Panorama Sport (Albania)

1 vit nga eliminimi i turpshëm, Barça nuk di të ringrihet

Polemika, shkarkime dhe eliminime, priten investime

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në 7 majin e vitit 2019, Barcelona përjetoi një nga mbrëmjet më të tmerrshme dhe të trishtuara të historisë së saj. Ekipi u eliminua në gjysmëfina­let e Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit në "Anfield" pasi ndeshjen e parë kishte fituar 3-0. Ishte një humbje e turpshme dhe e dhimbshme, sepse ky eliminim erdhi një vit pas njollës së zezë në Romë. Barcelona mendonte se kishte mësuar dhe kishte marrë leksione nga ajo ndeshje, por në të vërtetë demonstroi se "plaga" që i shkaktoi Manolas me shokë ishte më e thellë sesa mendohej. "Dikush duhet të marrë përgjegjës­itë e tij dhe të kuptojmë shkaktarët e kësaj humbjeje", tha portieri Ter Shtegen, që ashtu si shokët e tij nuk e kuptoi se çfarë i ndodhi skuadrës në atë mbrëmje. Ajo goditje dënimi që dukej si një lojë fëmijësh ishte një gabim qesharak i skuadrës së Barcelonës, një humbje përqendrim­i totale. "Kjo ndeshje do të jetë një makth që do të na përndjekë gjithë kohën", ka thënë Pike. Shumë lojtarë e vuajtën atë humbje dhe një prej tyre është Luis Suarez, i cili thotë se e kishte të vështirë të dilte nga shtëpia. "Ishin ditë dhe javë të tmerrshme. Ne që çonim fëmijët në shkollë, në futboll dhe në aktivitete të ndryshme e vuajtëm shumë. Unë nuk doja të dilja nga shtëpia pas asaj humbjeje. Ishte e vështirë dhe e kalova shumë keq, ashtu si shokët e skuadrës", tregoi Suarez.

EFEKTET - Ajo mbrëmje pati efekte shkatërrue­se në të ardhmen e Barcelonës dhe klubi u përfshi në një krizë të thellë në të gjitha nivelet. Ishte fillimi i një viti të tmerrshëm dhe askush nuk e di si do të dalë Barcelona nga kjo krizë. Në nivelin sportiv, ajo humbje shkarkoi trajnerin Valverde, edhe pse nuk erdhi në mënyrë të menjëhersh­me. Shumë mendonin se Bartomeu duhet ta largonte trajnerin në fundin e sezonit duke qenë se humbi edhe finalen e Kupës kundër Valencias, por presidenti, i ndikuar edhe nga peshat e rënda të klubit, i dha besim. Por Valverde nuk ia doli që ta shndërront­e besimin e skuadrës në diçka pozitive. Barcelona kishte 15 vite që nuk shkarkonte një trajner. Ndodhi pak muaj më vonë kur katalanasi­t u eliminuan në gjysmëfina­let e Superkupës së Spanjës. Ai u largua, por jo problemet. Drejtori Abidal akuzoi lojtarët dhe tha se ata duhet të merrnin

përgjegjës­i sepse nuk e pëlqenin trajnerin, diçka që u kundërshtu­a në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdr­ejtë nga Lionel Mesi. Pati debat të gjerë për njerëzit përgjegjës që bënin merkaton, por edhe në zgjedhjen e trajnerit të ri. Barcelona

u refuzua nga Ksavi dhe nga Kuman.

KRIZA E KUPOLËS - Pak kohë më vonë u publikua një lajm se presidenti Bartomeu paguante 1 milion euro për disa profile në rrjetet sociale për të sulmuar kundërshta­rët,

ish-trajnerët, ish-lojtarët, por edhe ndonjëherë lojtarët e Barcelonës kur kishin rezultate negative. Presidenti Bartomeu pati një takim me klubin për t'i qetësuar lojtarët. Por disa nga drejtuesit kërkuan që Bartomeu të jepte dorëheqjen dhe në fakt kjo çoi në dorëheqjen e 6 drejtorëve të tjerë, mes tyre edhe Emili Rusand, ish-zëvendëspr­esidenti i klubit.

KRIZA EKONOMIKE Kriza sportive dhe institucio­nale u shoqërua patjetër nga

një krizë ekonomike. Pandemia "COVID-19" ka prishur planet dhe llogaritë e Barcelonës. Dëmet e shkaktuara deri tani llogariten afro 140 milionë euro dhe klubi u kërkoi lojtarëve që të ulnin rrogën. Diçka që provokoi një tjetër krizë në dhomat e zhveshjes. Edhe pse kjo ulje ndodhi, kriza nuk kaloi. Është e vërtetë që kjo krizë ka goditur klubet, por ata më të fortët duhet ta përballoni­n. Nuk duket rasti i Barcelonës. Që nga eliminimi i turpshëm kundër Liverpulit, me përjashtim të La Ligës së fituar, thuajse të gjitha lajmet e tjera në klub kanë qenë negative.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania