Panorama Sport (Albania)

Duka takon Metën, qeveria zgjohet për futbollin

Zbardhet biseda në presidencë, pritet rikthimi i ekipeve në stërvitje me kushte të reja prej virusit

- JORGIS MEMO

"Topin" për të rifilluar e ka qeveria, por kjo nuk e pengon FSHF-në për të shkuar në presidencë, duke e njohur kreun e shtetit me situatën aktuale të futbollit shqiptar pas dëmeve që po shkakton pandemia prej Koronaviru­sit. Të enjten paradite, numri një i institucio­nit të futbollit shqiptar, Armand Duka, është takuar me presidenti­n e Republikës, Ilir Meta. Fillimisht...

‘ Topin" për të rifilluar e ka qeveria, por kjo nuk e pengon FSHFnë për të shkuar në presidencë, duke e njohur kreun e shtetit me situatën aktuale të futbollit shqiptar pas dëmeve që po shkakton pandemia prej Koronaviru­sit. Të enjten paradite, numri një i institucio­nit të futbollit shqiptar, Armand Duka, është takuar me presidenti­n e Republikës, Ilir Meta. Fillimisht ishte kreu i shtetit që njoftoi për këtë takim, ndërsa zbuloi edhe bisedën që kishte bërë me Dukën. Aktualisht, FSHF pret një vendim të Ministrisë së Shëndetësi­së, në mënyrë që skuadrave të futbollit t'u hapet drita jeshile për të rifilluar stërvitjen. Fillimisht kërkesa e federatës ishte që ekipet të zbrisnin në fushë më 4 maj dhe më pas kampionati të niste më 20 ose 24 maj. Gjithsesi, ky variant dhe kalendar i parashikua­r nga sektori i garave për 10 javët e mbetura të Kategorisë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, tashmë mbetet për t'u përpiluar dhe është totalisht në varësi të OKit që do të japë qeveria shqiptare. Gjithsesi, në këtë situatë ku mungon një përgjigje konkrete se çfarë do të bëhet me futbollin, është presidenti Meta që jep sinjale pozitive për sportin.

ILIR META

Sipas Metës, nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit sesa sporti në këtë pandemi që ka pushtuar globin. "Kënaqësi të prisja sot (dje) presidenti­n e Federatës Shqiptare të Futbollit, zotin Armand Duka, i cili më njohu me protokolli­n sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHFsë, sipas udhëzimeve të UEFAs, për rifillimin e aktivitete­ve futbollist­ike sa më parë të jetë e mundur. Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t'i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokolli­n e duhur sanitar, jetës futbollist­ike, por edhe sportive në vend. Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit sesa sporti", citohej në faqen zyrtare të

presidenti­t të Republikës pas takimit me Dukën.

ARMAND DUKA

Menjëherë pas njoftimit për mediat nga presidenca lidhur me takimin Meta-Duka, ka reaguar edhe presidenti i FSHFsë, i cili është njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të

UEFA-s. "Te? dashur miq, kisha kënaqësi te? zhvilloja nje? takim me presidenti­n e Republike?s, zotin Ilir Meta, te? cilin e njoha me ke?rkese?n e Federate?s Shqiptare te? Futbollit pe?r rifillimin e futbollit. Ne? takimin me Presidenti­n prezantova edhe protokolli­n sanitar

te? pe?rgatitur nga stafi yne?, ne? konsultim me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe. Mbetem besimplote? se shume? shpejt do te? kemi nje? pe?rgjigje nga autoritete­t shëndetëso­re te? vendin pe?r t'iu rikthyer sa me? shpejt gare?s futbollist­ike ne? te?

gjitha nivelet. Futbolli, si sporti me? i dashur pe?r te? gjithe? shqiptare?t, do te? she?rbeje? shume? pe?r rikthimin e jete?s sone? ne? me?nyre? graduale drejt normalitet­it", shkruante Duka. Tashmë sytë janë nga qeveria dhe 11 maji shihet si dita kur do të vendoset përfundimi­sht

se çfarë do të bëhet me aktivitete­t sportive, që sipas autoritete­ve shëndetëso­re janë klasifikua­r tek ato që kanë risk të lartë për përhapjen e Koronaviru­sit. Aktualisht, shumë vende ne Europë kanë vendosur se kur do të rinisin kampionate­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania