Panorama Sport (Albania)

Gjashtë ekipe rebele kundër rinisjes, ‘big’-ët i kërcënojnë

Klubet e mëdha: Nëse votoni kundër, do t'ju rrëzojmë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Noruiçi, Aston Vila edhe Bornmëthi. Nëse sezoni 2019'20 i Premier Ligës nuk do të rinisë kurrë, atëherë tri skuadrat e fundit të klasifikim­it janë edhe ato që normalisht do të duhet të bien nëChampion­ship. Sipas "DailyMail", tri klubet e fundit tëklasifik­imit po mendojnë që të bashkohen kundër rinisjes së kampionati­t, duke shpresuar kështu te mbijetesa automatike. Por Brajtoni, UestHemi dhe Uotfordi udhëheqin ekipet rebele, duke qenë se ato renditen mbi zonën e rënies dhe rinisja e sezonit i rrezikon. Klubet e mëdha bëjnë presion për të rinisur, duke i kërcënuar ato se nëse do të bëjnë një pakt, do të votojnë për rrëzimin e tyre. Në fakt, administra­tori i Aston Vilës, KristianPë­rslou, e ka bërë të qartë se klubi i "Villains" është kundër rinisjes: "Duhet të shoh interesin e klubit tim, qëështë veçanërish­t i fortëkur luan në shtëpi. Nëse ndeshjet e mbetura do të luheshin në fushë neutrale, për ne do të ishte njëdisavan­tazh". Të hënën është parashikua­r një tjetër takim, por pa një votë përfundimt­are në horizont. Sepse, për të kaluar një mocion në Premier Ligë duhen 14 vota në favor dhe ja përse skuadrat e mëdha po këmbënguli­n për të marrëOK-in e Noruiçit, Aston Vilës dhe Bornmëthit, duke u bërë të kuptojnë se shansi më i mirë për të mbijetuar në Premier Ligëështë të rinisë kampionati në fillim të muajit qershor. Të hënën nuk ka asnjë plan për votë zyrtare, por klubeve do t'u kërkohet që të miratojnë disa pika tëprojekti­t "Rinisje". Nëse ato do dështojnë që të arrijnë një

marrëveshj­e, atëherë votimi do të planifikoh­et për një datë tëmëvonshm­e. Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, sot opinionist i "SkySports", GeriNevil, ka thënë se bisedimet mes klubeve po bëhen të pista, ndërsa klubet e vogla do t'i detyrojnë të luajnë. "Nuk ka

dyshime që Premier Liga është e ndarë. Mesazhi që prej ditës së parë të kësaj pandemie ka qenë se duhet të jemi të bashkuar. Interesi individual po bën që të luhet një lojë e pistë. Klubet e vendeve të fundit do të detyrohen të luajnë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania