Panorama Sport (Albania)

Elbasani, Dosti: Jam për rritje skuadrash në elitë

Sipas ish-trajnerit verdheblu, llogaritë duhen bërë mirë

- VLADIMIR MEMA

do ditë që kalon, e vështirëso­n rin isjen e kampionati­t në vendin tonë, ku nuk ka një datë paraprake për vazhdimin e pjesës së mbetur të tij. Sido që të vendoset, do të ketë skuadra që do të mbeten të pakënaqura, sepse duket e vështirë që në këto momente të gjendet një formulë që do t'u shkonte për shtat të gjithave. Thuajse çdo ditë specialist­ë të futbollit, lojtarë apo trajnerë japin idetë e tyre për vazhdimësi­në dhe për skenarët e mundshëm, edhe pse në dorë një gjë të tillë e ka FSHF-ja. Shumica e klubeve shpresojnë që kampionati të mbyllet në fushë.

DOSTI - "Panorama Sport" ka kontaktuar me ishportier­in dhe trajnerin e Elbasanit, Muharrem Dosti, për të mësuar mendimin e tij në këtë situatë. Dosti nuk ndryshon shumë nga linja që ka klubi verdheblu: Të mos ketë zbritje nga kategoria, nëse nuk luhet pjesa e mbetur! Por ai thekson se duhet menduar se futbolli do të rinisë. "Dua të theksoj së pari se duhet të besojmë se futbolli mund të rinisë. Vërtet nuk ka një datë se kur do të fillojë dhe çdo ditë që kalon i vështirëso­n gjërat, por nga ana tjetër nuk ka asnjë vendim se nuk do të nisë. E them këtë, sepse po krijohet ideja që tani nuk ka më futboll dhe po diskutohet vetëm për skenarët e mbylljes. Duhet të bëjmë të pamundurën që të gjendet një zgjidhje për t'u luajtur sërish, edhe pse nuk është aspak një situatë e lehtë", u shpreh fillimisht Dosti. Dhe, në fakt, duket se gjërat kanë nisur të lëvizin, duke shtuar shanset e rikthimit në fushë.

- Për skemën që do të ndiqet në rastin më të keq, nëse futbolli pezullohet, Dosti këshillon që gjërat të maten mirë, sepse çdo vendim që do të merret, do të ketë patjetër klube të pakënaqura. "Nëse kampionati nuk vazhdon normalisht, duhet menduar mirë skema që do të ndiqet, sepse

SKEMAT

janë shumë ekipe që preken. Një gjë duket e sigurt, çfarëdo vendimi të merret, asnjëherë nuk do të kënaqen të gjitha ekipet. Në vija të përgjithsh­me jam me idenë që sezonin e ardhshëm të ketë rritje skuadrash dhe të mos ketë rrëzime nga kategoria, ashtu si duhet të njihen edhe skuadrat që ngjiten një kategori më lart. Mendoj se vetëm kështu skuadrat e pakënaqura do të jenë më pak dhe po ashtu më të pakta do të jenë ato që penalizohe­n", ka përfunduar ishportier­i elbasanas, Muharrem Dosti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania