Panorama Sport (Albania)

Teodorovsk­i: Teuta e kap Europën, sezoni të mbyllet në fushën e lojës

Mbrojtësi maqedonas tregon përgatitje­t dhe vështirësi­të në izolim

-

Në këto ditë të vështira izolimi që po kalon Shqipëria edhe mbrojtësi i Teutës, Blagoja Todorovski, ndodhet pranë familjes së tij. Lojtari me origjinë nga Shkupi, që karrierën më së shumti e ka në Maqedoninë e Veriut që prej shpërthimi­t të pandemisë ka udhëtuar drejt vendlindje­s, ku po e kalon edhe periudhën e izolimit. Mbrojtësi i djathtë tregon në një intervistë për "Panorama Sport" si po e kalon kohën në këto ditë të vështira, por edhe për stërvitjen individual­e që bën.

Blagoja, si po i kaloni këto ditë pa futboll?

Kam bërë stërvitje në fushë në Maqedoni. Presim kur të na thonë nga klubi që të vazhdojmë të stërvitemi në fushë së bashku. Jemi në pritje të vendimit e shpresoj të na kthejnë përgjigje, pasi duhen të paktën dy javë kohë për t'u përgatitur pas kësaj ndërprerje­je të gjatë. Po bëhen afro dy muaj që nuk luhet futboll, çfarë duhet të ndodhë tashmë me sezonin? Është një situatë jonormale duke parë që virusi ka prekur të gjithë botën. Ndalesa e kampionati­t i ka dëmtuar të gjithë, pasi ishim në kulmin e sezonit dhe normalisht tashmë duhet të futemi sërish në ritëm me një minifazë të shkurtër përgatitor­e, të paktën 2-3 javore. Unë mendoj se duhet të gjendet një zgjidhje për të përfunduar kampionati në fushën e lojës. Nëse zgjat situata, sa e vështirë do jetë për ju si lojtarë?

Si fillim duhet të sigurohemi që të jenë të gjithë mirë me shëndet. Për ne është jashtëzako­nisht e vështirë, pasi u bë gati dy muaj pa luajtur dhe duke u stërvitur në kushte jo të mira për një futbollist. Stërvitja individual­e nuk është njësoj si përgatitje­t në grup. Shpresoj që javën e ardhshme të nisë stërvitja në grup dhe të bëhemi gati për ndeshjet e mbetura.

Si është të stërvitesh në shtëpi?

Jam munduar të bëj përgatitje në kushtet e shtëpisë, por është shumë e vështirë për një futbollist

që të mos stërvitet në fushë. Nëse kampionati fillon tani shpejt, do të jetë më e lehtë, sepse vetëm 10 ndeshje kanë mbetur. Përgatitës­i atletik në bashkëpuni­m me trajnerin na ka dhënë një plan stërvitor dhe na kontrollon përmes komunikimi­t "online", ku edhe komunikojm­ë së bashku. Sezoni mund të vazhdojë deri në verë, përbën problem ky fakt?

Realisht sikur po shkon situata, është një mundësi reale. Temperatur­at do jenë të larta, por stadiumet në Kategorinë Superiore i kanë kushtet, pasi janë të pajisura me drita dhe

ndeshjet mund të luhen në mbrëmje ku temperatur­at janë disi më të ulëta.

Objektivi mbetet Europa, sa shanse ka Teuta ta konkretizo­jë?

Janë edhe shumë pikë në garë, ndaj do të luftojmë për të dhënë gjithçka. Do të jenë të gjitha ndeshje të vështira dhe duhet të bëjmë maksimumin tonë. Jam i bindur që shanset i kemi për të arritur objektivin, pasi që në fillim të këtij sezoni kemi qenë gjithmonë në tri vendet e para. Besoj se në fund do të jemi në Europë, pasi ky ekip i ka të gjitha mundësitë. Zamir Qypi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania