Panorama Sport (Albania)

Ilion Lika: Titullin e fitojmë, stërvitemi çdo ditë

-

Ilion Lika është i bindur se Tirana e fiton titullin e 25-të në histori. Pandemia e Koronaviru­sit që shpërtheu në gjithë globin e ka zbehur disi euforinë te bardheblut­ë e Tiranës, të cilët kishin nisur përgatitje­t, për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 100-vjetorin. 24 herë kampionët e vendit ishin më pranë se kurrë fitimit të titullit të 25-të, teksa situata paraqitet tepër kaotike për sa u përket fateve të këtij sezoni të lënë pezull. Gjithsesi, pavarësish­t se është e ndaluar, bardheblut­ë nuk e kanë lënë asnjëherë, edhe pse jashtë rregullave. Këtë gjë e ka pohuar edhe portieri veteran, Ilion Lika, i cili në një prononcim të fundit për "RTSH Sport" u shpreh i bindur se futbolli duhet të vazhdojë, ashtu siç ka vazhduar stërvitja te bardheblut­ë. "Ne kemi dy terrene shumë të mira që bëjnë 10-15 mijë metra katrorë, kemi patur mundësinë të stërvitemi me grupe të veçanta me 4-5-6 veta në një zonë të madhe duke ruajtur distancën.

Nuk ka qenë problem, kemi qenë më të mbrojtur se njerëzit në punë të ndryshme, nuk e kemi lënë në asnjë moment stërvitjen", është shprehur në fillim Lika. Për portierin titulli dhe rinisja e sezonit nuk është në dorë të Tiranës. "Asgjë nuk është në dorë as të Tiranës e as klubi tjetër, e as federatës, me gjithë dëshirën e mirë të FSHF-së që të fillojë kampionati. Gjithçka është në dorën e organeve kompetente, ndërhyn shteti që duhet të japë verdiktin. Por ne jemi komod, sido që të vijë puna jemi 9 pikë para, sido të mbyllet besoj se do shpallemi kampionë dhe e

meritojmë", vazhdoi më tej ai. Në fund dy fjalë për futbollin dhe a i mungon Ilion Likës? "Ndeshja ka specifikë tjetër se ato kanë të bëjnë me tifozërinë, me televizion­et, me shumë gjëra, ndeshjet japin atmosferë tjetër, na mungon shumë. Ne kishim ecuri shumë pozitive, çaste të bukura

që na mungojnë dhe shpresojmë të kthehen sa më shpejt. Jam i mendimit që kampionati të vazhdojë dhe të vendoset në sajë të garës që do të zhvillohet", tha gardiani i bardhebluv­e. Ky i fundit është kapiteni i tretë i skuadrës pas Erando Karabecit dhe Gentian Muçës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania