportive nga shpërthimi i pandemisë "COVID-19"

mund të bëjë që Jasir Asani të mos luajë asnjë ndeshje në kampionati­n suedez me AIK-un. I pyetur se si do të veprohet me të ardhmen e ish-sulmuesit të Partizanit, zyrtari i lartë i klubit suedez, Bjorn Uestrom, u shpreh: "Vendimi për të ardhmen e Asanit do të merret përpara fundit të muajt maj".

Asani duket në formë dhe është përgatitur rregullish­t me AIK-un në këtë periudhë, madje ka luajtur edhe tri ndeshje zyrtare të plota në Kupën e Suedisë, ku ka shënuar edhe një gol. E ardhmja mund të varet edhe nga kushtet e reja që AIK mund t'i kërkojë Partizanit, për të ulur çmimin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania