Panorama Sport (Albania)

Donarumën e “lënë” pas kangjellav­e, Milani rinis stërvitjet

Xhixho, ironi pas defektit: S'duan të më lënë të futem

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Dita e djeshme shënoi "Fazën 2" për rinisjen e përgatitje­ve për lojtarët dhe hapjen e kangjellav­e të qendrës stërvitore për Milanin. Stefano Pioli dhe disa nga asistentët e tij u paraqitën në orën 8:30, teksa në ora 10:30 ishte Xhanluixhi Donaruma i pari lojtar që kapërceu pragun e "Milanello"-s. Portieri pati disa vështirësi, në fakt, pasi porta kryesore nuk po hapej dhe duke bërë humor me reporterët e pranishëm, tha: "Me sa duket nuk duan të më lënë të futem". Përveç 21-vjeçarit, në grupin e parë që u stërvitën ishin edhe Antonio Donaruma, Bilia, Leo Duarte, Teo Hernandez dhe Bonaventur­a. Ky grup u nda në tri fusha dhe stërvitjet individual­e u kryen nën vëzhgimin e trajnerit Pioli dhe disa prej asistentëv­e të tij. Xhiro nga fusha në fushë për doktorin e klubit, Mazoni, që monitoront­e ecurinë e përgatitje­ve.

NË GRUPE - Në planin e Milanit ishin tri seanca stërvitore me nga 6 lojtarë secila. Grupet në fjalë u shkëmbyen çdo tri orë në "Milanello", teksa gjithçka u zhvillua në respekt të normave të protokolli­t mjekësor të miratuar nga qeveria e Italisë. Çalhanoglu, Kjaer, Begoviç, Kastijejo, Konti e Leao ishin në grupin e dytë ndërsa pasdite ishte radha e kapiten Romanjolit, Muzakios, Benaserit, Laksaltit, Kalabrias. Mungesa e vetme ishin ato të Kesit dhe Ibrahimovi­çit të cilët nuk janë kthyer ende në Itali. Suedezi pritet të dielën mbrëma, ndërsa afrikani nuk ka gjetur ende një fluturim drejt Milanos.

MUNGESA PA ARSYE Nga krerët kuqezinj në "Milanello" u paraqit vetëm drejtori sportiv Frederik Masara. As administra­tori Gazidhis e as Paolo Maldini nuk u dukën në qendrën stërvitore, por prania e tyre nuk pritet as sot. Sa i përket Masarës, ai ka asistuar nga larg në stërvitjen e grupit të parë, teksa mësohet se është larguar në orarin e drekës pa takuar asnjë nga lojtarët apo edhe vetë trajnerin Pioli, i cili i dha fund ditës së parë stërvitore në orën 19:00.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania