Panorama Sport (Albania)

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, rivalë edhe në... porno

Dy më të kërkuarit në "Pornhub", në listë edhe Dibala

-

Sajti i filmave pornografi­kë "Pornhub" ka patur një bum klikimesh gjatë kohës së pandemisë. Ata kanë përpiluar edhe një listë të emrave më të kërkuar të futbollist­ëve gjatë vitit të shkuar dhe disa prej tyre janë me të vërtetë surprizë. Por nuk është i tillë emri në krye të këtij klasifikim­i. Është Kristiano Ronaldo, i cili përveçse është një prej futbollist­ëve më të mirë në botë, konsideroh­et edhe si një seks-simbol. Portugezi i Juventusit është një ikonë e modës dhe ka edhe një linjë të famshme të veshjeve intime që mban emrin e tij. Në vend të dytë futbollist­i më i kërkuar gjatë vitit 2019 në sajtin e njohur pornografi­k është Lionel Mesi. Podin e plotëson sulmuesi i PSG-së, Mauro Ikardi, i cili me fizikun e tij plot tatuazhe dhe faktin që është burri i Vanda Narës, ka tërhequr jo pak vëmendje në shtypin rozë. Aleksis Sançez, sulmuesi kilian i Mançester Junajtid, renditet në vend të katërt, ndërsa pesëshen e parë e mbyll ylli i PSGsë, Kilië Mbape. Kampioni i botës është vetëm 21 vjeç, por ai me sa duket ka shumë admiruese femra dhe lë pas Paulo Dibalën. Sulmuesi i Juventusit është i treti argjentina­s në këtë listë dhe i dyti futbollist i Juves. Reali përfaqësoh­et me Eden Hazardin dhe Karim Benzemanë. Në këtë klasifikim nuk mungojnë as Rahim Sterling, ylli i Mançester Sitit.

Dejvid Bekham, i cili renditet në vend të 10-të, është i vetmi emër që nuk është më aktiv. I konsiderua­r një ikonë e futbollit dhe seks-simbol, 45vjeçari i vari këpucët në gozhdë në 2013-ën, por mbetet një emër shumë i kërkuar në faqet e para të kopertinav­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania