Panorama Sport (Albania)

Ndreu: T'i luajmë këto 6 javë!

Kreu i ekipit krutan kërkon që ngjitjen në elitë ta festojë në fushën e blertë

- BUJAR BALLIU

Me 9 pikë difer encë nga vendi i dytë, Kastrioti është komod në renditje. Sido që të shkojë kampionati, krutanët janë të qetë, por trajneri Ramazan Ndreu shprehet se është pro rifillimit të garës. Ai do që Kastrioti ta arrijë në fushë Superioren. Në një prononcim për "Panorama Sport", tekniku krutan flet fillimisht për situatën e "COVID-19": "Është një periudhë e pazakontë kjo që po përjetojmë. Për fatin e mirë, kemi qenë mirë me shëndet dhe Shqipëria deri tani ka qenë pak e prekur. Edhe lojtarët janë mirë, janë

munduar të stërviten sipas planit tonë, sipas kushteve që secili ka në shtëpi". MBYLLJA E GARËS I pyetur për mbylljen e parakohshm­e të kampionati­t, - që krutanëve do t'u interesont­e, - apo për formulat e mundshme që mund të aplikohen për pjesën e mbetur, trajneri Ndreu shprehet: "Uroj të rifillojmë së shpejti. Edhe nga federata na është thënë se shpresohet të gjendet gjuha e përbashkët me qeverinë për rifillimin e aktiviteti­t. Nëse hapet drita jeshile për të vazhduar me ndeshjet e mbetura, them se do të na mjaftonin 3 javë stërvitje për të qenë gati. Nuk janë shumë, kanë mbetur vetëm 6 javë për t'u zhvilluar. Pavarësish­t diferencës prej 9 pikësh, nuk do ta quaja fakt të kryer ngjitjen e Kastriotit në elitë.

Do festojmë vetëm kur ta sigurojmë matematiki­sht atë. Kampionati duhet të mbyllet në fushë, jo në tavolinë". Trajnerin krutan e shqetëson jo pak frika nga dëmtimet, duke qenë se lojtarët kanë qëndruar për një kohë të gjatë pa stërvitje. "E theksova edhe më lart se duhen tri javë përgatitje. Do të jetë problem për shumë skuadra. Ne si Kastriot, krahas diferencës që kemi me pikë me ndjekësit, kemi edhe një grup të plotë, çka na jep më shumë siguri. Megjithatë, duhen përgatitje tri javë përgatitje. Temperatur­at do të jenë të larta dhe ndeshjet duhet të zhvillohen pasdite vonë', thotë në fund trajneri i Kastriotit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania