Panorama Sport (Albania)

Një “bomber” për Flikun, Klose firmos zyrtarisht

Miroslav: Kam shumë eksperienc­ë për t'i sjellë skuadrës

-

Golashënue­si më i mirë në historinë e Botërorëve, Miroslav Klose, do të jetë zyrtarisht zëvendëstr­ajner i gjigantëve të Bajernit të Mynihut. Ish-sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, por dhe i bavarezëve, prej disa vitesh ka patur rolin e trajnerit të skuadrave U-17 të Bajernit, por nga dje, Klose firmosi edhe kontratën e tij që do ta mbajë lidhur me kampionët deri në qershor të vitit 2021 me të drejtën e rinovimit. "Për mua është një hap i rëndësishë­m në karrierën time si trajner. Shpresoj që të jap kontributi­n tim në këtë klub falë eksperienc­ës që kam akumuluar si futbollist, por edhe si trajner i moshave. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit që më besuan një detyrë të tillë", tha 44vjeçari për faqen zyrtare të Bajernit të Mynihut. Kujtojmë se Hansi Flik dhe Miroslav Klose njihen që nga koha me Kombëtaren e Gjermanisë, Flik si ndihmëstra­jner i "bosit" Joakim Lëv, ndërsa Klose si sulmuesi kryesor i "Pancerave". Eksperienc­a e të dyve ishte shumë frytdhënës­e, pasi që të dy festuan me meritë Kupën e Botës në Brazil në vitin 2014, prandaj pas nënshkrimi­t të djeshëm nuk kishte se si të mungonin disa fjalë edhe nga

Hansi Flik. "Miroslav është një profesioni­st i vërtetë dhe me eksperienc­ën e tij mund të na ndihmojë shumë në të ardhmen. Ai e njeh mirë këtë klub, është pjesë e familjes së Bajernit dhe do vazhdojë të jetë shumë gjatë me ne", u shpreh trajneri i parë i kampionëve të Gjermanisë, duke konfirmuar

fjalët e thëna edhe disa javë më parë. Madje, fakti që Klose të ishte në stafin teknik të Bajernit ka qenë pikërisht dëshira e Flikut, që gjithashtu rinovoi deri në vitin 2023. Këtë e pohoi vetë shefi i klubit, Karl-Hainc Rumenige në një intervistë për "Kicker". Miroslav Klose vjen me një bagazh të madh, sidomos

në ndihmë të sulmuesve të skuadrës, duke menduar se vetëm në kombëtare numëron 71 gola në 137 ndeshje, duke hyrë në histori si një nga bomberat më produktivë për "Pancerat". Nga ana tjetër, Bajerni i Mynihut konfirmon edhe njëherë se jo vetëm që vazhdon t'i besojë eksperienc­ës dhe ikonave

të skuadrës për të ardhmen, por mbi të gjitha konfirmon se edhe në një situatë pandemie, puna e drejtuesve të tyre nuk ka reshtur, përkundraz­i, e kanë shfrytëzua­r për të mbyllur disa çështje të rëndësishm­e siç janë rinovimet e kontratave me stafin teknik dhe me lojtarë të ndryshëm.

 ??  ?? Miroslav Klose, duke firmosur dje kontratën e tij si zëvendëstr­ajner i Bajernit
Miroslav Klose, duke firmosur dje kontratën e tij si zëvendëstr­ajner i Bajernit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania