Panorama Sport (Albania)

Taipi kundër karantinës: Më mirë të mos kthehem, pasi humb sezonin

Mesfushori: Në Zvicër stërvitem, por shokët e mi po vuajnë

-

Ende nuk mund të flitet për një datë konkrete për rifillimin e kampionati­t, e megjithatë ekipe të ndryshme kanë filluar përgatitje­t. Në Korçë ndihen të penalizuar nga ky fakt, ndaj po presin me ankth që t'i japin një zgjidhje kësaj çështjeje. Sikur të mos mjaftonte kjo pjesë, shqetësim më vete është riatdhesim­i i lojtarëve. Mes tyre është edhe Shqiprim Taipi, i cili po pret me kureshtje lajme nga Shqipëria. Ai gjendet në Zvicër aktualisht dhe po pret me padurim OK-in që të marrë avionin dhe të nisë stërvitjen me ekipin. Për "Panorama Sport", tregon se rifillimi i sezonit do të ishte pozitiv për të gjithë aktorët e futbollit në vend, që prej afro dy muajsh janë duke vuajtur shkëputjen e kampionati­t. "Shkëputja gjithmonë mbetet e vështirë për ne që jemi mësuar të jemi gjithnjë në aktivitet. E them këtë pasi vështirësi­të me të cilat përballemi janë të shumta.

Që nga ndërprerja e kampionati­t, që fillimisht u mor si masë paraprake tani kanë kaluar gati dy muaj dhe forma fizike është larguar komplet. Pavarësish­t se kemi pasur mundësi të bëjmë stërvitje individual­e, është shumë e vështirë. Ne kishim arritur një formë të mirë

dhe nëse nisemi nga rezultatet ishim në kulmin tonë. Kjo na dëmton mjaft edhe nëse kampionati rinis, pasi disa ekipe, nga sa kemi parë në rrjetet sociale, që janë para nesh dhe favorizohe­n për sa i përket formës fizike. Të mbash ritmin e stërvitjev­e me një program individual është tepër e vështirë. Unë personalis­ht në Zvicër nuk e kam ndier, por shokët e ekipit në Shqipëri më thonë se është e pamundur për shkak se gjithçka është izoluar", theksoi fillimisht mesfushori i Skënderbeu­t.

KARANTINIM­I - Më tej 23vjeçari nga Tërnovci u ndal edhe te pjesa që e shqetëson më shumë. Vërtet ka mbetur jashtë kufijve shqiptarë, por nuk është "pro" karantinim­it për 14 ditë të tjera. Ai mendon se dy javë të tjera larg ekipit do ta dëmtonin edhe më shumë për rinisjen e kampionati­t. "Ne po flasim për rifillim dhe kjo do të ishte gjëja më e mirë. Pa aktivitet është e pamundur të kërkosh financa dhe për pasojë për të gjithë bëhet e vështirë, pasi jemi profesioni­stë dhe mbajmë familjen me këtë punë. Por në bazë të asaj çfarë është vendosur në Shqipëri, që çdo shtetas që shkel riatdhesoh­et duhet të qëndrojë 14 ditë në izolim, nuk më duket normale. Ne më mirë të mos kthehemi, pasi humbasim sezonin. Është e pamundur që në rast se rifillon kampionati të qëndrojmë dy javë në karantinë. Kjo do të na penalizont­e shumë dhe do të humbisnim sezonin deri në fund të tij. Nuk do të kishim mundësi të stërvitesh­im me ekipin dhe do të ishim jashtë forme në momentin e fillimit të kampionati­t. Duhet të gjendet një zgjidhje paraprake që të mos na dëmtojë", përfundoi prononcimi­n e tij Shqiprim Taipi. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania