Panorama Sport (Albania)

Maqedonia rikthehet në fundjavë, Kosova cakton startin më 24 maj

-

Teksa shumë prej vendeve të rajonit kanë bërë një plan me data fikse për rikthimin e futbollit të luajtur, edhe kampionate të rëndësishm­e si ai turk dhe kroat kanë tashmë datën se kur do të ristartojn­ë. Së fundmi, edhe në Kosovë ka dakordësi të ministrisë me planin dhe kërkesën e federatës së futbollit. Në Kosovë, ministria ka pranuar propozimin e FFK-së për nisjen e Kupës më 24 maj dhe të kampionati­t më 1 qershor. Mbetet vetëm të saktësohet protokolli specifik i masave. Në Kroaci do të rikthehet futbolli i luajtur më 30-31 maj, duke nisur fillimisht me ndeshjet e Kupës në fazën gjysmëfina­le. Në Kroaci ka shumë prej lojtarëve të Kombëtares, si Grezda, Uzuni, Ismajli etj. Gjithashtu, federata turke pas vendimeve të qeverisë ka përcaktuar datën 12 qershor për rifillimin e kampionate­ve.

Rajoni - Edhe vendet e rajonit kanë saktësuar planin e rikthimit të futbollit. Serbia dhe Mali i Zi, pasi kanë rifilluar stërvitjet këtë javë, do të rinisin kampionate­t respektivi­sht më 30 maj dhe 1 qershor. Në Itali, nga kjo e hënë shumë prej skuadrave kanë rinisur stërvitjet dhe po planifikoh­et se kur mund të rifillojë kampionati. Pra, po diskutohet dhe bëhet një plan. Në Greqi është vendosur rihapja e shkollave dhe për futbollin po planifikoh­et e njëjta gjë. Në Maqedoninë e Veriut, përveçse ka një plan dhe një afat që në fund të këtij muaji të rinisin kampionate­t, sot do të ketë një takim mes instancave shtetërore dhe atyre të sportit që të mund të rinisin stërvitjet këtë fundjavë. Kësisoj, vetëm Shqipëria mbetet ende në "ajër" për rikthimin në fushë, qoftë për stërvitje apo edhe për të nisur kampionate­t. Tashmë priten rezultatet nga bashkëpuni­mi ministri-FSHF.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania