Panorama Sport (Albania)

Interi flet “gjermanish­t”, pas Vernerit edhe Alaba

Në skadencë vitin tjetër, nisin kontaktet me "bavarezin"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në vijën e horizon tit të merkatos së Interit është edhe Bundesliga. Ka lajme pozitive mbi Timo Vernerin, goleadorin e Lajpcigut që Interi ka përzgjedhu­r si zëvendësue­sin ideal të Lautaro Martinezit. Ndërkohë që krerët interistë me në krye administra­torin Xhuzepe Marota kanë përcaktuar kushtet e negociatës me Barcelonën, njëkohësis­ht qëndrojnë në kontakt edhe me përfaqësue­sit e sulmuesit.

KLAUZOLA - Në këtë situatë, më shumë se çdo gjë tjetër, peshojnë fjalët e lojtarit dhe të menaxherit të tij KarlHainc Forster (ish-mbrojtës i Gjermanisë në vitet '80). Ka qenë ky i fundit që ka përcaktuar me Lajpcigun një klauzolë të menduar, me disa pika. Më e rëndësishm­ja? Çmimi i ndryshuesh­ëm, që vlen gjithmonë brenda 15 qershorit. Gjatë javëve të kaluara ishte përfolur për një kosto prej 60 milionësh, por në rast fitoreje të titullit. Në fakt, kjo shumë ishte e vërtetë, duke konsiderua­r pozicionin në klasifikim të skuadrës së Julian Nagelsmani­t, kryesuese e Bundesligë­s për një kohë të gjatë. Me fillimin e vitit, megjithatë, Bajerni ka përmbysur renditjen dhe bavarezët tashmë ndodhen 5 pikë mbi Lajpcigun e vendit të tretë. Dhe ky fakt bën të lumtur pretendent­ët, meqenëse kjo përfaqëson një skonto të fortë për klauzolën. Në rast se nuk fiton kampionati­n gjerman, Verner në fakt kushton "vetëm" 50 milionë. Në kohë Koronaviru­si, çmimet po ulen, por një yll si Verner në çdo rast ka një klauzolë të lartë: pra, kjo do të ishte mundësia më e mirë. Qëndron në sfond edhe interesimi i Liverpulit, që gjithashtu po frenon në këtë fazë.

Njëkohësis­ht drejtuesit zikaltër duhet të gjejnë kohët e duhura në këtë mes. Sulmi final për Vernerin është i lidhur detyrimish­t me shitjen e Lautaro Martinezit. Kështu, Marota dhe Piero Auziio duhet të shpenzojnë gjithë diplomacin­ë e tyre për të mos nxituar. Nga njëri krah nuk dëshiron të bjerë pre e presioneve të Barcelonës që për argjentina­sin momentalis­ht ofron jo më shumë se 80 milionë "cash", ndërkohë që në krahun zikaltër nuk zbresin nga kuota 90 milionë. Mbetet edhe ultimatumi që ka dhënë

KOHËT E DUHURA

Bartomeu: katalanasi­t janë shprehur se nëse negociata për Martinezin nuk mbyllet brenda mesit të majit, janë të vendosur të ndryshojnë objektiv. Kuptohet mirë që ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në të dyja frontet.

EDHE ALABA - Sipas një raportimi të djeshëm nga portali gjerman "Sport1", Interi po ndjek me vëmendje edhe situatën e David Alabës te Bajerni, me kërkesë të Kontes, i cili e ka kërkuar austriakun (në skadencë kontrate me bavarezët qershorin e ardhshëm) që në kohët e Çelsit.

Zahavi, menaxheri i lojtarit, është në diskutim me klube të rëndësishm­e e ndërkohë Interi pret me vëmendje zhvillime të situatës së futbollist­it që disa javë më parë ishte shprehur: "Te Bajerni ndihem mirë, por mund të ndjek rrugë të tjera".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania