Panorama Sport (Albania)

CR7-Mesi, ja lojtari universal

Ëndrra e tifozëve, një futbollist me cilësitë e dy kampionëve që do të çmendte planetin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO Këmba e djathtë - Ronaldo Këmba e majtë - Mesi Shpejtësia - Ronaldo Forca goditëse - Ronaldo Pasimi - Mesi Koka - Ronaldo

Gjatë dekadës së fundit, një debat në futboll ka qenë më i nxehtë se çdo diskutim tjetër... Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi? Të dy superyjet kanë një bazë tifozësh që shpenzon energji pa fund për atë që duhet të kurorëzojë historia si futbollist­in më të mirë të të gjitha kohërave. Por çfarë do të ndodhte nëse do të bashkonim pjesët më të mira të secilit prej tyre për të krijuar një superfutbo­llist? Këmba e djathtë e Kristianos dhe cilësitë e tij në luftën në ajër, kombinuar me të majtën e Leos apo driblimin.

Një nga pak kategoritë që nuk mund të ketë debat. Sepse Ronaldo ka shënuar 64% të 725 golave me raketën e tij, të djathtën. E fuqishme dhe e saktë, ka shumë pak këmbë me dhuntitë e asaj të portugezit dhe kapiteni i tij te Juve, Xhorxho Kielini, e di shumë mirë këtë: "Si të mbrosh kundër Kristianos? Mos i lejo hapësirë dhe shmang që të godasë me të djathtën".

Si Ronaldo me të djathtën, Mesi është fitues i qartë me këmbën tjetër, me të cilën ka shënuar 83% të 697 golave të tij. Argjentina­si ka një cilësi unike për të krijuar hapësirë dhe goditur shpejt, edhe kur mbrojtësit e kuptojnë lëvizjen që ai do bëjë. Saktësia e tij me të majtën është gjithashtu fantastike. I madhi Zlatan Ibrahimovi­ç ka thënë: "Mesi nuk ka nevojë për këmbën e djathtë. Ai përdor vetëm të majtën dhe është ende më i miri në botë. Imagjinoni sikur të përdorte edhe të djathtën, pastaj ne do të kishim probleme serioze".

Tani, në moshën 35-vjeçare Ronaldo mund të ketë humbur ndonjë metër nga shpejtësia e tij, por ai mbetet gjithashtu në elitën e sprinterëv­e të futbollit. Në kulmin e moshës së tij, sprinterë olimpistë në

100 metra do ta kishin të vështirë të ruanin të njëjtin hap. Edhe në vitet e tij të adoleshenc­ës, kur ishte ende i dobët fizikisht, Ronaldo ishte aq i shpejtë sa një profesioni­st. "Në një miqësore kundër Sportingut në 2003-shin, shkuam në pushim në dhomat e zhveshjes dhe Xhon O'Shi kishte nevojë për një respirator. Ishte ulur në stol dhe gulçonte. Ne i thoshim t'i afrohej pak më shumë Ronaldos, por ai nuk kishte fuqi as të na përgjigjej", tregon Rio Ferdinand.

Arsyeja përse shumë nga golat e "Pleshtit" janë shënuar me të majtën e tij dominuese është falë cilësive së saj dribluese. Argjentina­si mund ta mbajë topin ngjitur në këmbë sikur të kishte përdorur ngjitës ndërsa kalon mbrojtësit, spostohet në të majtë dhe lëshon atë goditjen e famshme bilardo. Të marrësh lavdërime nga një si Sër Aleks Ferguson është me të vërtetë speciale. "Mesi është një lojtar fantastik, është sikur ke veshur shapka kur ai kontrollon

topin", tha skocezi në 2016-ën. Tekniku i Gjermanisë, Joakim Lëv, shtoi: "Ai është i aftë për të dribluar 8-9 lojtarë dhe golat e tij mbeten gjithnjë në kujtesë". Ish-shoku i tij i skuadrës tek Argjentina, Pablo Zabaleta, e përshkroi dikur talentin e tij me topin si "hyjnore".

Nëse Mesi ka finesën për ta dërguar topin atje ku ai do, Ronaldo ndonjëherë i beson forcës së tij. E djathta e portugezit ka forcën e një vetëtime. Ish-shoku i tij te Junajtid,

Roi Keroll, tregon: "Kur godiste në stërvitje, topi fluturonte më shpejt sesa gjuajtja e çdo lojtari tjetër. Ai kishte atë teknikën që e godiste topin me pjesën e lidhëseve dhe sfera fluturonte ku ai donte në ajër".

Ronaldo është elitar në shtyrjen e topit përpara, por Mesit i pëlqen më shumë t'i çajë mbrojtjet kundërshta­re me disa pasime. Saktësia e pasimeve të tij krahasohet me ato të De Bryjnes. "Mesi bën diferencën shumicën e kohës. Ai nuk e kthen kurrë topin pas apo bën pasime horizontal­e. Ai ka vetëm një ide, t'i drejtohet portës", thotë trajneri i Realit, Zinedin Zidan.

Falë kërcimit të tij të pabesueshë­m, por edhe se është më i gjatë se Mesi, Ronaldo është fituesi i pastër në duelet ajrore. Ai ka shënuar 128 gola me kokë gjatë karrierës, me atë kërcimin që qëndron varur si basketboll­istët profesioni­stë (kujtoni golin ndaj Romës). Kjo u lejon sulmuesve të krahut që ta krosojnë topin pak më lart për të mos e kapur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania