Panorama Sport (Albania)

“Zgjohet” ministria: FSHF, jemi gati për planin e hapjes

Grupi i ekspertëve do të kryesohet nga një italian

- OLSI TUJANI

Shqipëria po zbaton planin e hapjes për lehtësimin e masave shtrëngues­e ndaj përhapjes së Koronaviru­sit. E gjendur përballë faktit që sporti u mënjanua dhe u la në harresë nga instancat shtetërore, FSHF dërgoi letër dhe propozoi një protokoll masash për të mundësuar nisjen e aktivitete­ve sportive dhe futbollit. Dje, Ministria e Shëndetësi­së ka dhënë më në fund një përgjigje zyrtare, duke i hapur kështu rrugën bashkëpuni­mit mes institucio­neve për planin e rifillimit të aktivitete­ve sportive. "Panorama Sport" ka zbardhur dy letrat, fillimisht atë të ministrisë e më pas reagimin e FSHF-së.

MINISTRIA

"I nderuar z. Shulku. Në përgjigje të shkresës suaj, me nr.prot.373 datë 22.04.2020, nëpërmjet të cilës na përcillni propozimin për fillimin e aktivitete­ve sportive, ju informojmë si vijon: Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, referuar vendimeve të Komitetit të Përkohshëm të Ekspertëve, për infeksioni­n e përhapur nga Koronaviru­si i ri, ka hartuar strategjin­ë e rihapjes graduale të aktivitete­ve/veprimtari­ve. Në këtë dokument, një vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe aktivitete­ve sportive për të cilat po punohen protokolle të posaçme të distancimi­t social dhe masave higjieno-sanitare. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpuni­min tuaj për vijimin e hartimit të protokolle­ve të posaçme nëpërmjet krijimit të një grupi të përbashkët pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësin­ë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolle­ve", citohet përgjigjja e kthyer nga ministria për FSHF-në.

FEDERATA

Brenda ditës së djeshme, FSHF përmes sekretarit të përgjithsh­ëm, Ilir Shulku, i ka kthyer përgjigje ministrisë për grupin e përbashkët të punës. Në shkresën e dërguar janë tre emra, që kryesohen nga italiani Xhanluka Stesina, i cili është përgjegjës i departamen­tit mjekësor të Kombëtares dhe njëkohësis­ht pjesë e "J-Medical" (qendra shëndetëso­re e Juventusit). FSHF përfaqësoh­et gjithashtu nga mjeku i Kukësit, Mel Ostreni, si dhe imazherist­ja Ariana Sinaj. "Sekretari i përgjithsh­ëm, Shulku, do të jetë gjithashtu prezent në këtë grup pune për të garantuar disponibil­itetin e FSHF-së në mbarë vendin. Duke shprehur edhe një herë gatishmëri­në, jemi në pritje të koordinimi­t të takimit në kohën më të parë të mundshëm", citohej në reagimin e FSHF-së pas përgjigjes së ministrisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania