Panorama Sport (Albania)

Limaj, presion Tiranës: Edhe Barça e ka humbur titullin me 9 pikë para

"Trupi ynë nuk mund ta përballojë këtë pauzë, po pres datën që të riatdhesoh­em në Shqipëri"

- SKERDILAID SULOZEQI

Vesel Limaj është lar guar në Berlin që prej 15 marsit, por pas 7 javësh në Gjermani kërkon që të rikthehet në Tiranë dhe të jetë gati për rinisjen e mundshme të stërvitjes dhe aktiviteti­t. Në një intervistë të dhënë ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" mesfushori tregon për situatën e krijuar nga "COVID19" në Gjermani dhe se si ai po e përjeton atë. Ndihet "i bekuar" që të paktën nuk po i privohet mundësia që të dalë nga shtëpia për të kryer përgatitje­t fizike, por në anën tjetër pret që një orë e më parë të riatdhesoh­et. Nuk kishte si të mos fliste për objektivat, ndërsa hapur e thotë që beson te titulli. Edhe pse Tirana është 9 pikë para, 23-vjeçari paralajmër­on se në 10 javë mund të përmbysin gjithçka. Çfarë do të thotë për një futbollist profesioni­st që të qëndrojë afro dy muaj pa dalë në fushë, qoftë edhe për stërvitje?

Normalisht që është shumë e vështirë për një futbollist që të qëndrojë gjatë pa luajtur, e aq më tepër pa u stërvitur dhe në karantinë. Ne jemi mësuar gjatë gjithë kohës në aktivitet, kjo është jeta jonë. Nuk duhet harruar asnjë detaj tjetër i rëndësishë­m, biologjiki­sht trupi ynë nuk e përballon dot një pauzë të tillë, pasi kemi që në moshë të vogël që stërvitemi. Unë personalis­ht kam pasur mundësi që të dal të bëj stërvitje, ndonëse jo plotësisht. Por kur shoh që shumë futbollist­ë në Shqipëri apo shtete të tjera kanë pasur ndalesë totale për të dalë nga shtëpia, mendoj se jam më mirë. Nuk besoj që ka lojtarë që e kanë përjetuar mirë pandeminë, por është e kundërta.

Si po kalojnë këto ditë?

Po i kaloj me familjen time thuajse gjithë kohën e kjo ma ka lehtësuar disi atë dhimbjen e madhe psikologji­ke dhe trupore që jemi shkëputur kaq kohë nga futbolli i luajtur. Sa u përket stërvitjev­e, unë bëj stërvitje individual­e, po ashtu bëjmë dhe me trajnerin "online" së bashku me grupin.

Në Gjermani a janë ndier shumë pasojat e "COVID-19"?

Kjo është një situatë e çuditshme dhe e papërjetua­r ndonjëherë. Të qëndrosh i mbyllur në shtëpi nuk është aspak gjë normale, të privohet liria në njëfarë mënyre është diçka shumë e dhimbshme. Sa i përket Gjermanisë, me thënë të drejtën, nuk e kam kuptuar edhe nuk e kam marrë vesh shumë, sepse kam qëndruar më shumë në shtëpi me familjen dhe këtu nuk ka pasur shumë panik si në vende të tjera, ku 24 në 24 flitet për pasojat e virusit dhe numrin e të vdekurve. Kam qenë më i lirë, jo me kufizime të rrepta fare, po shpresoj që të kalojë kjo situatë sa më shpejt e të jetojmë siç kemi jetuar më parë. T'i kthehemi gjendjes sonë së mëparshme. Çfarë prisni që të

ndodhë?

Unë shpresoj dhe, me sa shoh, çdo gjë po kalon, të rinisë jeta si më parë dhe të rinisë futbolli. Këto janë dy dëshirat e mia. Natyrisht duke uruar që çdo gjë të kalojë sa me lehtë dhe pa pasoja, sidomos për njerëzit tanë dhe kombin tonë.

I keni kërkuar klubit apo autoritete­ve të riktheheni në Shqipëri?

Jam në kontakt të vazhdueshë­m me drejtuesit e klubit si edhe me trajnerin, por as ata nuk kanë informacio­n të saktë për kohën kur unë do të rikthehem. Kjo nuk është në dorën e tyre apo tonën, por në dorë të qeverisë dhe shteteve për masat që kanë marrë kundër përhapjes së virusit duke mbyllur kufijtë. Besoj në ditët në vijim do të zgjidhet edhe kjo çështje pasi do lirohen lëvizjet. Në Berlin, ku familja ime jeton, nuk ka pasur avion për fluturim. Ka vetëm në Frankfurt, qytet i cili është goxha larg nga këtu. Por edhe atje merrnin vetëm nënshtetas­it shqiptarë që i riatdheson­in. Tashmë me shumë vëmendje presim datën dhe vendimin kur do të nisë kampionati. Me rinisjen e futbollit do të ketë ngjeshje të madhe ndeshjesh, ndërkohë që edhe temperatur­at pritet të jenë të larta. Sa torturuese do të jetë kjo për një lojtar?

Besoj që do jetë e vështirë shumë, sepse kemi shumë kohë të gjatë jashtë fushe dhe normalisht që kemi jo gjendje të mirë fizike. Do na duhet pak kohë derisa të marrim formën e duhur, po jemi "të dënuar" t'i përballojm­ë këto vështirësi. Nuk u trembemi.

9 pikë nuk janë pak, në fakt, por as jashtëzako­nisht shumë. Ka shumë shembuj kur ekipe, madje superklube si Barcelona, kanë humbur titullin në javët e fundit, edhe pse kanë me 9 pikë para nga rivalët. Pra raste ka. Kemi lënë pikë në këto 4 ndeshjet e fundit, të cilët na kanë dëmtuar, por në futboll është gjithçka e mundur, e kështu do të luftojmë deri në fund. Kam besim te forca jonë, derisa matematika do të na lejojë do japim gjithçka.

A mund të ndikojë mungesa e përgatitje­s fizike tek objektivi "titull"?

Është e kuptueshme që nuk jemi në gjendje fizike të mirë, por kështu janë që të gjitha ekipet në fund të fundit. Nuk besoj që kjo do të ndikojë te fitimi i titullit, pasi pothuajse të gjitha klubet të njëjtin trajtim kanë marrë. Gjithsesi, le të shpresojmë që të kthehemi sa më shpejt në fushë dhe të rifitojmë ritmin pas kësaj ndërprerje­je. Nëse kjo ndodh shpejt, atëherë do ta arrijmë qëllimin tonë për të marrë kampionati­n. Tirana është 9 pikë para, sa shanse keni për ta përmbysur rivalin në 10 ndeshje të mbetura?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania