Panorama Sport (Albania)

Dibala zbulon koleksioni­n: Dua Pogbanë te Juventusi

Nga Iniesta, te Roben e Kasijas, ja simbolika e bluzave

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Paulo Dibala ka një pasion të fshehur, koleksioni­min e fanellave të futbollit. Ai ruan me dashuri të tijat, por gjithashtu edhe të lojtarëve të tjerë me të cilët i ka shkëmbyer. Në një komunikim në rrjetet sociale me sajtin zyrtar të Champions Leagues, ai ka treguar disa prej fanellave më speciale dhe kujtimet e tij. "Siç e dini, unë jam një adhurues i koleksioni­t të fanellave. E kam bërë këtë gjë që nga koha kur kam nisur të luaj futboll. Më parë kam publikuar në rrjetet sociae fanellat e mia", ishin fjalët e para të sulmuesit argjentina­s, i cili sapo u shërua nga Koronaviru­si. Ai ka zgjedhur 4 fanella të veçanta, të cilat simbolizoj­në ecurinë e tij në Ligën e Kampionëve. Nga Roben te Pogba, duke kaluar te Kasijas dhe Iniestas, secila prej këtyre fanellave ka një motiv pse ndodhet aty.

ROBEN- Bëhet fjalë për ndeshjen e 23 shkurtit në vitin 2016 kur Juventusi luajti me Bajernin dhe ndeshja përfundoi 2-2. "Kjo është një fanellë speciale për mua sepse në këtë ndeshje kam shënuar golin tim të parë në Champions, për më tepër kundër një portieri si Nojer. Robenin e kam adhuruar si lojtar, për mënyrën si lëvizte në fushë dhe për ato që bënte me topin në këmbë. Vetëm pak lojtarë e bëjnë këtë gjë. Ishte një ndeshje e paharruesh­me për mua në Champions edhe pse barazuan 22. Trajjneri i Bajernit ishte Guardiola dhe ishte shumë e

vështirë. Roben shënoi pikërisht me mënyrën e tij në këtë ndeshje sepse e bënte lëzivjen shumë shpejt dhe nuk ndalej", tregon Dibala.

IKER KASIJAS- Bëhet fjalë për fanellën e kampionit spanjoll, i cili në marsin e vitit 2017 u përball me Juventusin dhe mbronte portën e Portos. "Kasijas ishte një portier i jashtëzako­nshëm dhe një ikonë e futbollit spanjoll, ashtu si Bufon në Itali. I shënova gol me penallti dhe u kualifikua­m për në raundin e ardhshëm. Në fund të ndeshjes folëm me njëri-tjetrin dhe shkëmbyem fanellat. Ashtu si në rastin e mëparshëm, edhe kjo fanellë është shumë speciale për atë që Iker simbolizon", vazhdon kampioni katalanas.

INIESTA- Pak më vonë, sulmuesi juventin tregon edhe fanellën e Andres Iniestës pas fitores 3-0 të arritur në Torino. "Është e pamundur që ta harroj atë ndeshje. Nuk ndodh shpesh që të mundësh 3-0 Barcelonën dhe të shënosh. Është një nga ndeshjet që do ta kujtoj gjithmonë. Ka ndodhur 3 vite më parë. Këtë fanellë e ruaj me admirim sepse mendova se nuk do të ishte e lehtë ta merrja pas atij rezultati. Iniesta pati mundësi që të shënonte, por Bufon e

ndali me një pritje të shkëlqyer. Kjo fitore na ndihmoi për t'u kualifikua­r në gjysmëfina­let e Champions-it. Barcelona sapo kishte fituar 6-1 me PSGnë dhe ne kishim frikë, por shkoi mirë. Kjo është një nga fanellat më të rëndësishm­e që kam", thotë argjentina­si.

POGBA- Ëmbëlsira për në fund. Fanella e mikut të tij Pol Pogba, të cilën e mori në 23 tetorin e vitit 2018 pas fitores 1-0 në fazën e grupeve. "Kjo është fanella e mikut tim Pol, të cilin e vlerësoj shumë si person, por edhe si lojtar. Kam patur mundësinë që të fitojmë shumë sfida së bashku dhe shpresoj që ta përsërisim këtë gjë në të ardhmen. Sa i përket ndeshjes, luanim në një stadium të rëndësishë­m dhe atmosfera ishte e jashtëzako­nshme. Kundërshta­ri ishte Zhoze Murinjo, i cili është një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll. Shkëmbimi i fanellës me Pogbanë ishte një moment i bukur", përfundoi Dibala.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania