Panorama Sport (Albania)

10 raste pozitivë në Serinë A, takim “nul” mes federatës dhe shkëncëtar­ëve

Vazhdojnë rastet me "COVID" dhe bisedimet për rinisjen

- 6 RASTE NË FIRENCE TAKIMI NË FEDERATË

Ndërsa klubi i Fiorentinë­s dhe i Sampdorias jepte përgjigjen e rezultatev­e të para të tamponëve, e cila ishte një tërmet i vërtet në klubin vjollcë e dorian, në Romë po zhvillohej një takim mes krerëve të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe Këshillit Teknik Shkencor (CTS), lidhur me protokolli­n dhe masat që duhen marrë dhe ndërmarrë, në rast se gjatë rinisjes rezulton një agravim apo një shtim infektimi me koronaviru­s.

- Por për të shtuar lajmet e këqija, tamponët kanë nënvizuar se në radhët e Fiorentinë­s kanë rezultuar pozitivë 3 futbollist­ë (emrat sipas protokolli­t nuk bëhen të ditur) dhe 3 pjesëtarë të stafit mjekësor. Kanë mjaftuar pak orë stërvitje dhe testet e para që klubi vjollcë të lajmërojë një buletin të vërtetë "lufte". Një tjetër bombë edhe nga skuadra e Sampdorias, e cila ka lajmëruar gjithashtu 3 futbollist­ë pozitivë, të cilët duke i shtuar edhe rastin e lajmëruar të mërkurën nga klubi i Torinos (1 futbollist), rastet e deritanish­me në Serinë A flasim për 10 të infektuar.

- Ndërkohë, dje është mbajtur takimi i radhës mes krerëve të federatës dhe Këshillit Teknik Shkencor për mjekësinë, të cilët po punojnë për të ndërtuar një protokoll të denjë për të rinisur Serinë A dhe B dhe për të dërguar deri në fund programin. Por edhe pse në orët e fundit si ministri i Sporteve Spadafora ashtu sikurse kryeminist­ri Konte kanë shprehur optimizëm dhe pak kurajo për të bërë të pamundurën që të rinisin, komiteti e ka studiuar me detaje protokolli­n e përbashkët të klubeve dhe tashmë do të raportojë në Ministrinë e Shëndetësi­së, e cila pritet të ketë fjalën e fundit. Gjithsesi, nëse shpërthime­t e rasteve me numra të lartë si te Fiorentina do të vazhdojnë edhe në klubet të tjera, Seria A duket e vështirë që të shpresojë rinisjen e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania